Kulturë
Octavian Mihalcea: Ekzistenca e dritës
E diele, 03.11.2013, 02:26 PM
EKZISTENCA E DRITËS DHE KËNGA E DETIT
Nga Octavian Mihalcea
Nganjëherë, shprehja e
disa burimeve shpirtërore tejet komplekse, mund të konsiderohet si një
përmbushje e minimalizmit formal, gjë që përbën një koinçidencë të mirëfilltë
të palës „kundërshtare”. Vëllimi bilingv (rumanisht-shqip) „Kënga e detit”, e
poetit Ioan N. Roshka, privilegjon harmoninë ideatike dhe klasike në kërkim të
ekuilibrit. Mbi këtë sfond, takohemi edhe me disa peisazhe luksuriante, thuase
të shkëputura nga pëlhurat hiperimagjinative të Henri Rousseau ,,Le Douanier”
(sidomos në poezinë Mes meje e teje). Dita e nata metamorfozohen në mënyrë
fluide, në një përpjekje të përgjithshme soteriologjike. Magjia e diversitetit
tenton drejt unifikimit. Shenjat janë një dukuri e pashmangshme enigmash të
destinuara shkëlqimit, në një lojë të misterit me misterin. Ekzistojnë momente
kur dimensioni shpirtëror thellohet, sensibiliteti duke e mbështjellë në mënyrë
estetike lojën sublime (Gjithçka është kaq e bukur).
Bashkëpërkimi
shpirt-spirit invokon hipostaza paradisiake (parajsore). Krejt natyra
„konspiron” për krijimin e konditave optime të zhvillimit të anës sentimentale.
Simbolet janë omniprezente, prezente sidomos në poezinë „Shkurt”, me vargje si:
„Në rafte, mes librash/ më lulëzoi një jargavan/ Një fytyrë engjëlli/ buzëqesh
pas perdesë”. Mrekullia si një përrrallë tejmatanë botës, e shpie autorin drejt
një modus vivendi të çiltërt, me amfora drite shtigjeve ku të mahnisin
lulet e zgjuara (Amfora drite). Shpirti i trazuar është një karakteristikë e
këtyre hulumtimeve esenciale. Asistojmë kështusoj në një o ars amandi të
qartë. Por, normaliteti i kërkimeve permanente, tushat ekspresioniste, kanë
funksionin e tyre katalizator. Reziku i fragmentimit vjen nga momente që
ilustrojnë konditën e „qenjes së hedhur në botë”. Dualiteti paraqitet
herëpashere si një blanë në brendinë e autorit, me vargje ku defilojnë
sintagmat „gjysmë diell” e „gjysmë mjegull”. Shpirti duket si një shkëlqim
brisku, i mihur thellë në vajtimet vetjake.
Nën rezet e diellit që
shpërthejnë drejt ideales, porsi një soleil noir de la mélancholie, Ioan
N. Roshka ndjek shtigjet e dritës dhe të vërtetës. Ai parasheh eklipsën e
diellit, të hënës e të fjalëve. Drita duhet mbrojtur nga reziku i ekspansionit
të elementeve të errëta. Në pikëshikim të ngjitjes, duhet permanentizuar sfondi
autentik si një misionar i botës divine. Hija e zjarrit i vegon poemat e Këngës
së detit. Parfumi i mendimit të Jean Jacques Rousseau, l'homme est bon
par nature, vjen si një puhi nëpër vargjet e zt. Ioan N. Roshka. Opcionet
mirëbërëse i japin vlerë diskursit lirik. Poeti e sheh dritën e butë duke
fluturuar në erë. Drita i fanitet si një përkëdhelje e ëmbël dhe jehonë. Si
puhia e një hijeje që kalon nëpër kohë (Një pikë drite). Në qendrën e tërësisë
vjen feminiteti si një proces që të josh, si një farë axis mundi, një
lidhje ndërmjet tokës e qiellit. Principi akuatik/ujor, qeveris këto dëshmi të
vërteta, ndjenja sublime në bebëzat e strukura në guacat e vetullave, nga të
cilat burojnë valë ku fshihen perlat „që s’i kam parë ndonjëherë”.
Qenja e admiruar
vendoset në zonën e perfeksionimit, e afërt me idealet e mëdha. Shpirti zë
vendin e parë, me të gjitha gurët e tij të çmuar, madje edhe në humnera
sublime. Vargjet e „Këngëve të detit” reliefojnë një klimë onirike të harresave
e kujtesave të përjetshme, rrëshqitjen e matur mbi një spirale shkëlqimtare.
Ato të nxisin të kundrosh revelacionin e hënës e të yjeve, të shikosh madje
edhe vetëveten, e të hulumtosh përherë, madje edhe nëpër ëndrra e në gjumë,
derisa të ritakohesh me vetëveten, duke u zgjuar në mëngjez nga përqafimet e
dritës (Të harrosh). E gjithë kjo shëmbëllen me një pikturë abstrakte, si një
stoli që gjendet diku, tejmatanë materjes.
