E shtune, 27.04.2024, 05:31 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Monumenti në Mathausen tani pa simbole komuniste

E hene, 23.04.2012, 07:30 PM


Tre diplomat (nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia) në tubim me bashkatdhetarët e Linz-it

Monumenti në Mathausen tani pa simbole komuniste

Nga Ramiz Selimi

U nevojiten mbi 20 vite të kalojnë për të hequr simbolet komuniste në kampin e përqendrimit në Mathausen. Tre diplomat në shërbim të qytetarëve shqiptarë

 

 

 

Monumenti pas heqjes së simboleve

Bashkatdhetarët nga Linz-i në bashkëpunim me tri ambasadat, të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, pas njëzet vjet demokracie hoqën nga monumenti i përkujtimit për viktimat e fashizmit në Mathausen të gjitha simbolet  e shtetit komunist. Punimet u kryen nga kompani shqiptare në Linz të Austrisë së Epërme në mënyrë vullnetare, sidomos meritat i shkojnë kompanisë së Dul Krasniqit nga Medvegja. Me ketë Ambasadat po startojnë me aktivitetet e tyre për 100 vjetorin e Pavarësisë.

Pas rishkrimit të monumentit në Mathausen nga vullnetarët shqiptarë, të tre përfaqësuesit e ambasadave kishin organizuar një mbledhje me bashkatdhetarët e Linz-t dhe rrethinës  në ambientet e shoqatës kulturore-sportive “Kosova” Linz, për të marrë informacione nga dora e parë mbi gjendjen e mërgimtareve dhe nevojat e kooperimit për festat e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Ishte ky një rast që rrallëherë u ofrohet mërgimtarëve për të pasur mundësinë që të gjithë bashkatdhetarët nga të gjitha trevat njëkohësisht të diskutojnë për brengat dhe hallet e tyre.

Nënkryetari i Shoqatës “Kosova” z. Tahir Hyseni i falënderoi bashkatdhetarët për punën e kryer në Mathausen dhe përshëndeti mysafirët e lart duke filluar nga, Z. Mag. Edin Ceka (Zv. Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vjenë), Z. Mag. Isa Kosumi (Zv. Konsull i Republikës së Kosovës) dhe Z. Mag Halim Hida ( Konsull i Republikës së Maqedonisë) që nderuan shoqatën me prezencën e tyre.  Ai ju dëshiroi mirëseardhje mysafirëve dhe prezantoi shoqatën e tyre  duke thënë se:” Shoqata për kulturë dhe sport „Kosova“ në qytetin Linz-it të Austrisë, me forma të shumta të veprimit, po e begaton jetën kulturore të mërgimtarëve në këtë nënqiell dhe është bërë një çerdhe rreth të cilës po tubohen dashamirë të artit e të kulturës, entuziast të palodhur dhe të angazhuar për të organizuar veprimtari nga më të ndryshmet jo vetëm kulturore”.

Zoti Mag. Isa Kosumi në një fjalë rasti tha se ai është i privilegjuar që në emër të ambasadës pikërisht z. Dr. Sabri Kiqmari, ka rastin të ju falënderoj për veprën tuaj të madhe, të mirë dhe fisnike që e keni kryer sot në riparimin e monumentit në formë vullnetare.  Është shumë mirë që tani jemi se bashku të tre diplomatet që përfaqësojnë shqiptaret nga të gjitha trojet. Ashtu si ditëm të luftojmë, tani së bashku po dimë edhe të festojmë, prandaj ju falënderoj shumë për punën dhe organizimin e bërë.

Ndërsa Zoti Edin Ceka Zv. Ambasador i Republikës së Shqipërisë tha se është shumë i lumtur që gjendet sot në mesin tonë, edhe unë tha ai ju falënderoj në emër të Ambasadës së Shqipërisë Dr. Vili Minarolli për punën e mrekullueshme që keni bërë sot. Kjo punë është dashtë të bëhet shumë më herët nga Ambasada e Shqipërisë, por edhe tani nuk është vonë sepse ju e kryet punën me përkushtim dhe plot sukses. Motivi i kësaj pune ,ose  puna e juaj ishte ajo qe zëvendësoj çdo fjalë, pasi që u hoqën të gjitha simbolet komuniste, si ylli i kuq dhe Republika Popullore Socialiste  e Shqipërisë, ato u zëvendësuan me simbole demokratike. Ju lutem që punën e nisur së bashku ta vazhdojmë edhe në të ardhmen duke filluar me 9 maj të jeni sa më shumë prezent në Mathausen, e deri të përgatitjet për 100 vjetorin e pavarësisë. Më bëhet qefi shumë që unë jam prezent këtu në mesin e bashkatdhetarëve, jam i hapur për pyetje sugjerime apo propozime tuaja.

