Faleminderit
Jahë Sadrija: Pandeli Sotiri (1843-1891) - Mësues i Popullit
E merkure, 29.08.2012, 05:55 PM
Themeluesi
i parë i shkollës shqipe në Korçë
Pandeli Sotiri (1843-1891)- Mësues i Popullit
Nga: Jahë Sadrija
Pandeli
Sotiri lindi në vitin 1843 në fshatin Selçkë e Lunxhit të Gjirokastrës. Zuri
vend në historinë e Shqipërisë si njëri nga pionierët e pare të gjuhës shqipe
e, më pas duke u bërë theror i saj, si mësues e drejtor i parë i Mësonjëtores së
Parë Shqipe në Korçë më 1887.
Në Qestorat
studijoi në shkollën Normale në gjuhën greke. Edhe shqipen e mësoi aty, nga “mësuesi
i mësuesëve”, patrioti Kostandin Hoxhi. Në
Vjenë diplomohet për mjekësi, por si mjek punoi pak kohë dhe ju kushtua shkollës
shqipe. U shqua edhe në fushën e
publicistikës. Drejtoi revistën “Drita” e
“Dituria”. Vlerë ka edhe puna në drejtim
të botimeve shkollore.
Në Stamboll,
Austri, Egjipt, Rumani e kudo mundi, punoi për çështjen kombëtare e posaqërisht
për hapjen e shqipes e botimeve të saj.
Pandeli
Sotiri qe njëri nga 2o patriotët shqiptarë, që mori pjesë në themelimin në Stamboll
të “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip.
“Si përfaqësues i kësaj shoqërie, ai, së bashku me Jani Vreton, shkoi në
Bukuresht dhe hapi degën e saj.
Në gjysmën
e dytë të shkurtit të vitit 1887, me të vëllanë, Koço Sotirin, u
Pandeli
Sotiri jepte mësim e drejtonte shkollën me armen ngjeshur në silahe, për tu
mbrojtur fizikisht nga armiqtë e jashtëm dhe atyre që ishin vegël e tyre. Sepse hapja e shkollës shqipe në Korçë dhe
ajo nga i vëllai në Pogradec, e tërbuan reaksionin, grekoman dhe atë të Patrikanës
së Stambollit. Në vendlindje nuk pati mundësi të hapte një shkollë shqipe,
sepse u pengua nga persona të shitur tek grekët. E detyruan të largohet nga Korça,
pa mbaruar viti i dytë i shkollës e u vendos në Stamboll. Por Pandeli Sotiri s’mund ta merrte mend se
po linte Korçës kujtimin dhe lamtumirën e fundit, e po shkonte drejt fundit të jetës
së tij. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi i internuar në Selanik, por pa
ditur për fundin tragjik ,që po i përgadiste gruaja e tij, (që ishte me origjinë
greke), së bashku me baban e saj.
Eshtë e
habitshme, por edhe fakt i pamohushem, që kisha greke kishte bërë për vete edhe
gruan e Pandelit! Sipash dëshmive të kohës,
kjo grua pati gisht edhe në largimin e Pandelit nga Korça dhe në vdekjen “aksidentale”
të tij në Stamboll më 1981.
Agjentët
e patrikanës, që e flakën Pandeli Sotirin, nga dritarja e katit të tretë të banesës,
zhduken bashkë me të, edhe lejën e Perandorisë për shkollën shqipe të Korçës.
Ish nxënësit
dhe ata që e
“Ishte
shumë i zgjuar, shumë i mësuar e patriot i vendosur”. “Ishte burrë serioz e i
dashur, asnjëherë nuk dinte të nxehej me nxënësit”.
Ndërsa i
njohuri Nuçi Naçi, shkruan: “Pandeli Sotiri kishte grua greke, nga Fanari,
ajo e shtërngojti të largoheshe së këtejmi…Pandeliu
u hoq në Stamboll, ku, pas ca kohësh, gjeti vdekje të tmerruar. E kishin flakur
nga penxheret e shtëpisë ku rrinte, trek atësh.
Thonë se këtë vdekje të tmerruar ia përgaditi e shoqja dhe vjehrri…”
Fshatarët
e Lungjit e futën në këngë birin e tyre e Mësuesin e Popullit, Pandeli Sotirin:
“…Selcë e
bukur në luginë,
Ligjëron
për Pandelin.
Dy vëllezër
nga një derë,
Jo me
pushkë, po me penë.
Cili
ishte më i miri?
Pandeli
Naqo Sotiri…”
Qarqet arsimore, qytetarët korçarë e jo vetëm ata, edhepse kanë kaluar një shekull e decenje, presin që ende në oborrin e Shtëpisë muze të Arsimit Kombëtar, të ngrihet asambli monumental kushtuar pionerëve të arsimit të Shqipërisë dhe më gjërë. Emrin e Mësuesit të Popullit Pandeli Sotiri edhe sot me krenari e mbajnë shkolla e rrugë, jo vetëm në Gjirokastër, por gjithandej ku ka shtrirje populli shqiptarë.