E shtune, 02.08.2025, 11:13 AM (GMT+1)

U konstituua Këshilli Qytetar II

Dje, më 4.10.2012, në kuadër të Degës së Prishtinës u konstituua Këshilli Qytetar II i Lëvizjes për Bashkim. Me këtë rast u promovua edhe zyra e këtij këshilli. Fillimisht, mbledhjen e hapi koordinatori i Këshillit Kastriot Mustafa. Ndërsa, anëtarëve të pranishëm me fjalë përshëndetëse iu drejtuan edhe përfaqësues të Lëvizjes për Bashkim nga qendra si: Sekretari Organizativ, Valon Murati, anëtari i Kryesisë, Brahim Mehmetaj dhe  ...

Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (3)

At Mëhill Shtjefën (Stefan) Kostandin Gjeçovi-Kryeziu, është lindur me 12 korrik 1874 në Janjeva - Kosovë, ku kreu shkollen fillore e në vazhdim u dërgua të studiojë në kolegjin Franceskan në Troshan (Lezha).Në vitin 1888 shkoj ne Bosnia, per te kryer studimet ne liceun e filozofise ne kuvendin e Derventes ne Bania Luka e me pas ne Kresheva per studimet ne teologji, ku ndoqi dhe leksionet e Ludwik Thallóczy, mbi origjinën dhe ...

Viktor Mërkuri: Besimi dhe liria e fjalës

Në datën 11 shator 2012, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bengazhi të Libisë sulmohet me predhe ushtarake dhe plumba duke lënë të vdekur ambasadorin amerikan Kristofer Stivens dhe 2 pjesëtarë të tjerë të atashes diplomatike amerikane në Libi.Sulmi u përshkrua si kundërpergjigje ndaj filmit ‘‘Pafajësia e muslimanëve’’ të regjisorit kopt Israelito-Amerikan Nakoula Basseley.Filmi, i cili ironizonte ...

Blerim Ramadani: Papunësia sfidon rininë!

Evropën e kanë kapluar ethet e papunësisë, pasi dy të tretat e vendeve evropiane janë përballur me këtë fenomen gjatë dy viteve të fundit, sipas të dhënave nga raporti i OKB-së për vitin 2012. Mirëpo, ajo çfarë paraqet shqetësim është se Maqedonia radhitet si një nga vendet me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) shkon edhe më larg, duke parashikuar se në vitin 2016 Maqedonia do të jetë e para në botë sipas shkallës së papunësisë. Këto parashikime pesimiste i ka ...

Kristaq Turtulli: Kostello Sholla

Kostello Sholla ish i pa përsëritshmi, bas baritoni i serenatave, pijetari shëmbullor, I kudogjenduri i panaireve dhe aktiviteteve të ndryshme artistike, karamele bërësi dhe shitësi zemërgjërë. Karamelet e Kostello Sholles ishin të veçantat në të gjithë trevën, si dhe në trevat e tjera të shtetive fqinj. Karamelet e Kostallos ishin të shijshme, të ëmbla, shumëngjyrëshe, me mente. Kostello qe njohës i mirë i nektarit të luleve...

Luan Kalana: Nga gjurmët e "muzës" letrare

Rruga e krijimtarisë është e lashtë,ajo follon me lindjen e njeriut dhe të shoqërisë,një rrugë e njohur.Por rruga e krijimtarisë "Letrare", e theksojmë për ta dalluar,është më re se krijimtaria gojore.Ajo nis fillimet e saj aty në prag,më konkretisht,kur gjuhët filluan të shkruhen( pa hyrë në Historinë e Letërsisë) se s'ka as si prerje me thikë,në fillim në lëkurët e drurëve,në papiruset( librat e para),në sklaltjen e gurëve,në epitafet ...

Sylë Arifi: Prapaskenat e dialogut politik?!

Vazhdon presioni dhe zhurmë shumë zhurm ndërkombëtare për qfardo bisedimesh politike në mes të serbis dhe Repuplikës se Kosovës. Rrespektivisht shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, pati takime me kryeministrin Hashim Thaçin dhe ja bëri të qart se dialogu politik me serbin duhet te fillon dhe i presin “vendime të vështira”? Gjithashtu, paralajmërohet, se dialogu do të jet i nivelit të lartë të përfaqësimit politik, nga palët negociatore ...

