Faleminderit
Gëzim Llojdia: Humoristi i shquar Gaqi Visha
E enjte, 27.12.2012, 12:44 PM
GAQI
VISHI HUMORI I TIJ ËSHTË ENDE I GJALLË NË BUZËQESHJET DHE ZEMRAT E VLONJATËVE
NGA GËZIM LLOJDIA - Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve
1.
Frymëmarrja
e jetës të një aktori siç ishte Gaqi
Visha është ndërprerë njëzet më parë. Trualli ku prehet nuk janë vetëm varrezat civile,por është
panteoni i artit ku ai ka zënë vend madje gjurma e tij është më e thelluar se të tjerët .Në
mëndje ndërkaq dhe në zemër ai gjen
vend, ashtu siç përpiqen artistët
dhe të gjithë krijuesit e mirëbërësit e tjerë që , kërkojnë rishtazi një copë truall të ri
në zemrën e publikut. Për Gaqin aktorin e humorit vlonjate kjo hapësirë është
me e pamatshme. Këto fjalë nuk mund të ngrenë një përmendore artistit të
humorit ngase përmendorja ngrihet me
materiale të tjera që nuk kanë si bazë shpirtin por materien. Sa për përmendore
ai e ka të ndërtuar në shpirtin e njerëzisë .Ai ishte aktori që ngjiste me
artin e tij dhimbje , gëzim, dëshpërim, ëndrra, të sillte në humor kur ishe si
një stinë e mërzitshme dimri.Humori i tij është ende i gjallë në buzëqeshjet
dhe zemrat e vlonjatëve” është shprehur Leka Kruta.
2.
Rrëfimi
për aktorin e pantonimës, Sharlotin e
Vlorës jam koshient se do ti bie shkurt. Luan Toto ma rrëfeu dje në mëngjes në
studion e tij. Kur isha në teatër,Gaqi na e ka rrëfyer vetë. Vlora ka pasur
udhën Vlorë-Skelë,q në vitin 1906, kohë kur qyteti që shtrihej në pjesën
tjetër. Xhamia e Muradies, lidhej me Skelën përmes një gjurme, që nuk kishte
asgjë të përbashkët me një rrugë. Paria vlonjate e kohës vendosi që kjo rrugë
të ndërtohej e shtruar me kalldrëm. Gjatë periudhës deri në fund të viteve
1940-të të shekullit të kaluar, rruga ishte e paasfaltuar dhe qarkullimi në të
ishte jashtë standardeve.Në krahë të majtë kur vjen nga Skela kishte një banesë
dhe atje ku ishte ekspozita ishin varret. Ushtarët italian kishin shumë frikë
nga fantazmat ngase ishin edhe pushtues në një vend të huaj ku lufta nuk të
pyet .Gaqi tregon L.Tota,morri rreth 50 breshka dhe një natë të errtë u ndezi
breshkave në samarin e tyre ,qirinj dhe i vendosi në rrugën Vlorë- Skelë.
Italianët që shërbenin atje kishin garnizonin e tyre të dislokuar me mjete dhe
forca ushtarake. Rojet italiane, që ishin sipër në kulla vrojtuese kanë
parë një ushtri me drita që ecte krah
tokës duke marshuar në bulevardin kryesor me drita ndezur .Si për çudi
breshkat ecnin kolonë drejt udhës duke
ndriçuar hapësirat deri në kupë të qiellit. Në atë farë nate ,lemeria vet..
Ushtarët italian dhanë alarmin se po mërinin xhindet pra hijet me dritë,një
lloj fantazme dhe ja mbathën drejt Vlorë
me frikën që u kanosej në shpirt. Dëshmitarët
e rrëfenin historinë ë ushtarëve italian kur braktisën
kazermat nga frika e pesëdhjetë breshkave marshimtarëve me qirinjtë në
samarët e tyre duke i pandehur ato fantazmat që po sulmonin garnizonin e tyre.
3.
Sipas
idesë time që më gërryen : Gurët shqyrtojnë fortësinë. Qyteti zbulon
pafajësinë. Po artisti ku është këtu?Artisti është atje në shpirtin e një
populli. Nuk është qiellor. Ngase tokësor është më shumë. Ngase tek unaza e
hënës ,është profili. Dua ta shpërtheje
sado pak,prapa dua ta shpërfill atë konceptim që deri më sot kryhet për
të larguarit nga jeta. Meqenëse njeriu ka mbyllur në mënyrë definitive të
gjitha llogarit e kësaj jete,një
bilanc i bëhet.
Statistika:1550
role të luajtura në skenat e estradës . 40 role në Teatrin e Qytetit të Vlorës
dhe në Kinema. “Aktori Gaqi Vishi”, monografi, shkruar nga, Bardhosh Gaçe dhe
Ilirian Ali.
Krijuesi
vlonjat L.Cipi: Roli i parë në teatër i Gaqi Vishit e ka zanafillën 83 vjet më parë, në vitin 1927,
kur artisti i madh debutoi, së bashku me
vlonjatë të tjerë si Nuri Arapi, Shefqet Resuli, Ilia Peço, Pelivan Haxhiu,
Panajot Papingji, Mustafa Belshi, Fani Dema, Ahmet Butja, Nazim Batalli, Toli
Mato, Miti Rumbullaku, Stavri Rrapushi, Musa Gorishti, në Grupin Teatral me
emrin “VLORA”.Pas Çlirimit, me krijimin e Estradës Profesioniste, ai u përfshi
në një veprimtari të gjerë artistike për 50 vjet pa ndërprerje, duke dhënë
spektakle në qytet e në fshat, shumë herë edhe
dy shfaqje në ditë, në bashkëpunim me aktorë të tjerë të talentuar, si
Myqerem Ferra, Leka Kruta, Evgjeni Shtrepi, Pirro e Qirjako Sava, Vangjel
Panozaqi e Nazmi Bonjaku. Nuk ka banorë
të qytetit të Vlorës dhe nga mbarë vendi, që nuk e kanë njohur dhe nuk e kanë
duartrokitur e dashuruar, aktorin e spikatur
komik të skenës shqiptare, “Artistin e Merituar” Gaqi Vishi. Figurat e
tij komike janë të gjalla e të paharruara, pse ato mbartin të vërtetën e madhe
të jetës dhe ishin gjithë humor e kripë.
Thënie
për artin e tij. Liza Laska, Artiste e Popullit:“Individualiteti i tij i prirur
drejt humorit të hollë, gjithashtu dhe drejt pantonimës, afirmoi në skenë
cilësi origjinale të personalitetit të tij artistik”.
Myqerem
Ferra aktor ”Ai ishte një shembull i gjallë artisti punëtor, që çdo ditë
mblidhte material, shkruante, qëmtonte nga thesari popullor, i përpunonte ato
dhe gdhendte karakteret e personazheve, sidomos në skeçe, parodi, kuplete, duke
qënë kështu, një aktor shumëplanësh.
Nazmi
Bunjaku, regjisor: ”Ai ishte njeri me
një temperament të çuditshëm, këmbëngulës, deri sa të bindej për figurën,
karakterizimin e rolit, lëvizjet skenike, të cilat i shoqëronte me një varg
pyetjesh dhe u jepte gjithnjë zgjidhje
optimale.
Qirjako
Sava, aktor :”Ai është ndër mësuesit e
mi të rrallë të humorit. Unë mësova prej
tij përkushtimin për krijimin e figurës artistike, për gdhendjen e
personazheve, për të lënë shpirtin e madh të tij në botën e bukur të artit”