E hene, 29.04.2024, 04:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Këngë për Lulzim Saliqunin

E diele, 03.11.2013, 10:16 AM


AGIM GASHI

 

KANGË PËR LULZIM SALIQUNIN (1974-2013)

 

Ka dal qyqja n´rrem të plepit

Bashkë me nanat po vajtojnë,

Për djem e vashat n´kurbet që vdesin

Lotë si lumi po lëshojnë.

 

Vajtojnë fatin e rinisë

Ushtojnë fushat edhe malet,

N´dhena t´hueja hajmedet

Të shqiptrëve po shtohen varret.

 

E sot qyqja spo e ndal gjamen

As se ndalin motra e vllazni,

E qajnë djaloshin e mërgatës

Ndali vdekja gzimin e tij.

 

Atje n´Zvicër në tokë të vjeter

Koka ndal nji zemermadhe,

Ju fal qiellit shpirti i Tij,

Ju fal fushave e ju fal maleve.

 

Ishte djal e shkue djalit

Që në familje lumturi pruni,

Ishte ilaq për zemra t´shqipës

Djal bujar Lulzim Saliquni.

 

Por një smundje e randë sa jeta

E goditi në kokë e tru,

Për me e nda nga ma të dashurit

Prej kësaj bote me e largu.

 

E dergun nëpër spitale

Por sherim su gjet kerkund,

Dhe një ditë në fillim të gushtit

Jeta e tij mori fund.

 

Atë 5 gusht se kemi pritë

Që Lulëzimi sdo t´jetë ma,

Shpirti i tij do t´flutron qiellit

E ne kurr skemi me e pa.

 

Vdiq e shkoi, la shumë kujtime,

Loti grues kurr sju tha,

Ato foto që i la n´këtë botë

Krejt me lotë po la i ka.

 

Ndersa miku yt i shtrenjtë

Gustin Prekaj lulja e djalit,

Asnji ditë spo e ban të qetë

Tue t´kujtue po qan prej mallit.

 

Fëmijët tu vizitojnë kishën

Aty ti ku ti je pagëzu,

Lusin Zotin e lusin Krishtin

N´amshim i qetë me pushu.

 

Baba yt i duron dhimbjet

Tue ndal vajin e tue ndal lotin,

Por me vete flet i shkreti

“Ah bre bir ma ndrrove motin”!

 

Nanë e ngrata shiqon rrugët

Nuk beson që ma nuk je,

Mos po t´shef në fund të rrugës

Kur do t´vish përsri n´atdhe.

 

Grue Marija të thrret me za

N´mujt shtator që vijnë e shkojnë,

Zgjohu ti o Luli i dashtun

Ditëlindjen sëbashku ta festojmë.

 

Po të thrrasin tri vajzat tua

Që ike ti e i le jetime,

“Qohu babi”, secila thrret,

“Eja bile për dasmen time”!

 

Ti nga qielli lart shiqon

Bashkë me t´madhen Nanën Tereze,

Për atdhe e për familje

Do t´lëshoni gjithmonë rreze.

 

Fryjnë puhizat e Dardanisë

Vorrin tënd me ta freskue,

Sa të jetë bota me njerz

Lulzim Saliquni ska me u harrue.

 

10.10.2013

Düren A.G.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora