Faleminderit
Tuna Prekpalaj: Shën Katarina
E shtune, 24.11.2012, 08:50 PM
Shën
Katarina
Nga Tuna Prekpalaj
Çdo shejt
âsht përshkrue dhe përshkruhet me
nji atribut që i referohet jetës
dhe vdekjes së tij ose te saj. Shën
Katarina (lindi në vitin 287 – dhe vdiq
në vitin 305) âsht përshkrue zakonisht si nji grue e bukur e re me nji rrotë të
thyeeme me pikë të mprehta dhe të spikatun (për ate edhe âsht quajt
"Shën Katarina me rrota").
Shën Katarina âsht pikturue edhe me nji degë palme (e cila i referohet aktit të
fitores me anën e martirizimit), me nji libër, tue majt nji laps në dorë (tue ju
referue urtësinë dhe ditunisë së saj)
dhe nji shpatë (si shej trimneshe, me karakter dhe entuziazëm).
Shën
Katarina âsht nji shejtneshë qysh nga Krishterimi i parë. Ajo vjen nga nji
familje e pasun jo krishtene në Aleksandri, në Egjipt. Simbas traditës, ajo
ishte nji grue e bukur dhe e re. Ajo kërkoi qysh nga fëminija e saj të
vërtetën, absorboi dituni dhe ishte shum e interesueme për filozofi dhe fe. Për
ate ajo u perpiçej shpes me detyren për me i formulue pyetjet rreth çashtjes së
jetës dhe domethanjen e thellë të saj: `pse jetoj, kush jam dhe çka âsht
domethanja e jetës sime?` Mbasi që i kishte marrë parasysh përmbajtjet e
krishtenimit dhe hulumtimet filozofike, ajo zbuloi nji rrugë e cila çoi në të
vërtetën dhe në nji jetë me plot domethanje. U bâ katolike.
Në kohën
kur Katarina i mbushi 18 vjet, filloi perandori Maxentius (305-312) t´i
persekutojë të krishtenët. Katarina - pa frigë - shkoi te perandori dhe atij ia
bani në dije mosmiratimin dhe kritikat e saj për riperkusionet, keqbamjet dhe
mizoritë, vrasjet, pamshirësitë e tij. Ajo - në një mosmarrëveshje me
perandorin, në nji tempull pagan – tha dhe tregoi se zotat romakë ishin jo
zotna të vërtetë, por të rrejshëm. Për arsye se perandori nuk mujti me e gjet
asnji kundershtim kunder argumenteve të
Katarinës, ai thirri pesëdhejt filozofë ma famoz në atë kohë në Perandorinë Romake për një disput apo
diskusion me Katarinen. Ajo mujti të gjithë ata pesëdhjetë filozofë me i bind
për të vërtetën e besimit të krishtenë. Perandori Maxentius (Maksencius) u idhu
aq sa që dha urdhënin me ia pre kokat të
gjithë atyre pesëdhjetë filozofëve.
Mandej u
përpoq Perandori Maxentius - mbasi ai ishte shum i afascinuem nga Katarina
– Katarinën me e bâ mbretneshë. Por,
Katarina e refuzoi me vendosmëri me u ba mbretneshë e perandorit. E për shkak të refuzimit, mos
pranimit të bahet mbretneshë, perandori Maxentius e dha urdhënin me e lidh dhe
me e fut Katarinën në burg.
Gruja e
perandorit, Faustina, u bâ tashmâ shum kurioze me e dit se kush âsht ajo
Katarina, mbasi ajo kishte ndigjue se çka ka ndodhë dhe çka qytetarët flasin
mbi te. Kur perandori shkoi nji herë në nji fushë, shkoi tinza nji oficer, i
quajtun Porphyrius, te Katarina me e
vizitue në burg. Përfundimisht i treguen oficerit edhe 200 ushtarë të
Gardës se e kishin përkrah krishtenizmin. E për ate ata të gjithë ushtarët e
Gardës u dënuan me vdekje.
Për me e
torturue Katarinën, e lidhen në nji rrotë me pika të mprehta. Por kur rrota
filloi me u sill, u thy rrota në dy copa - para se të plagohet Katarina.
Përfundimisht Katarinës ia preun kokën.
Që nga
Mesjeta, shën Katarina numrohet ndër `14 ndihmëtarët shejt´. Ajo âsht mbrojtsja
(shejtneshë shembull-dhe-mbrojtëse) e
studentëve, e shkencëtarëve, posaçërisht dhe veçanisht e filozofëve dhe e
infermierëve. Ajo ka qenë nji burim frymëzimi për të famshmen Joan Arc (Zhan d`Ark). Ma tutje,
shën Katarina âsht gjithashtu e zoja e bibliotekave dhe bibliotekistëve,
juristëve, predikuesve, folësve publikë dhe e të pamartuemve të ri.
Shën
Katarina përkujtohet me 25 nandor, që âsht edhe Dita Ndërkombëtare për
Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.