Poezi nga Neki Lulaj

Ata më s’më presinZogjtë sërish më shoqërojnëMe një lumë lotësh ku derdhenLebetitjet mbi muret e shpirtitParajsa na pret si ca mbretërTë përmallimit dhe dashurisë Për ata që s’na kuptojnëKëta lotë janë drithëra viteshÇdo herë ndarja i vetëvret fjalëtLulëkuqet çelin mbi gurë varri...

Gjon Neçaj: Pinjolli i një trungu Krasniqas

Për të treguar gjenezën e personazhit tonë, Rexhep Shpati, më parë do thërrasim kujtesën historike në gjurmë të etnografisë për të zbuluar rrënjët e hershme të trungut të Shpatajve, kësaj dere bujare që historikisht ka dhënë shumë dhe në pasaportën e kuqe të këtij shekulli skalitet me germa të arta. Fisi i Krasniqes ndahet në degën kryesore Krasniqe, Nikaj dhe Curraj. Nikajt e kanë bajrakun e vet dhe numërohen si fis i veçantë, ndonëse janë Krasniqe, thellon mendimin Rexhep Shpati.Sepse, vazhdon më tej ai, sipas ...

Klajd Kapinova: Këngëtarja shqiptaro-amerikane Adriana Mrijaj, shembull i mirë për breznitë e reja të lindur jashtë Atdheut

Këngëtarja e njohur e komunitetit shqiptaro-amerikanë Ardiana Mrijaj, prej shumë vitesh ka kënduar me cifteli këngë patriotike, me të cilat është mirëpritur shumë mirë nga publiku metropolitan.Ajo ka lindur në New York, në një familje atdhetare, ku gjithnjë në shtëpinë e tyre është folur dhe flitet gjuha amtare shqipe, edhe pse të gjithë pjesëtarët jetojnë dhe punojnë prej shumë dekadash në metropolin e madh të New York-ut...

Entela Binjaku: Emocionet e bixhozit

Një vit më parë tek “Ushtari i panjohur” një punëtor që gjithë ditën priste ta punësonte dikush për të shtruar pllaka, paratë që fitonte i linte në bingo. Gjashtë muaj më parë, në një qytet në jug të vendit, një kryefamiljar rreth të 50 –ave, kishte shitur edhe të vetmin mjet me të cilin ushqente familjen, furgonin, për të luajtur në kazino. Para pesë muajsh, në Tiranë, një 18 vjeçar kishte lënë në lojrat e fatit edhe makinën e blerë nga prindërit të cilët punonin me ndershmëri në emigrim. Dy muaj më parë në qytetin e Fierit ...

Meri Lalaj: Xheki

Atë mëngjes mesjanari me qiell të ngrysur dhe me erën e akullt, që frynte nga deti, Xheki, zonja shtatlartë, me fytyrë të hijshme, me ata flokët e dendur me fije paksa të thinjura, që i pat krehur e ngritur përpjetë si kurorë rrotull kokës ishte ulur në një kolltuk pranë dritares me qelqet e puthitura mirë, supeve kishte hedhur një shall të madh të leshtë. Pasi vuri syzet, ajo, me duart që i dridheshin, ato duar të bukura të bardha me gishtërinj të ...

Deni Hopes: Janusz Bugajski dhe falja e munguar

Pak kohë më parë duke folur në kujtim të viktimave të holokaustit gjatë nje ceremonie dekorimi me "Medaljen e Lirise" të njërit prej luftëtarëve polakë të rezistencës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara shkaktoi një skandal diplomatik. Duke iu referuar kampeve naziste të përqëndrimit, Presidenti Obama i quajti ato ''…kampet polake të vdekjes…". Edhe pse gafa e presidentit ishte tërësisht genuine dhe nuk lidhej me asnjë gjë të qëllimshme përsëri populli polak u ndie i fyer...

