Kulturë
Vullnet Mato: Ne ilirianë kastriotistë
E enjte, 31.10.2013, 08:42 PM
Vullnet Mato
NE
ILIRIANËT KASTRIOTISTË
Fryjnë erëra
të forta, që të çgjyroset natyra,
me stinë të
përziera në Adriatik e në Ballkan.
Por ato s’kanë
aq fuqi sa të ndryshojnë fytyra,
të trashëguara
nga geni i lashtë indoeuropian.
Ne jemi
bij të nënës arbërore, prej fiseve ilire
dhe nga nënat
serbe, greke, turke nuk kemi lerë.
Kemi vetëm
fqinj të ngulur pas nesh në këto brigje.
dhe
perqark gadishullit, s’kemi vëllezër të tjerë.
Ne jemi
ende gjallë dhe një komb në mëvetësi,
se na ka
mbajtur në këmbë shpata e Kastriotit
dhe na ka
prirë kurdoherë bajraku ynë kuq e zi,
në çdo
majëmali të truallit të dhuruar prej zotit.
nuk di
pse vringëlloi shpatën e madhe Skënderbeu,
pse
Ismail Qemali shpalosi flamurin në ballkon
nuk di
pse Noli predikoi lirinë anembanë dheut…
Ose kërkon
qëllimisht të na bëjë popull laraman,
të quhemi
turma të hedhura nga erëra rastësore,
të humbasim
identitetit tonë të lashtë në këto anë,
ku pikon
gjak çdo pëllëmbë e tokës sonë arbërore.
Pra,
duhet te dijë kushdo që kërkon gjakra të ndezi,
duke na
ndërruar prejardhjen në emër të miqësisë,
se kemi
qenë, jemi dhe do mbetemi brez pas brezi,
vetëm një komb, një ngjyrë e ilirianëve kastriotistë!...