| E diele, 03.11.2013, 10:16 AM |
AGIM
GASHI
KANGË PËR
LULZIM SALIQUNIN (1974-2013)
Ka dal
qyqja n´rrem të plepit
Bashkë me
nanat po vajtojnë,
Për djem
e vashat n´kurbet që vdesin
Lotë si
lumi po lëshojnë.
Vajtojnë fatin
e rinisë
Ushtojnë fushat
edhe malet,
N´dhena t´hueja
hajmedet
Të shqiptrëve
po shtohen varret.
E sot
qyqja spo e ndal gjamen
As se
ndalin motra e vllazni,
E qajnë djaloshin
e mërgatës
Ndali
vdekja gzimin e tij.
Atje n´Zvicër
në tokë të vjeter
Koka ndal
nji zemermadhe,
Ju fal
qiellit shpirti i Tij,
Ju fal
fushave e ju fal maleve.
Ishte
djal e shkue djalit
Që në familje
lumturi pruni,
Ishte
ilaq për zemra t´shqipës
Djal
bujar Lulzim Saliquni.
Por një smundje
e randë sa jeta
E goditi
në kokë e tru,
Për me e
nda nga ma të dashurit
Prej kësaj
bote me e largu.
E dergun
nëpër spitale
Por
sherim su gjet kerkund,
Dhe një ditë
në fillim të gushtit
Jeta e
tij mori fund.
Atë 5
gusht se kemi pritë
Që Lulëzimi
sdo t´jetë ma,
Shpirti i
tij do t´flutron qiellit
E ne kurr
skemi me e pa.
Vdiq e
shkoi, la shumë kujtime,
Loti
grues kurr sju tha,
Ato foto
që i la n´këtë botë
Krejt me
lotë po la i ka.
Ndersa
miku yt i shtrenjtë
Gustin
Prekaj lulja e djalit,
Asnji ditë
spo e ban të qetë
Tue t´kujtue
po qan prej mallit.
Fëmijët
tu vizitojnë kishën
Aty ti ku
ti je pagëzu,
Lusin
Zotin e lusin Krishtin
N´amshim
i qetë me pushu.
Baba yt i
duron dhimbjet
Tue ndal
vajin e tue ndal lotin,
Por me
vete flet i shkreti
“Ah bre
bir ma ndrrove motin”!
Nanë e
ngrata shiqon rrugët
Nuk beson
që ma nuk je,
Mos po t´shef
në fund të rrugës
Kur do t´vish
përsri n´atdhe.
Grue
Marija të thrret me za
N´mujt
shtator që vijnë e shkojnë,
Zgjohu ti
o Luli i dashtun
Ditëlindjen
sëbashku ta festojmë.
Që ike ti
e i le jetime,
“Qohu
babi”, secila thrret,
“Eja bile
për dasmen time”!
Ti nga
qielli lart shiqon
Bashkë me
t´madhen Nanën Tereze,
Për atdhe
e për familje
Do t´lëshoni
gjithmonë rreze.
Fryjnë puhizat
e Dardanisë
Vorrin tënd
me ta freskue,
Sa të jetë
bota me njerz
Lulzim
Saliquni ska me u harrue.
10.10.2013
Düren A.G.