Reshat Nexhipi: Nga 1912 –ta deri te Ohri

Fillova me Shkupin e jo me Vlorën, për dy shkaqe kryesore. E para , iu përmbajta rendit kronologjik, sepse çlirimi i Shkupit ndodhi para shpalljes së Pavarësisë dhe për shkak se disa historianë të kësaj ane, janë të mendimit që shpallja në fjalë duhej të ndodhte në kryeqendrën e vilajetit të Kosovës, pra në Shkupin e çliruar, kurse disa madje shkojnë aq larg saqë përdorin fjalën e urtë :”Kush luftoi, e kush fitoi”,, me të cilën unë vetëm pjesërisht pajtohem. Psenë e kam elaboruar detaisht në një shkrim të mëparshëm që ndodhet në internet...

Safet Hyseni: Ditët e humorit dhe satirës-Xha Deralla

Nën organizim të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni me rastin e vitit jubilar “100- vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar” në Kërçovë për të tretën herë, u mblodhën poetë e shkrimtarë nga e gjithë hapësira shqiptare, të cilët lexuan vargjet e tyre, treguan anekdota e barsoleta popullore dhe të krijuara nga vet autorët për dy net me radhë. “Ditët e humorit dhe satirës” filluan me një tetor me ekspozitën e piktorit Vesel Xhaferri që është nga vendlindja e “Xha Derallës” ...

Pirro Prifti: Prof. Lirim Muhaj gabon shënjestër

Në shkrimin e Prof. Lirim Muhaj `I përndershmi Janullatos dhe “hajduti” At Nikolla Marku` të botuar me dt. 2 tetor 2012 tek gazeta SOT (por që i përgjigjet një shkrimi të KOASH-të Gazetës Shqiptare?!), ka gabuar rëndë shënjestrën, gjë që nuk është e zakonshme për një Profesor të rangut të tij.Gabimi i shënjestrës së Profesorit të nderuar ka qënë tip me një `gur vras dy zogj`, por në fakt guri ka rënë (pa dashje) në kokën e Profesorit.Përse? do të lindi pyetja...

Ndue Ukaj: Një libër për kuptimin e jetës

Në kuadër të librave të shumtë që shkruhen për çështje të ndryshme, librat e momoaristikës, zgjojnë një interesim të veçantë për lexuesin, sepse vijnë si përvoja personale dhe reflektime thellësisht personale. Këto kategori të librave, duke qenë përjetime personale, shpeshherë bëhen referenca për njerëz dhe momente të ndryshme njerëzore. Në këtë aspekt, libri i Marjan Sebajt-Sopit, “Jeta ka kuptim”, (botim i Dritës, 2012), me refleksionet e shumta që ngërthen, me përvojën personale që transmeton, më forcën e ...

Lekë Mrijaj: Lajme te mira për Prof.Dr. Kolë Krasniqin

Lajm i gëzuar ishte ai për zgjedhjen e Prof.Dr. Kolë Krasniqi (Dekan i fakultetit FAMA) Dekan i Fakultetit Universitar “Haxhi Zeka”.te Pejës Lajm i gëzuar me peshë e me rëndësi të madhe kombëtare, shkencore, akademike dhe gëzim i madh që një Dukagjinas me pervojë te lartë shkencore Kombetare dhe Euroatlantike u zgjodh ta udhëheqë Akademinë Shqiptare te Dukagjinit “Haxhi Zeka “ne Pejë...

Elida Buçpapaj: Heshtje kriminale ndaj grevistëve

Sot shtypi i Tiranës vazhdoi të heshtë dhe nuk shkruajti asgjë për grevistët e urisë, të cilët kanë hyrë në ditën e tyre të dymbëdhjetë! Ky shtyp e ka shkelur me këmbë etikën profesionale, nuk ka më moral të përfaqësojë interesat e opinionin publik shqiptar sepse në fakt përfaqëson vetëm interesat klienteliste dhe të klasës politike e cila është faqenxirë dhe përgjegjësja kryesore për mosrehabilitimin e tyre.Mos iu besoni as lotëve prej krokodilash të opozitës gjoja për vuajtjet e ...

Demir Krasniqi: Lumenjtë e Kosovës

Rrofsh Kosovë – djep i Dardanit ,Ti që m’ je n’ zemër t’ Ballkanit !Je legjendë , histori n’ vete –Lumenjtë tu , dredhen n’ tre dete !Drini i Bardhë me Erenik –Bëjnë pushim n’ Adriatik .Tre Lumbardhë i kanë për krah Dhe Mirushën për mashalla ! ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx