Kulturë
Ilir Muharremi: Nuk ka dashuri
E enjte, 31.10.2013, 08:19 PM
Ilir
Muharremi
Nuk ka
dashuri
Ta shohë a
mund të sfidohem me të
Është më e
bukur se unë, jo
Në fakt më
duket
Kam
dhembje, koka kërcet
Sytë nuk
mund të ngulitin imazhin e saj
Ajo më sfidon.
Atëherë çfarë
kërkoj të ngjitem
Dergjem
pas asaj, asaj kokë gjatës,
Asaj, që ngre
pyetjen
Nuk e dua
për trup biologji
Platonike
për mua
Biologjia
përdorë dashurinë
Shfrytëzon
në ekstrem.
Nuk jam
sonte poet, nuk mund të thur vargun
Lirohem
nga rregulli
Frymëmarrjen
ma merr
Bëhemi
tok
Ajo mbanë
vetën kursen fjalën, shpirtin
Unë poashtu
përpiqem të bëhem si ajo kursimtar
Jo,
momenti vendos dhe jeta
Kështu
duhet vazhduar mbi atë që është
Fiton ajo
i nënshtrohem
Logjika
tradhton ndjenja buçet mbi mua
Mbi atë që
lëshohet lehtë, që dhuron çdo ndjenjë
Oh sa jam
fëmijë i tregoj për ndjenjën
Ajo gëlltit
dhe nuk pranon
Mbanë në grusht
mendimin tim
Napoleon është
më bënë satirë servil të Dionisit
Përpiqem
të jem Thespis, nuk mundem, nuk mundem
Platonike
është nuk më duhet biologjia e saj as
filozofia
E
thjeshta nga buzët e saj të trashë
Imagjinon
nuk i prek
Gjuha ime
mbetet aty ku është
Kërkon
ngrohtësinë biologjinë
Pa prekje
pa dashuri fiksim iluzion
Ekziston,
Ledhatimet
acarojnë djersitin ndjenjën e lodhin
Ajo prapë
Platonike Afroditë...
Nuk ka
prekje pa Platonin
Nuk ka
ledhatime të gjoksit pa ndjerë në fillim
Nuk e dua.
Unë dorëzohem
pas kënaqësisë
Përpiqem
ta frenoj koti
Ajo
poashtu mbron egon moralin
Të dytë jemi
instinkt i lashtësisë
E vërteta
Platonike ekziston
Vetëm kështu
ajo mbron vetën
Nuk e
beson kërkon më tej
Unë përshatës,
por jo
Ndjenja
vendos epshi shkrin
Bëhemi të
dytë epsh
E shkurtër
për tu kujtuar
Prekja
bind ndjenjat
Lejom vetëm një herë se më nuk do të ketë dy herë