Faleminderit
Fritz Radovani: Po, pse o Prekë Cali
E diele, 13.01.2013, 07:04 PM
PO
SOT EDHE TI, DO T’ ISHE NË MAOZOLEUM…
Nga Fritz RADOVANI
Tradhëtari
dhe terroristi Mehmet Shehu, bashkluftari dhe bashkpuntori i Enver Hoxhës, kur
arrijti pabesisht si të gjithë komunistët, me shti në dorë, me ndihmen e
tradhëtarëve të vendit dhe forcave ushtarake sllavokomuniste të Jugosllavisë,
Malësorin Trim të Maleve të Kelmendit, Burrin Legjendar dhe Atdhetar Prekë
Calin, e pyeti: “E more Prenkë Cali, të pat ardhur dita t’a mbyllje historinë
tënde me shkronja ari po t’ishe bërë me ne! Po, pse bërë kështu?” dhe, trimi
legjendar i përgjegjët burrnisht: “Zotni, faji bjen mbi ju, se ju u batë aleatë
me anmikun tonë shekullor, me serbin!” (Arkivi Min. Mbrendshme Tiranë, Dosja
P.Cali, 1998.)
Ky ishte
Burri i Maleve Prekë Cali, që braktisi “lavdinë” sllavokomuniste e, që për gati 70 vjet po vazhdon me qendrue nën
grumbujt e plehut ende sot, i pushkatuem dhe i dhunuem në Zallin e Kirit të Shkodres pa një Shenjë
tek koka..!
Ja, pra,
Ky ishte Burri i Maleve, që nuk pranoi me u shkrue emni i Tij me “shkronja të
arta”, ashtu si u shkrue edhe emni i tradhëtarit t’Atdheut, që i ofroi
“nderimin” komunist..!
Ky ishte
dhe asht sot Prekë Cali, Burri i Malësisë së Madhe, që brezat e ardhëshem një
ditë do të përulën me respekt para Atij Guri, që do të daltohet me Shkronja të
Arta Emni i Prenkë Calit dhe i gjithë Atyne Atdhetarve të Malësisë së Madhe, që
me 13 Janar 1945 ngritën krye kundër komunizmit, të Parët në krejt Lindjen
Evropjane, që u pushtue nga Rusia bolshevike.
Per këte
arësye Enver Hoxha me kliken e tij gjakatare, në bashpunim me komunistët e
qeverisë jugosllave, vendosën me shfarosë me të gjitha format e terrorit dhe të
genocidit të njohtun komunist këte rezistencë mbarëkombëtare, tue fillue nga
koka që ishte Malësia e Madhe e Prekë Calit, Atij Burri që e kishte fillue
luftën për mbrojtjen çdo pëllambe tokë t’ Atdheut dhe Flamurit të Skenderbeut,
njëheresh me fillimin e shekullit XX.
Atdhetari Prekë Cali perbuzi këto “dekorata”... se ka dashtë Atdheun e vet Shqipninë, ma shumë se komunizmin gjakatarë që shiti Trojet tona, per kolltukët e atyne tradhetarëve...
Nga të
huejtë...
- Urdhri
i Trimërisë së Klasit të I-rë i (Bullgari) 1944.
- Urdhri
i Heroit Kombëtar (Jugosllavi) 1946. Jepej nga vetë Tito.
- Urdhri
i Leninit. (Bashkimi Sovietik).
- Urdhri
i Suvorov i Klasit të Parë. (Bashkimi Sovietik).
Tradhëtarët e Atdheut u nderonin nga Kuvendi Popullor i RPSSh:
Hero i Popullit- Për meritat në udhëheqjen e LANÇ
Hero i
Popullit - Për luftën e tij në mbrojtjen e socializmit.
- Hero i
Punës Socialiste.
- Medalja
e Çlirimit
***
Sot,
perveç këtyne “dekoratave”, presidentët tanë mund ta dekoronin edhe “Nderi i
Kombit” ose ma e pakta… me titullin “Mjeshter i Madh”…
Sot edhe Prekë Cali, po t’ ishte tradhëtar…do t’ ishte në Maozole….