Faleminderit
Gjon Neçaj: Pinjolli i një trungu Krasniqas
E enjte, 04.10.2012, 06:14 PM
NË 100
VJETORIN E PAVARËSISË
PINJOLLI I NJË TRUNGU KRASNIQAS
Nga Gjon Neçaj
Në gjurmë të historisë…
Për të treguar
gjenezën e personazhit tonë, Rexhep Shpati, më parë do thërrasim kujtesën
historike në gjurmë të etnografisë për të zbuluar rrënjët e hershme të trungut
të Shpatajve, kësaj dere bujare që historikisht ka dhënë shumë dhe në pasaportën
e kuqe të këtij shekulli skalitet me germa të arta.
Fisi i Krasniqes ndahet në degën kryesore Krasniqe, Nikaj dhe Curraj. Nikajt e kanë bajrakun e vet dhe numërohen si fis i veçantë, ndonëse janë Krasniqe, thellon mendimin Rexhep Shpati.Sepse, vazhdon më tej ai, sipas studiuesit Ibrahim Kadria, Nikajt dhe Curraj janë vëllazëri me Krasniqen.Rreth formimit të fisit Nikaj dhe lidhjeve të tij me fisin e Krasniqes, ka një tjetër traditë gojore që njihet e besohet shumë .Sipas saj, i pari i Nikajve ka qënë Nikë Mekshi. Ky ishte vëlla me Kolë Mekshin, nga i cili u formuan Kolmekshajt e Krasniqes, që përfshijnë fshatrat Shoshan, Koçanaj, Dragobi, Bradoshnicë, Degë, Murataj me gjysmën e fshatit Margegaj.Për këtë arsye Nikajt me Krasniqen, veçanarisht me Kolmekshajt, si dy vëllezër, nuk lidhin martesa midis tyre. E në të vërtetë vëllazëritë e Kolmekshajve nuk numërojnë më shumë se 15-16 breza nga brezi më i ri i sotëm, deri tek i pari i tyre, Kolë Mekshi, vëllai i Nikë Mekshit. Madje, vëllazëritë Qokaj e Vukaj të fshatit Shoshan, që i përkasin Krasniqes, i lidhin brezat e tyre me Qokajt e Vukajt e Currajve të Epër të Nikajve.
Vendndodhja
e fisit Shpati…
Vendndodhja e fisit Shpati është fshati Margegaj, në juridiksionin
e komunës me të njëjtin emër, Margegaj. Emri Margegaj vjen nga emri i nje fisi
që banonte në këtë fshat, ku sipas entongrafëve ishte Mark Gega.
Shtëpite karakteristike dy katëshe
të tipit kullë, kanë ardhur duke u adoptuar me ndërtime moderne. Në paisjet e
brendshme alternohen tradita orientale me modernen bashkëkohore. Shtëpite janë të
rrethuara me mure ose me gardh, tip
avlli duke ruajtur traditën me bahçe ose
kopsht.
Dikund në periferi të fshatit, mespërmes së cilit kalon segmenti i asfaltuar i rrugës Bajram Curri-Vlabonë, ndodhet akoma kulla e fisit Shpati.Një të tillë kanë ndërtuar edhe në qytetin “Bajram Curri”, lagja “Partizani” ku jetojnë prej vitesh.
Rrugëtimi 81 vjeçar i Rexhep Shpatit
Rexhep
Musli Shpati u lind në fshatin Margegaj në vitin 1931.Ai pati një fëmijëri , që
sipas tij, nuk harrohet lehtë, ndonëse i rrethuar nga dashuria prindërore e
familjes së madhe të Musli Shpatit.Prindërit e tij arsimdashës e regjistruan në
shkollën 7 vjeçare në Kolgecaj, kurse shkollën e mesme të përgjithshme e
vazhdoi nga viti 1955 deri në vitin 1960, pa shkëputje nga puna.Por arsimit nuk
iu nda: gjatë vitit 1965-1966 vazhdoi shkollën e mesme ekonomike.Më përpara
kishte mbaruar edhe një kurs tjetër për llogaritar.Ishte koha e kolektivizimit
të bujqësisë dhe mungesa e kuadrove, e
kryesisht specialistëve ishte e ndjeshme.
Në moshën
16 vjeçare mori pjesë në aksionin vullnetar të ndërtimit të hekurudhës së parë Durrës-Peqin,
i cili gjatë periudhës tre mujore u shqua për punë e organizim të brigades së rinisë
tropojane që drejtonte.Pas kthimit nga aksioni, në vitin 1948, 17 vjeç djalë, emërohet
shef llogarie në degën e sigurimeve shoqërore në Tropojë, për të vazhduar
karierën e gjatë si drejtues në ndërmarrje dhe institucione shtetërore deri në vitin
1989, pra 41 vjet radhazi.
Rexhep
Shpati ka punuar pothuajse në të gjitha ndërmarrjet shtetërore të rrethit, si
kryetar kooperative, drejtues në ndërmarrjen e ndërtimit, në HEC Fierzë, në degën
e furnizimit të bujqësisë, e kudo ku problemet çalonin në drejtim.Organizimi
dhe mjeshtria e drejtimit të punëve, me një administratë të zgjedhur prej tij, arrinte
rezultate të kënaqshme.
Gjatë viteve
prej 4 dekada si punonjës e drejtues, Rexhepi është vlerësuar dhe dekoruar me
shumë medalje dhe urdhëra pune.
Edhe pas
daljes në pension në vitin 1989, ai është aktivizuar në detyra shoqërore duke u
zgjedhur edhe kryetar i shoqatës së veteranëve të rrethit.
Çdo i ri
apo i moshuar, në rrugët e qytetit kur takohet me të, ia ka zili paraqitjen dhe
ecjen që dallohet menjëherë mes kalimtarëve të shumtë: i veshur hijshëm, me kostum, kollare dhe barsolinë, trupin të drejtë
si bredhi në bjeshkët e vendlindjes dhe shume syresh e përshëndesin , e ndalojnë
për të pirë një kafe dhe dëgjojnë prej
tij historinë e Tropojës, teksa gjerbin kafenë mbrëmjeve në kafenetë e
preferuara.
Ai nuk
mund të mos tregojnë edhe për të parët e tij, gjyshin, xhaxhallarët, vëllezërit.Sidomos
Kasemin e kujton shpesh, duke u përhumbur në vitet e hershme.
E duhet kujtuar Kasem Shpati, drejtuesi partiak e shtetëror për vite me radhë, shembulli dhe modeli I intelektualit të kohës.për të cilin edhe At Zef Pllumi në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, flet me respekt për të në vitet kur qëndronin në krahinën e Nikaj Merturit.
Tashmë Rexhep
Shpati 81 vjeçar ngrys ditët e pleqërisë së thellë, aty në kullën e tij në lagjen
“Partizani”, i rrethuar nga dashuria e nipërve dhe mbesave të shumta.E respekti
dhe nderimi për të është gjithmonë i njëjtë.