Faleminderit
Xhevahir Cirongu: Heroi i Popullit Manush Alimani
E hene, 22.10.2012, 08:29 PM
Gjakun ja
kam falur Atdheut!
(Kushtuar Heroit të Popullit Manush Alimani)
Nga Xhevahir Cirongu
Një nga
heronjtë më të lavdishëm të LANÇ ,gjatë Luftës së Dytë Botërore që derdhi gjakun
për lirinë e atdheut, ishte edhe Heroi i
Popullit Manush Alimani. Ai përballoi si
një luan i vërtet torturat më çnjerëzore
në burgjet e Gestapos naziste të cilët nuk lanë mjete pa përdorur
ndaj këtij djali sy patrembur , deri
edhe bajonetën në zemrën e tij e përdorën,për ta gjunjëzuar vetëm që të tregonte
bazat e luftës e shokët e tij. Por ,djali trim Shkodran qëndrojoi
deri në fund të jetës së tij i pa përkulur ndaj kauzës për të cilën ai
luftonte.Donte një Atdhe pa pushtues, një
popull që të gëzonte lirinë e të jetonte i lumtur në vatrat e tija.Manush Alimani
tregoi hroizmin e papërshkruar në burgjet e Gestapos naziste,deri në çastet e
fundit të jetës për lirinë e Shqipërisë.
Manushi
lindi në në vitin 1924 në qytetin e Shkodrës,dhe u rrit në Tiranë.U dallua në aktivitetet
që zhvillonin të rinjtë e gjimnazit me të rinjtë komunistë në propogadimin e
idealeve komuniste. Veprimtarinë antifashiste e revolucionare e zhvilloi
kryesisht në Shkodër,në fillim Sekretar Politik i K.Q. të R.K.(1943).Më von
zgjidhet anëtar i K. Q. të P.K.Sh. Në këto detyra spikati veçanërisht talenti
organizativ.Manush Alimani vdiq i papërkulur e krenar më 29.05. 1944.Ai u bë simboli
i qëndresës dhe frymëzuesi për idealet
komuniste e çlirimin e Atdheut nga okupatarët nazifashist. Nga burgu shkruan një letër.ku e përshkruan dashurinë e pafund për Atdheun dhe besimin e
pa lëkundur për fitore.’’Po ju shkruaj nga qelia e Gestapos për të fundit herë.Jam
i ligështuar. .Dhjetë ditë tortura,tre ditë pa ngrënë,trupi është gjithë plagë nga
torturat barbare,ndihem i raskapitur e i lodhur.Por, qëndroj lartë moralisht! Edhe
sikur të më pushkatojnë,vdekjes nuk i trembem. Para skuadrës së pushkatimit deviza
e Manush Alimanit ishte:’’Rroftë Lëvizja Nacionalçlirimtare!Rropftë Populli
Shqiptar!”.
Manush
Alimani e dha jetën në lulen e rinisë për
lirinë e Atdheut e të popullit tonë,për demokraci e zhvillim shoqëror.Heronjtë kanë
vetëm jetë,ndaj ata do kujtohen brez pas brezi.Njerëz të tillë mbeten përjetësisht
në peidestalin e nderit të Kombit.Ata janë krenaria jonë,por edhe frymëzues për
të gjithë atdhetarët e vërtetë ndaj interesave Kombëtare të Atdheut.
I përjetëshëm qoftë në këtë 100 vjetor të Shpalljes së Pavarsisë, edhe kujtimi i Manush Alimani e të gjithë heronjëve dhe dëshmorëve të Atdheut tonë të shtrenjtë.