Faleminderit
Halit Elshani: Vdekja në atdhe si me le
E diele, 02.12.2012, 05:58 PM
VDEKJA NË ATDHE ËSHTË SI ME LE, KUNDREJT ASAJ
NË DHE TË HUAJ !
Nga Halit Xhemë Elshani
Muaj
Nëntori, Nënëtori i Dytë, për ne Shqiptarët është muaj i lavdieshëm,i ngjarjeve
historike,lindjës së Shtetit,lindjës së komandantit legjendar Adem Jashari,muaj
i 100 vjetorit të Pavarësis se Shqiperis,muaj i sakrificës dhe i lavdis.Muaj i
shumë lapîdareve.Në këtë përvjetor u ekspozuën në Tiranë Perkrenarja dhe shpata e Skender Beut,pas më
shumë se 500 vjet.Kjo e vërtët është e pa presedan në analet e historis së
njerzimit!Pra,edhe pervjetorët e lindjës edhe ato të vdekjës kanë një
domethënje atdhetare e kombetrare qe nuk duhët harrue.Duke sublimue këto
ngjarje ,ne shokëve ,veprimtarëve dhe jo vëtëm ne na takon qe të shkruajmë ti
përkujtojmë ata qe nuk janë më në mesin tonë dhe mos të harrojmë :
Me 29 ne
Nentor në Qytetin e Bryzhit të
Belgjikës nga nje smundje e rendë vdiq
intelektuali dhe veprimtari i shquar i
ditëve të para të çeshtjes kombetare prof.Ali Talush Rexha lindi në fshatin
Rranez ë(Ish Cerca) më 20 shkurt 1943,në një familje të shquar për ka tradita
patriotike,në familjën e madhe .Kontributi i tyre para 100 vjetve ishte se Adem
Sejdi Rexhaj nga Cerrca e Istogut ishte pjesëmarrës në Shpalljën e
Pavaresis,përkatesisht në mesin e 400 Kosovareve pjesmarres në ngritjen e
Flamurit ne Vlorë ne vitin 1912,bashkë më krye komandantin gjeneralin Isa
Boletinini.Dje u perurue Lapidari i komandantit të tij qe bashk me të kishin
marrshue në Vlorë.Adem Sejdi Rexhaj u burgos nga Komunistet serbosllave ne
aksion famekeq te armeve më 1956 aksion
ky i Tito-os të udhëhequr përsonalisht nga Rankoviq për gjoja marrjen e armeve
–çarmatosjën e shqiptarëve.I ndjekur dhe i përndjekur ai u burgos dhe pas
burgut vdiç ne vitin 1964.Historianet duhet te mirret me kete figure te ndritur
te qeshtjes komtare, ku për 12 vjete luftojë kundër Perandorisë turke dhe
barbarise serbe.Gjtihashtu edhe plakut
–pleqnarit Ramë Tahiri,antar i « Islihatit » i gjyqit te popullit, ku pajtuën
shum familje të hasmuara rrugën e të cilëve e ndoqi prof.Anton Çeta. Prof Ali
ishte pjesemarres i levizjes se pajtimve te gjaqeve , ku bashke me
aktiviste tjere ne krye me Anton çeten kishin pajtuar mbi 1200 gjagje ne
Kosove.Ishte nje nder inciatoret e pare ne vitet 90 bashke me prof Agim
Hysenin,Zenel Zeka,Halit Xheme Elshanin
dhe aktiste te tjere qe paten themeluar sindikaten e pavarur te arsimit
te Kosoves ,ku deri ne ate kohe ishte sindkate qe udhhiqej nga komunistet
Jugosllave.Shkollimin fillor e kreu në
Burim ndersa at të mesem në Pejë,studimët univerzitar në Prishtinë.Pikrisht në
bankat e shkollës se mesme ,Alia ndjeu barrën e rendë të shtypjes dhe diskriminimit nacional qe u behej shqiptarëve nga ana
e rexhimit shofenist serb në të gjitha porët e jetës.Duke mos u pajtue
më këtë gjendje edhe pse ende i ri ai do
e ngreh zerin e protestës duke mos u pajtue me gjendjën egzistuese .Këtu edhe
filloj karvali i vujtjeve dhe ndjekjeve
nga UDB-eja dhe bashkëpuntorëve të tyre shqipfolës.Me gjith at ai gjatë
luftës heroike të UÇK-ës,pas mobilizimit në Prishtinë në kodrën ku e kishta
tashlma shtepiunë ai u detyrue qe ta lëshoj Prishtinën dhe menzi doli në
Gostivar të Maqedonisë.Pas një kohë me kerkesën e djemve të tij ai me vaj në
buzë emigroj për në Bryzh të Belgjikës.Me kujtohët si sot kur e kam përcjellë
në Habib Turs të Gostivarit dhe si sot me rrinë parasyesh fytyra dhe gjendja e
tij emocionale. Qe do e percillnin deri në fund të jetës se tij.Edhe si
student,vetdija e tij kombetare do të evolojë
dhe më shumë në kontaktët më rinin revolucionare të kohës si :Metush Krasniqi më të cilin edhe
bashkveproj sa ishin te punësuar në Shkollën Teknike në Prishtinë,Jusuf
Gervallën të cilin e përcoll deri në satcion kur edhe iku për mos u kthye më i
gjallë,aty ne mahall ku banonte me Ajet Dulin,i burgosuri shumë vjeçar për
çeshtje ideologjike,Idriz Dakën i cili për shkaqe të çeshtjes kombetare u
izolue dhe u burgos e u perndjek gjerë sa e leshoj atdheun për të cilin kishin
berë aq shumë,vetëm e vetëm për ti shpetuar më të keqës.Idrizi i cili kishte
ngrit antenen me shtylla druri ku kjo grup frekuentonte të ai për ta ndjek tv
Kuksin dhe Tiranën e cila na mbante
gjallë aso kohe.Aktivitetin e Idriz Dakës për rregullimin dhe marvajtjën e
zgjedhjeve të par të LDK-es,zgjedhjeve lokale dhe Parlamentare të Republikës se
Kosovës e cila u mbajt në një nga mjedisët e shtepis sime në rrugën Xhavit Ahmeti,nr.6. në
Prishtinë.
