Faleminderit
Jahë Sadrija: Naim Frashëri (1846-1900)- Jeta dhe vepra (II)
E enjte, 20.09.2012, 05:31 PM
Poema “Lulet e Verësë” dhe llojet
e motiveve
Naim Frashëri ( 1846-1900) – Jeta dhe vepra
Nga Jahë Sadrija
Nga sa është shkruar deri sot, lidhur me këtë përsonalitet të traditës sonë letrare, lirisht mund të nxjerri përfundimin se është e pamundur, që vepra e Naim Frashërit të shterret, vlerash ideoartistike, vetëm brenda një kohe. Përkundrazi, secila kohë, duke shtresuar shpirtin e vet mbi botën naimiane, e begaton atë me vlera e domethënie të reja kuptimore.
“Lulet e verësë”, është vepra e dytë poetike e Naimit, botuar në Bukuresht më 1890. Konsiderohet si vepra më e madhe lirike e tij. Në të trajtohen këto motive: Motivi patriotik, subjektiv, motive mbi natyrën, motive mbi vdekjen, motivi social dhe ai erotik.
Motivi
patriotik- Në vëllimin poetik, “Lulet e verësë”, një vend të rendësishëm e zë
motive patriotik. Tek ky motiv bëjnë pjesë disa vjersha, por po shkëputë disa nga to, si: “Për se?”,
“Shpreh”, “Gjuha jonë”dhe “Korça”.
Vjersha “Për se?”, është një lirikë e shkurtër patriotike e Naimit. Në vargjet e para të saj shtrohet pyetja e poetit:”gjer kur në errësirë”, që ssugjeron gjendjen e robërisë që vazhdon. Pastaj në vargjet që pasojnë, sugjerohet pritja dhe gjakimi i poetit për një të ardhme më të mire. Atë e prêt nga perëndimi, andej nga buron dritë e lirisë dhe e qytetrimit njerëzor. Poeti shpreson, se edhe vetë, do ta shohi të realizuar ditën e çlirimit të Shqipërisë.
Te poezia e titulluar “Shpreh”, poeti sugjeron besimin në të ardhmën e mire dhe të lumtur të Shqipërisë. Se ajo do të çlirohet, do të ndërtohet dhe do të hyjë në udhën e qytetrimit evropian. Poeti mezi pret fillimin e realizimit të ëndrrës së tij:
“Jak’
e vërtetë
Pse rri e qetë”
Naimi pret të shoh energjitë e kombit të lëvizin në drejtimin e dëshirave të tij, për ta zbuluar dritën e së vërtetës të mbuluar nga errësira e shekujve. Koha shpalos besimin e poetit, besimin e kombit, se ka për të ndryshuar gjendja e Shqipërisë. Se ky vend , ka për ta rifituar madhështinë e vet, të lënë ndër shekuj të shkuar:
“Për
Shqipërinë ,
Ditët
e mira
Paskëtaj
vinë
Shkoj
errësira.
Lum
kush të rronjë,
Ta shohë zonjë!”
Dhe një gjakim i tillë do të realizohet. Një Shqipëri e tillë do të ndërtohet. Kjo do të arrihet në saje të unitetit dhe ndërgjegjës kombëtare dhe në saje të kultivimit të gjuhës, si një komponentë e qënies në tërsi.
Vjersha “Gjuha jonë”, dëshmon dashurinë e madhe të Naimit për gjuhën shqipe. Ai i këndon asaj me zjarr, duke e konsideruar si veçori kombëtare, që ka ruajtur dhe do ra ruaj qënien tone. Në tabllon e pare të kësaj poezie Naimi këndon për të kaluarën , për trimat që i dhanë emër vëndit dhe hynë në histori. Këndon për burrat që e realizuan mvetësinë e qënies së Shqipërisë. Në tabllon e dytë, poeti këndon me entuziazëm për kohën, në të cilën, gjuha shtrohet si çështje më vete, jo vetëm për kultivimin e saj, por edhe për ngritjen e kombit. Te Naimi gjejmë ndër karakterizimet më poetike, që i bënë ndonjë krijues gjuhës së vet:
“Pa shihni ç’gjuhë e mire!
Sa shije ka e hije,
Ç’e bukur’ edh’ e lire,
Si gjuhë Perëndije!”
Poeti, gjuhën e ngrit në shkallën e simbolit më të pastër, duke e identifikuar me Perendinë. Gjuha kultivon dhe qytetëron botën e qënies, për ta shkrirë atë në harmoninë e përjetshme të racës njerëzore.
Poezia “Korça”, i kushtohet shkollës së pare shqipe, e cila qe hapur në Korçë më 1887, nga Pandeli Sotiri. Poeti do t’i këndojë me entuziazëm kësaj ngjarje të rendësishme për fatin kombëtar. Naimi si illuminist që ishte, si patriot, e ndjente thellë gëzimin për këtë arritje të madhe. Ai mburret me qytetin e Korçës, në të cilin u hap shkolla e pare, dhe në të cilën, do të kultivohet gjuha shqipe. Ajo dritë e qiririt, “Fjalët e Qiririt”, për të cilën këndonte Naimi, tani kthehet në dritë të shpirtit dhe të mendjes kombëtare. Në atë shkollë do të mësohet dhe do këndohet në gjuhën shqipe, e cila sjell me vete dritën e qytetërimit :
“Gjuha
jonë sa e mirë!
Sa
e ëmbël! sa e gjërë!
Sa
e lehtë! sa e lire!
Sa e bukur! sa e vlerë!”
Gjuha
kultivohet , që të mos asgjësohet qënia kombëtare. Dhe njeriu nga vetja duhet të nxjerrë dritën
e shpirtit, si trashëgim për të tjerët.
Motivi subjektiv- Te vjersha “Koh’e e shkuarë”, në vargjet e para të saj ndeshemi me gjendjen përsonale të poetit. Ai në një fazë të caktuar jete sikur shmanget nga rrjedha e saj. Ndërsa në vetminë e saj të thellë, ndjen peshën e rendë të kohës së ikur. Në strofën që pason, autori e jep botën e tij duke e krahasuar me zogun që heshtë, e që çdo gjë rreth tij ka ndryshuar, është shkretuar. Jepet simbolikisht një raport zie ndaj atdheut, botës, gjithësisë. Në fakt është përmasa e dhembjes së njeriut, poetit për mynxyrat, që lë prapa koha e shkuar. Naimi perms një paralelizmi figurative e përafron jetën e vetë me drunjtë e zhveshur:
“O
ju drurët’e uruar!
Ju
shoh pa lul’e pa fletë,
Të
rjepur të varfëruar,
Edhe të that’e të shkretë!”
Edhe nga thelbi i botës së tij janë zhdukur gëzimet, si gjethet që kanë rënë. Prandaj dhembja e poetit është e madhe dhe sikur e pafund.
Te vjersha, “Fyelli”, kemi një tjetër lirikë subjektive të poetit. Poezia shpreh vetminë dhe flijimin krijues të Naimit. Atë e shqetëson ndarja nga njerëzit, mërgimi, jo vetëm ai fizik, po sidomos, ai shpirtëror. Poeti rron i ndarë nga shokët dhe miqtë. Eshtë i sëmuar dhe vuan për të tjerët. Ata sikur nuk e kuptojnë vuajtjen e tij. Ata e dëgjojnë zërin e fyellit, që simbolikisht është zëri, dhembja e poetit, por nuk e kuptojnë atë, nuk e njohin zjarrin e brendshëm të tij. Poeti, materien, zjarrin, simbolikisht e vë në themel të krijimit të gjithësisë. Po ai zjarr i ka dhënë trajtë, energji dhe bukuri botës në tërësi. Me atë zjarr është rishkrirë edhe shpirti i poetit, i cili do të vazhdojë të jetojë përjetësishtë.
Motivi mbi natyrën- Poezia, “Bilbili”, është me motiv mbi natyrën. Naimi edhe në vjersha të tjera i ka kënduar natyrës, por kjo poezi i kushtohët tërësisht këtij motive. Në këtë vjershë jepet peizazhi i qetë i natës pranverore, kur shumçka ka rënë në gjum. Siç ndodhë me romantikët , këtu përshkruhët pamja e vaçantë e natyrës, e cila gërshetohet me gjendjen poashtu të vaçantë shpirtërore të poetit. Në qetësinë e natës, ku dëgjohet vetëm rrjedha e lumit, është i zgjuar edhe poeti, ngase ka një bringë, një shqetësim të brendshëm, e mundon dashuria. Përtej vetmisë shpirtërore, dëgjohej kënga e bilbilit, e cila i zgjon atij shumë kujtime. Dhe tani, ai , sikur heqë dorë nga çdo gjë që e rrethon, vetëm për ta dëgjuar këngën e bilbilit, e cila përafrohët me vajin e tij të brendshëm:
“O
bilbil! e di se ç’dua,
Andaj
zëri i bukur yt
M’a
dogj shpirtin mua
Edhe gjumë s’më hyn në sytë!
Motivi mbi vdekjen- Te vjersha, “Një lul’e vishkurë, a një vashëz’e vdekurë”, i kushtohet vdekjes së Narqezes, bijës së poetit. Naimi e shkruan këtë poezi nga dhembja për vdekjen e vajzës së vetme të tij. Pastaj poetit i kujtohet edhe vdekja e miqëve të tij, ndët ta edhe ajo e Hoxhë Tahsinit. Autori shtron dhe thellon disa idem bi jetën dhe vdekjen. Shqetësimin e tij shpirtëror e ngrit në një rrafsh të përgjithshëm artistik. Naimi ndjen një dashuri të madhe për njeriun, prandaj i vjen keq për fatin e tij , që u gjend në një botë, në një shoqëri të tillë, e cila shkakton vetëm vuajtje e mjerim. Mendimet për jetën, vdekjen, fatin e njeriut, thellohen në formë gradacioni, që mund ta kishte në botën e përtej varrit:
“Apo për jetë do të shkosh,
Mosqenja të të mbulonjë,
Edhe ti jetën ta harrosh,
Dh’ajo ty të harronjë?”
Motivi erotik- Te “Lulet e verësë”, më së miri vërehet te cikli “Bukuria”, i cili i kushtohet tërësisht këtij motive. Cikli “Bukuria” , përbëhët nga 16 këngë, të cilat poeti i ka shkruar kohë pas kohe, për ti përmbledhur në një tërësi të vetme. Cikli e ka objektin e përbashkët të frymëzimit, atë grua gati të imagjinuar, të cilën e dashuron dhe e ngrit në shkallën e simbolit. Te ky cikël Naimi këndoi për dashurinë në mënyrë abstrakte, idealiste apo platonike. Këndoi për një dashuri të madhe, por të parealizuar. Edhe pse niset nga dashuria konkrete, asaj i dha përmasa simbolike, për të mos u diktuar ajo dashuri, për të mbetur anonime ajo grua. Poeti i shqetësuar nga dashuria, i mahnitur nga bukuria, i hutuar nga qëndrim i saj, nuk e di nga janë shkaktuar të gjitha ato plagë. Nga ana tjetër , poeti aludon te mospërfillja e asaj gruaje ndaj tij. Botën e saj e krahason me bërthamën e forte të hurmës, me thesarin e fshehur nën dhe. Mospërfilljen e tillë të gruas, e cila nuk e bën asnjë hap në dhembjen e poetit, e jep perms një antiteze shumë të fuqishme:
“Dielli zënë me rezë,
Vera në qelqe të zezë,
Shpirti brënda nër qivure
Zot’I madh nër katrë mure!”
Vargjet e këtilla shprehin natyrën kundërthënëse të raporteve njerëzore, të cilat përcaktojnë përmasën e thellë të mëkatit. Prandaj, me të drejtë kritiku Ali Aliu do të konstatojë:” Do të ishte mëkat më i rebeluar, më blasfemik edhe kundër çdo natyre njerëzore, kurthimi i zotit brenda katër mureve të ftohta e të vdekura”.