Ja forma kompakte e
shpirtit ludik! Një çerdhe që s’e gjen në tokë, një vetull e gatshme për
qeshje. Ëndrrat lindin mes akullit e zjarrit, në një hapsirë të plleshme
lirike. Kështusoj, dyshimet ndërhyjnë në mënyrë inerente, mbi sfondin e një
ndjeshmërie poetike të veçantë. Sizifi vegon konditën të komplikuar mondane:
„Hyjneshë/ shpirt prej shkëmbi,/ e ngjitur përsëri mbi një majë/ prej ku,/ edhe
një herë/ rëxohet (Sizifikë). Misteri i pasqyrave vegon ngjitjen e shpirtit
drejt botës së shpresave. Kaltërsia gjithëpërfshirëse sensibilizon deri në
dridhje unin tonë poetik. Kromatikën ekzistenciale e zotërojnë nyanca hyjnore.
Muzika e sferave e mbështjell imagjinatën. Hiri i yjeve i prafullon gjithnjë e
më shumë buzët e etshme për këngë. Poemat e zt. Ioan N. Roshka kanë vokacionin
e harmonisë, pulsin e akordimeve të matura. Poeti i përket një peisazhi të
ekuilibruar parnasian: “Statujë,/ statujë lëvizëse,/ e rrethuar nga acari/ dhe
nga përjetësia./ Vetullën e fundit/ do ta hap drejt teje./ Do të rrokulliset
një lot/ i madh e i rëndë/ porsi një gurë.../ Statujë, statujë.” (Venerim).
Vërejmë me këtë rast omniprezencën e parimit esencial të feminitetit, femra,
porsi te shqiptarët, duke qenë një krijesë magjike për zbukurimin e botës.
Deti mund të pasqyrojë një nënë mbrojtëse. Materniteti fluid është i patopitur, i pashkrirë, regjenerues. Meriton të nënvizohet bashkëpërkimi kuazi-ekstatik i detit me natën: „E kam përjetuar detin dhe në kohë të ndryshme/ veçse verës/ në tërmetin e heshtur të plazhit,/ nuk murmuron më kënga te unë/ zefiri në gjerësi duke u endur,/ por shungullimë reshë që gjëmojnë/ ishte deti i gjerë në furtunë.// Rrimë vetë në bregun e humnerës së shkretë/ dhe te këmbët e mia ushtonin do valë,/ egërsi e detit,/ natërim i shëndritshëm (E përjetova detin). Guacat kanë vlera prej porte-bonheur në ritualin e kurorave të valëve. Konotacione thanatike (mbrojtëse), prezente në disa poema, janë të shoqëruara nga jehona fine. Shpirti posedon konture marine/apo/detare. Fati noton mbi ujërat e një origjinaliteti fluid, si një përqafim që të përlind. Shenjat e përmbushjes meditative, me të cilat ballafaqohemi në një numër të konsideruar poemash të kësaj vepre, lindin një përfytyrim të thellë metaforik. Marshimi i pasforcuar i dritës, kaplon vlerën e një profesioni besnik. Gjithëçka, vetëm e vetëm për të jetuar në gjirin e një pranvere të përjetshme të zemrës.
FISHA BIBLIOGRAFIKE
Ioan N. Ro?ca u lind më 15
korrik 1945, në komunën Pardosh, rrethi Buzëut. Është prof. univ. dr. në
Universitetin Spiru Haret të Bukureshtit.
I. Aktiviteti
filozofik. 13 libra të autorit: Filozofi antike, mesjetare,
rilindëse, 1995, Sinteza dhe analiza filozofike, 1997, Ribotim i
rishikuar dhe kompletuar, 2001, Nga mythos në logos, 1997, Filozofia
moderne (Empirzmi dhe racionalizmi), 1999, Specifiku i fenomenologjisë
franceze: Maurice Merleau-Ponty, 2001, (Punim i nderuar me çmimin “Vasile
Conta” të Akademisë Rumune), Hyrje në aksiologji, 2002, Hyrje në
filozofi, 2002, Filozofia moderne (Iliminizmi francez dhe filozofia
klasike gjermane), 2007, Hyrje në antropologjinë filozofike, 2008, Filozofi.
Tema fundamentale, 2009, Antropologia dhe mass-media, 2011, Komunikimi
me shtypin dhe vlerat sociale, 2012, Antropologjia e komunikimit,
2012.
II. Aktivitete
tjera filozofike dhe kulturore. 10 libra në bashkëpunim. Mbi 150
studime në revista profesionale. Mbi 60 ligjerata shkencore, nga të cilat 18 në
sesionin me karakter internacional. Emisioni javor Ide në bashkëkohësi (33
emisione nga një orë gjatë periudhës 16.02.2002 – 28.09.2002, në TVRM).
III. Aktivite letrare. 3 libra me poezi: Muzika për zogj e kullosë (Târgu Mure?, Casa de editur? Mure?, 1998), Paskajshmëri kaltërsie (Vulcan, Editura Realitatea Româneasc?, 2007), Amfora Drite / Enlightened Amphoras, Bucure?ti, Casa editorial? Floare albastr?, 2010), Poezi dhe ese me subjekte kulturore në revistat: Literatorul (Bucuresht), Cafeneaua literar? (Pitesht), Arge? (Pitesht), Târnava (Tërgu Muresh), Noua Provincia Corvina (Hunedoara), Sud (Bolintin), Lumin? lin?/Gracious Light (New York), Ardealul literar (Deva).