Prof.
Ali Rexhaj si i ri ishte inspiruar, nga
rrefimet e Mixhes Adem Sejdi Rexhes se si Shqiperia një kohë duhët të
bashkohët.Gjithnjë ky grup dhe të gjitha grupët studentore punonin në zgjimin
dhe senbilizimin e popullit shqiptar për çlirimin e tij dhe për bashkim
kombetar .Rrezultat i ketij mobilizimi dhe pa knaqesie ishte pa dyeshi m
organizimi i Demostratav të vitit 1968
te studentve qe kishin berë jehonë të madhe.Kishin fillue tashtuqujturat
mbledhje të aktiveve edhe në Burim.Ndonse nder intelektualët e pakt në Burim qe
i kundershtonte dhe kerkonte Republikën e Kosovës ishte i ndjeri prof.Ali
Rexha.Kështu filluen ndjekjet,bastisjet ,marrja në tashtuqujturat biseda
informative nga inspektorët e UDB-ës,të gjith intelektualët qe mendonin
ndryeshe nga kasta politike e Kosovës,u përjashtuën nga proçesi mësimor si
përsona të rrezikshem në mesin e të cileve ishte edhe prof .Rexha.Pas
përjashtimit më ndihmën e disa shokëve të idealit u vendos në
Prishtinë.Prishtina ishte qender dhe nuk ishte si në provinca siq ishte
Istogu,i ndikuar nga serbomdhejnet dhe vazalët e tyre shqipfolës.Gjatë viti
1981 do merrte pjesë aktive në Demostratat e studentve dhe shkollave ku kishte
përkrahje siq ishte shkolla Asim Vokshi ku punonte Aliu.Se bashku edhe më
shokët tjer do merrte detyra edhe për shperndarjën e gazetave të ndaluar për
kohën,siq ishin :Bashkimi,Lajmtari i Lirisë,Zeri i Kosovës,etj. Të cilat u benë
platformë e politikë se ardhshme të Kosovës.
Prof Ali Rexhaj
ka qene antare dhe
themeluesit i UNIKOMBIT bashkë më mr.Halil Alidemen,prof. Ukshin Hoti
etj .Aliu ne rrethin e ngushte te shokve te ilegales ka qene me Xhaver
Shatrin Muhamet Shatrin.Prof
Aliu i kishte marre disa libra nga Xhafer Shatri ne kohe nga Shqiperia ,UDBE-ja i bie
në gjurmë e rrethon shtepinë e
Aliut,motra e Aliut Kadirja e dinte se çfarë ka në biblotekën e Aliut ,e murr sopaten,dhe
nuk donte ti lejonte te futën udbashët mbernda ,pas gjithë asaj rezistence
udebashet u futen brenda i konfiskuan
librat qe në at kohë ishin te ndaluar,me pastaj Aliu u burgosë ne Pejë në vitin
1969.Aliu ishte i pari intelektual ne
rrethin e istogut qe ne nje tribune te LKJ se ne vitin 68 ,ndonse i paftur i tha troq Komunsitve vazal si Bajram
Vuthi,sekretar i LKJ dhe serbo-
komunistve se Kosova duhet të
mevetsohët.Në ate tribune ka qenë edhe Ali Rruste Rugova xhaxhaj i Ibrahim
Rugoves .Ne vitet 97 kure ishte ne vizitë ne Belgjikë të djemet e tije,Aliu për
mes djalit te tije Bekimit ishte njoftuar për
fillimin e luftes i cili ishte
antar në keshillin Qendrore të FONDIT VENDILIDJA THERRET për Belgjikë
. Aliu u informua nepermes
gazetësq « ZERI I KOSOVES » qe Bekimi e kishte si referncë për
organizimin ,luftën e UÇK-ës ne Kosove.
Prof.Aliu kishte vizijonin për të ardhmën e sigurt.E kishte mbshtët në UÇK-ën. Si garancë e fundit pas gjith atyre përpjekjeve shekullore.Gjatë kohës se luftës ndaj tij u tentue të behej edhe një atentat për shka se ishte norganizim dhe ndihmoj Ushtrin e Lavdieshem të Kosovës.Gjatë perndjekjës se shqiptareve edhe ky nga rradhet doli dhe ju bashkangjitë mases qe duelen jasht atdheut dhe u gjetë në Gostivar të Maqedonis.Ardhja e tij siq e ceka ma lart kishte edhe baticat dhe zabticat edhe këtu në Belgjikë.Alia jo vëtëm se nuk arrijti ti marr letrat por pati përipeti edhe gjatë smurjes dhe kohës se gjatë sa kishte nejt ne koma në spital.Ai pas një smundje të rëndë vdiq më 29 Nëntor 2002 vdsiq në Bryzh të Mbreterise se Belgjikes.