Kurse Z. Mag. Hilmi Hida, Konsull i R. Maqedonisë, i lavdëroi mërgatën për kontributin e pa lodhëm në ndihma të llojllojshme si në vendlindje ashtu edhe këtu. Edhe kjo vepër e juaja sot është vazhdim i kontributit tuaj të vazhdueshëm, prandaj edhe nga unë pranoni falënderimet e sinqerta. Ju lumtë për punën dhe aktivitetet tuaja.

Disa nga bashkatdhetarët kërkuan sidomos nga Ambasada e Shqipërisë prezencë në manifestime dhe veprimtari të mërgimtarëve në Austri të Epërme, duke treguar se shqiptaret janë një komb dhe të bashkuar. Kritikat u pranuan nga Zv. Ambasadori Ceka, që premtoi se herëve tjera do të marr pjesë në organizimet tona dhe se ambasada do të jetë në shërbim tonin me ide apo forma tjera të mundshme.

U tha gjithashtu se gjatë  muajve të ardhshëm do të shpaloset një mozaik i gjerë kulturor me ekspozita pikture dhe fotografike, ekspozitë me dokumente të rëndësishme që kanë shënuar lindjen e shtetit shqiptar, konferenca, projektime filmash, përmes të cilave do të prezantojmë vendin në shumë qytete të Austrisë. Të ftuar në këto aktivitete do të jenë përfaqësues institucionesh, intelektualë, shkrimtarë, regjisorë, muzikantë, piktorë dhe fotografë, studentë shqiptarë, dhe austriak. Synohet që këto aktivitete të prezantojnë momentet më të rëndësishme për shtetin shqiptar, si dhe aspekte të jetës e veprimtarisë së shqiptarëve në Austri.

Kjo mbrëmje shënoi dhe hapjen e aktiviteteve, për festimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Shoqata Kulturore-Sportive “Kosova” nga Linz-i, shtroi një dark solemne për mysafiret e ftuar.

 

Z. Mag. Isa Kosumi( Kosovë), Z. Mag. Edin Ceka ( Shqipëri), Z. Mag.(Hilmi Hida (Maqedoni)

 

Bashkatdhetarët së bashku me diplomatët

 

Bashkatdhetarët në tubim me diplomatët shqiptarë

 

 

 



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Luan Dibrani: Gërshetim dimensional Qeveri-Mërgatë për ruajtjen e identitetit shqiptar! Halit Elshani: Manifestim i shkelqyer i shkollës ''Enver Hadri'' Alban Voka: Poezi dhe muzikë shqiptare në Bukuresht Ramiz Selimi: Ide, propozime nga mërgimtarë për mundësinë e bashkëpunimit Beqir Sina: Nju Jork, përkujtohet 133 vjetori i lindjes së Mit’hat Frashërit Xhevahir Cirongu: Njeriu që udhëton drejt shekullit … Abas Fejzullahi: Bamirësia është thesari i vetëm, i cili shtohet duke e ndarë me të tjerët Ryzhdi Baloku: Peja - krijimi më i bukur i natyrës Pierre-Pandeli Simsia: Drekë miqësore në Nju Jork me Profesorin japonez Kazuhiko Yamomoto Miradije Gashi: Për Mërgatën shqiptare, qyteti Bad Cannstatt, njihet si qytet i Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka !!! Xhafer Leci: Shkollat shqipe festojnë pavarësinë e Kosovës Elinda Marku: Hyni Shqipnia në Shqipni Xhevat Muqaku: Vizitë e institucioneve të Kosovës shkollës shqipe në Fellbach Luan Dibrani: Në "Diasporën Shqiptare" synime të reja për ndryshime! Beqir Sina: U shfaq në New York, filmi dokumentar "Spaçi - Simboli i Qendresës Antikomuniste" Sarë Gjergji, fitues i ‘Takimeve Poetike të Karadakut’ Murat Geca: Shkolla 7 Marsi e kryeqytetit po ndryshon Abas Fejzullahi: Institucionet e Gjeneves ndihmojne materialisht SHSHMP Baki Ymeri: Fillojnë aktivitetet për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Bukuresht Halit Elshani: Manifestim me përmasa kombëtare në Belgjikë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora