E premte, 04.10.2024, 10:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Dasmë zanash me zërin e zemrës

E diele, 03.11.2013, 06:57 PM


Dasmë zanash me zërin e zemrës së Sharrit

Nga Baki Ymeri

Po rikthehemi në pranverë të vitit 2001. Në kohën kur kurreshtarët sorrollateshin rrugëve të qytetit duke u mahnitur nga krisjet e krisura të luftës, të cilën e provokoi byrokracia neokomuniste e një pushteti barbar, një poeteshë merr guximin burrëror dhe depërton atje ku e ka vendin: në zemër të Sharrit, për të raportuar për gazetë shpërthimin e shqiptarizmit në trojet e Iliridës. Ishte gazetarja e parë shqiptare që iu qep kodrinave të diellëzuara të Xhermës, prehërit të magjepsur të Sellcës, gështenjishtes shpeshtake të Shipkovicës, guximit të pamposhtur shqiptar. Artikujt e botuar në shtyp, qëndrojnë si dëshmi multimilenare e gjendshmërisë, mençurisë dhe  atdhedashurisë. Një vit para se të krisë, del në kryeqendrën e Shqipërisë libri i saj i dytë, Dasmë zanash, një përmbledhje simpatike poetike, me 66 vjersha, që nga Dashuria e vjetër, e deri te mahnitja me pjesën më të shtrenjtë, që s’blihet me para.

Duke i parafrazuar ëndërrimet e saj, vërejmë se fjalët shpalosin flamuj gënjeshtrash, apo e thonë të vërtetën e zbërthyer. E mahnit livadhi i blertë, gurgullima e kroit të moçëm që mbledh ngjyrat e luleve të shpresës për të thurrur me to: kurorë dashurie. E preferon më tepër të vërtetën e hidhur se sa gënjeshtrën e ëmbël. Sadija është zana, që kërkon trajtimin e gjërave mbi tavolinë, aty ku të trimëron hija, apo fytyra e ngjyrosur. Autorja vjen në letrat shqipe me një kthjelltësi mendimesh të cilat i rradhit si në një legjendë, me mollat në kopshtin e ndaluar, që nga ato të Adamit e Evës, e deri te ato të Tetovës. E preferon pavdekshmërinë e buzëqeshjes së Monalizës, shushurimën e gjallë, të dallgëve të liqenit, përplasjen e tyre mbi shkëmb, natën e zgjuar në syrin e saj, shtegtimin e modernizmit të përgojuar, dollitë e ngazëllimit, të pendimit të vonuar.

Poetesha hapëron si një zanë, brigjeve të kundrimit, e të frymëzimit. Ecja e saj zgjohet nga melankolia, e trimëron, në kohën kur e përcjell nusen me duvak të bardhë, porsi një zanë Shqipërie. Vdekja e zanave, dhe vallja e tyre. Papritmas, krushqit shndërrohen në lugetër, dhëndërri vrapon katundit, s’i bie nuses në sy, prindërit janë humbuar anësh, s’u besohet kjo marrëzi, kushërinjtë ngrenë dolli, rrafsh e kanë muhabetin, çdo gjë si në ëndërr. Fshehtësia e artit të Sadies, siç duket, nuk është panjohshmëri, por bukuri. Qenja e saj poetike, shndërrohet në një flijim të mundimshëm, porsi te porosia e Boalosë, apo ajo e Azem Shkrelit, të lindësh e të shuhesh për një fjalë, kthjelltësi në fytyrën e personazhit, të tragjedisë klasike. Rrjeshtat e përzjerë, e bëjnë kontinuitive, mjegullirën e brendësisë, si te Mirçea Dinesku: vdekja lexon gazetën, shëndeti me këmbë të shembura, dhe përnjëherë, kërcet optimizmi, në këtë tokë arbërore, ku shtigjet bëhen të shndritshme, si ato të Parajsës.

Ja pra: gurët e kohës ilire, mundimet e motrave tona, zemra e Sharrit me heronj, maja e tij me dëborë, kësula e bardhë, nuset me kurorë. Poetesha e ka përvetësuar psikologjinë e lumturisë, sensin e atdhedashurisë: Flamuri, besnikëria, kënga e shpresa.Të jetosh, don të thotë të fillosh: me mirësi, butësi e urtësi. Dasmë zanash, me fjalët besnike, dhe baladat e dashurisë. Në vend të përfundimit, urime autores, redaktorëve, sponsorëve, recensentëve, botuesit, Fatmir Toçit, për elegancën e librit, konditat teknike evropiane, të librit shqiptar. Zërin e zemrës së Sharrit, zanën e dasmave shqiptare, zonjushen e Gllogjit, doktorante e Universitetit të Tetovës, edukatore e fëmijëve tanë, gazetare me një përvojë të përsosur, poeteshë me një ndjeshmëri të lartë, e presim edhe me vargje të reja në bibliotekën e ndjenjave letrare. Poetesha është qenja më e ndijshme, dhe më e shenjtë e një populli. Fati i saj, është fati i kombit. (alban.voka@gmail.com)



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora