Kulturë
Cikël poetik nga Ukshin Morina
E hene, 04.11.2013, 08:17 PM
Ukshin
Morina
MIKES
SIME
Gjithsa
mundem ndërmend me vete
Për ty
moj mike e zemrës
Bash si
varka në liman
Aty përher
e etshme
Dhe ja me
ty moj ëndrra ime
Në diell
e stuhi
Meteor të
ndritshëm
Mbetëm unë
e ti
Dhe
tajfune nga çdo anë
Botën
drithëron
E pa epur
mbetesh mike
Shtatore
në bronx
Mbi ty
moj mike e dashur
Rigon borë
e shi
Stolisur
nga vesa
E vetmja
bukuri
Natën
ndrit si hënë
Ditën si
stoli
Dhe bora
e kristaltë
Shkrinë nën
çerpik
Dhe sytë e
tu moj mike
Buzëqeshje
e dashuri
Gjitha ti
më je
E imja përjetsi
Këtu sa
njerzit rrojnë
Diamante
ato hire
Ndaj dhe
keq më vjen
Nga
urrejtja e tyre
Ndaj dhe
shpesh pyes vetën
Kush jam
e kush jemi
Ca vargje
mbi të bardhë
Por jo, s’do
jemi nesër
KOHA NË IKJE
Kujtoj
dhe ndiej aromën e kohës së vdekur,
kur
dielli rrëzohej brigjeve pakufi
E kujtoj
e më dhëmb fryma e saj
në lindjen
e çdo mëngjesi kur më shfaqet e mangët
dhe sa
mund therras me zërin e ngjirur
ku je
tash koha ime?
Por jo,
as një zë
a frymë në lëndinat e buta ku era frynë
mbi natën
hijeerret
Kjo është
koha ime dhe jo ajo që duket fushave
në transparencën
e syve
që mbushin
rrugët dhe sheshet
Kujtoj
dhe ndiej që brenda meje zërin
dhe as që
mund ta ndaj nga veshja ime ditore
Është ajo,
KOHA pa të
cilën unë s’rroj dot i vetëm,
ta shoh
dua heshtjen e saj, me duar ta prek qetësinë
që në të butën
liri të shpirtit të jetë me mua
O zot ...
, po unë isha ai vogëlushi i hershëm
që qaja për
lisin që sharrxhinjtë e prenë
dhe doja
ta ruaja për kohën time
Ehh lis i
gjymtuar, që mes degësh shtrihesh i vdekur
bashkë me
mua.
IKE PËR TË
MOS U KTHYER
Ti ike me
brengat e mia
dhe
shkove për të mos u kthyer
duke më lënë
të tuat lot,
që në natë
s’mund t’i ndaloj
Heshtja
vret më keq se i ëmbli zë kur thyhet
që poshtë
në luginë
aty ku
bari rritet përherë i gjelbërt
Unë ika
poashtu me të njëjtën dhembje
i
heshtur, pa fuqi gëzimi ndërsa gjurmët e tua
kishin
humbur në atë pluhur të shuar
I lodhur
prej hijeve të mëngjsit,
që mbi
mua u shtrin mbeta si yll i bekuar,
që në qiell
i humbur pulsoj i vetem
Kishe
frikë në ditët e sosura të shtatorit
të ktheheshe,
se mos mbeteshe në udhë
dhe
ndalove për një çast në heshtje
ndjeve
prekjen e lehtë dhe të butë
Ishin
ato, duar e mia, që mbanin trupin e dorzuar
të skllaves
së dashuruar.
***
Nata u
shtri ndër lëndina
dhe
heshtja përthithi të ëmblat fjalë
Sa
dhembje per shpirtin që vuan,
sa lotë për
sytë që qajnë ...
Ti je
rilindja e çdo mëngjesi,
ku zë e këndon
ëmël bilbili
Ti je perëndimi
i çdo mbrëmje,
ku zë të më
qajë pëvajshëm shpirti ...
***
Tash e përgjithmonshmja
heshtje
pushon në
të fshehtën zemër,
ku ëndrrat
u përfshinë në iluzione dhe humbën,
u tretën
se di për ku,
por di që
edhe as fija me e vogël e shpresës s’regëtinë
në dëshirat
e mia,
kur e përgjithmonshmja
brengë e shpirtit
mi humbi
kënaqësit
për të cilën
rri e vuaj në dhembjet e mia
Shumë kohë
kaluan nga harresa jote
ti e qeta
pëshpërimë,
që në këngën
time nisë funerali mortor në të kthjelltën
qetësi të
lotit ku zëjnë të qajnë retë
Që largë prej
teje duke ëndërruar,
për ty që
si një yllë i shenjtëruar ndritë të shkretat udhë
Vazhdoj nën
dritën e zbehtë të hënës,
ndjek
shtegun nga hija e saj dhe ndalojtë për ty
që ishe më
e bukura fytyr e ëmbël
O natë e
bekuar!
Ç’kujtime
përfshihen në atë pagjumësi,
ç’të ëmbla
fjalë mban e jotja zemër në ditën
kur
vjeshta braktisë gjethet nga shtatorja e gjelbëruar?!
LULJA E
SHPIRTIT
Aty ndër
atë qytet të veshur
me të bukurën
halorë të pishave,
ku dielli
rrezaton gjithë gëzimin tim,
shtrihesh
ti
në të jeshiltën
lëndin të parfurmuar
e pra, ti
që je rilindja e çdo mëngjesi
në blunë time,
ku zë e këndon
i ëmbëli bilbil i fushës
ti që je
aroma dhe i ëmbli fllad i erës,
që frynë e
shtrohesh detrave
ti që je
vikama dhe buçima në gjakun tim,
mbulesa e
çdo nate në dremitjen time
ti që ikën
dhe vjen
në të argjentën
dritë të yjeve,
o e kaltëra
udhë e qiejve,
si një manushaqe
e çelur në gjoksin tim
jehon e ëmbla
melodi e shpirtit
oh të lutem
mos qaj menatave,
mos,
unë s’do
mund të shkitëm
prej tëndës
zemër të dhimbsur.
...
Has, 02.11.2013