E enjte, 01.05.2025, 03:55 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Vepra e Agim Qelajt i bën nder kombit

E merkure, 01.08.2012, 06:09 PM


SHFLETOJME  HISTORINE – PERSONALITETE  TE  MEDHA KOMBETARE

Vepra e e gjeneral Agim QELAJT,  i bën nder kombit,

ATY  KU  NE  MERRNIM  FJALËN,  AGIM  QELËS I  TAKONTE  TA  THONTE  KRYEFJALËN

Nga Ramiz Dërmaku

Njohës i shkëlqyer i artit luftarak, analist i thellë i ideve luftarake dhe strategjike, dijetar në fushën e gjuhës dhe kombit, historian- njohës  i mirë i çështjes shqiptare, mësimdhënës i mirë i artit luftarakë, iniciatori i pare për formimin e Bashkimit të Intelektualëve Shqipëtarë  në Mërgim   Gjermani – BISHM-it, themeluesi i bërthamave të para të UÇK-ës,  pedagog ndër më të mirët, me formë të veçantë të tij. Prirja e tij e lindur dhe e zhvilluar për t’u profilizuar në studiues të pasionuar,me kulturë të gjerë, - me rreptësi të gjenerali majorit dhe strategut luftarak,me sens të profesionistit dhe me qartësi të idesë dhe të këmbënguljes së depërtimit të gjerë të saj. Veprimtaria e Gjeneral Agim Çelës është e gjerë dhe shumëdimensionale. Ne që e njohëm  pak biografin  eTij  kemi për obligim të shkruajmë më shpeshë për atë dhe veprimtarinë e Tij.Unë do mundohem aq sa e kam njohur atë do  të shkruaj për aktivitetin e tij,

Shqyrtimet tij dhe idet e artit luftarak zbuluan talentin prej studiuesi të shquar të luftës  nxorën në sipërfaqe prirjen e tij prej një analisti të rrallë ushtarak i strategjive dhe ideve luftarake, Studimet e tij për artin luftarak  shpaluan aftësinë e tij prej një lëvruesi të thellë i ideve luftarake, të cilat me sukses i realizoi në luftën e Kosovës. Reagimet dhe polemikat e tij sa i  përket çështjes kombëtare çdo here ishin të rrepta por të përcjella me fakte e argunente. Ato e  afirmuan sensin prej një reaguesi dhe polemisti me ton dhe theks të mprehtë politik, dhe ushtarak ndersa profesorët e Akademive  Ushtatake ku studjoi Gjeneral – major Agim Çela, ishin mahnitur  me aftësitë dhe talentin e Tij.

1.Edhe pse në fokus të trajtesave të tij ishin  mënyrat e zhvillimit të ideve të strategjisë LUFTARAKE, duke ju qasur me argumente, dëshmi dhe fakte. Kësaj fushe të artit luftarak general Agim Qela i qaset me fakte dhe argumente dhe për te flet në mënyrën më bindëse. Statusin e Kosovës Agim QELAJ e vështronte si një dimension të çështjes shqiptare në Ballkan. Cështjen e Kosovës, sikurse edhe çështjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, i  trajton në dy këndvështrime:si çështje të barazisë së plotë politiko-institucionale të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi dhe si çështje të unitetit kombëtar shqiptar në Ballkan. Duke konsideruar se këto dy opcione,nga aspekti teoriko-shkencor,”nuk janë në kundërshtim njëra me tjetrën”,ai pohon se “ ato paraqesin opcione komparative të zgjidhjes së çështjes shqiptare në Jugosllavi, ku vlerësimi real dhe përparësia praktike e njërës apo qasjes tjetër,njërit apo solucionit tjetër,varet nga kushtet konkrete gjeopolitike, historike dhe luftarake”.Megjithatë,sipas tij,”nuk ka kurrfarë dyshimi se uniteti kombëtar shqiptar, nëpërmjet rrugëve demokratike të një rendi të ri të organizimit dhe të integrimit të Evropës, ka përparësi parimore”.Lidhur me këtë përkujton se;

“çdo herë ka qenë e drejtë natyrore e çdo populli të jetojë bashkë, ose të paktën të tentojë të jetojë bashkë,në hapësirën unike shtetërore - kulturore dhe natyrisht në territorin unik” .Në këtë frymë thotë Gjeneral-major Agim Qelaj ; “sikur vetëdija evropiane dhe vetëdija e gjithë shteteve në to të ishte në nivelin më të lartë të pranimit të vullnetit të lirë të popujve që të ndjekin parimin etnik me konsekuencë …”,”kishte për të qenë tejet i natyrshëm dhe i drejtë opcioni i bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe i trevave të tjera me shumicë etnike shqiptare…” Mirëpo,meqë sot për sot ende nuk ekziston një Evropë e tillë,e aq më pak,siç shprehetj Agim Qelaj, një Ballkan i tillë, zgjidhja më e balansuar sot e çështjes së Kosovës,do të ishte zgjidhja ndërkombëtare që do ta pranonte dhe do ta garantonte Kosovën si shtet të ri të pavarur evropian…”

Duke mbështetur fuqishëm pavarësinë e Kosovës, Gjeneral major Agim QELAJ thekson këto argumente në favor të saj:,1) strukturën etnike të Kosovës,me shumicë dominante demografike shqiptare; 2) vullnetin politik të popullit shumicë të Kosovës, të shprehur nëpërmjet mekanizmave institucionale demokratike të Kosovës; 3) të drejtën për vetëvendosje të popullit shumicë shqiptar në Kosovë,e cila i takon edhe si e drejtë e vetëvendosjes kombëtare edhe si e drejtë e vetëvendosjes së popullatës së territorit të individualizuar; 4),mosqenien e Kosovës në përbërjen e Serbisë,as me rastin e lindjes dhe konstituimit të njësisë federale të Serbisë, në kuadër të konstituimit të federalizmit të Jugosllavisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe menjëherë pas saj: 5 ),Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës të datës 2 korrik 1990,me vendimin në kuadër të saj,për të dalë nga struktura komplekse kushtetuese e Serbisë; 6),qenien e Kosovës me status të njësisë konstitutive të ish-Jugosllavisë;së shtati,dekompozimin e ish-Jugosllavisë;së teti,mosmarrjen pjesë të Kosovës,me asnjë akt konstitucional të saj, në themelimin e Federatës serbo-malazeze(do t’i shtonim edhe të Unionit Serbi-Mali i Zi);së nënti,mosndryshimin e kufijve,meqë edhe Kosova kishte kufijtë e saj interfederalë që nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e saj,sikurse që edhe kufijtë e jashtëm të ish-Jugosllavisë nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin edhe të Kuvendit të Kosovës.

Duke pohuar “se si Serbia,ashtu edhe Kosova,kishin,në esencë,një pozitë të barabartë konstitucionale dhe plotësisht të pavarur nga njëra –tjetra në funksionimin e shtetit,dikur të përbashkët,në aspektin konstitucional”, raportin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës e sheh si”raport më vete që meriton vështrim të veçantë si makroproblem ndëretnik”. Nisur nga premisat fundamentale të filozofisë politike mbi marrëdhëniet ndëretnike, të cilat i ka njohur në thelb,me shumë të drejtë e shtron pyetjen se“si mund të jetë fati politik i një populli çështje e brendshme politike e një populli tjetër”,aq më parë nëse Kosova përbënte dhe përbën një tërësi etnike,politike dhe territoriale.Populli autokton në Kosovë,me koncentrim të lartë etniko-territorial,Kosovën e profilizon dhe e përcakton,siç shprehet AGIM QELAJ; ( në takimin e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim, mbajtur  në klubin Multokulturor,  në ULM të Gjermanisë me 20. Korrik 1997 )   Territori i Kosovës e dallon dhe e ndan plotësisht nga territori i Serbisë. Më tutje vazhdon z: Agim QELAJ,duke i studiuar çështjet ndëretnike në Ballkan dhe,në këtë kuadër çështjen e pakicave kombëtare, Agim QELAJ, përqafon një filozofi të re politike ndaj pakicave dhe,në mënyrë të veçantë, ndaj gjuhëve dhe shkrimeve të tyre .ë këtë pjesë të fjalës sime po shkoqis edhe një fragment nga një paraqitje e tij në një  seminar të mbajtur në Institutin BUKOVINA në Augsburg të Gjermanisë;  ” .E theksova më heret se reagimet dhe polemikat e Agim QELAJT,  e afirmojnë sensin prej një reaguesi dhe polemizuesi me ton dhe theks të mprehtë politik. Duke ia bërë një analizë të thellë politologjike rrjedhave dhe strategjive të luftës në Kosovë  e me gjerë. Fjalia e tij ishte e ngjeshur, me përmbajtje të plotë dhe e argumentuar mirë, kështu që studiuesve të saj i lënë hapësirë të mjaftueshme për shqyrtime, edhe pse ndonjëherë nuk mund të bëjë më shumë se një përfolje të thjeshtë me qëllim të shkoqitjes së mendimeve dhe pikëpamjeve të tij në lidhje me temën e shtruar, duke dashur që ta ruaj deri në fund dhe me korrektësi autonominë e mendimit apo të pikëpamjës së tij.

 

Gjuha dhe stili që përdorë Agim QELAJ, në diskutimet dhe shkrimet e veta janë të llojit të veçantë dhe të një niveli të lartë, jo vetëm shkencor, e luftarak por edhe artistik, për aq sa janë të llojit të veçantë dhe të një niveli të lartë shkencor e artistik .Ai kohës së vet mjaftë i ka thënë dhe mjaftë i ka lënë.

 

Kritika e një vepre nuk mund të jetë tjetër përveç se deklarim për vlerën e saj.Njeriu bëhet kritik jo vetëm kur ta ketë analizuar vlerën e një vepre, por edhe kur ta ketë zbuluar atë. Ai ka shkruar që “t’i shkëpusë nga vetja mendimet, idetë, pikëpamjet. Këtë nuk ka mundur ta bëjë ndryshe veçse duke e depushtuar vetën në të mirë të kauzës kombëtare.

 

Vepra e Agim QELAJT tregon se ai kishte lindur e zgjedhur  një detyrë jetësore që t’i dalë zot çështjës së kombit të vet  dhe Atdheut. .Ai me kohë kishte vërejtur se detyrë mbi detyrat e intelektualit dhe shkencëtarit shqiptar  e sidomos eprorit ushtarak është është që energjinë e vet krijuese ta shpenzojë edhe ta shterojë në të mirë të kauzës kombëtare.

Vepra e e gjeneral Agim QELAJT,  i bën nder kombit, po sikurse edhe emëri i tij të cilin po e përkujtojmë me rastin e vdekjës. Me rastin e ramjes së atdhetarit, gjeneralit, strategut të luftës të madhit Agim QELAJ, ne u shprehim ngushllime ; familjes së tij miqëve, shokëve të gjithë atyre që e njohën martirin AGIM QELAJ: Ai nuk vdiq  papritmas;  Por ne  PAPRITMAS e morëm lajmin për vdekjën e Tij; Ai ballë për ballë luftoi me një ushtri    paisur me mjete moderne luftarake  për ta çliruar  Kosovën. Me rastin e ramjes në general- major  AGIM QELAJ, në      luftën e  Rahovecit, qanë të gjithë ushtarët, qau tërë Kosova, qau tërë Shqipëtarija por qau edhe Diaspora. Me  rrethin e kolegëve të tij:ai ishte një dhe i pari ndër ne; aty ku ne merrnim fjalën, atij i takonte ta thoshte kryefjalën.

TRUPI I TIJ PUSHOFTË I QETË NË TOKËN E KOSOVËS

P.S. Unë isha i ftuar në Akademinë Përkujtimore të marrë pjesë.., por sëmundja e vëllaut e bëri të pamundur pjesëmarrjen time.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx