Faleminderit
Nihat Bakalli: Mit'hat Frashëri ka vendin e vet
E marte, 10.07.2012, 07:44 PM
MID-HAT
FRASHERI KA VENDIN E VET
Nga Nihat Bakalli
Ndoshta
nuk do te kishte qene nevoja e ketij shkrimi, po te mos kishim lexuar shtypin e
ketyre ditevet.
Simbas
ketij shtypi, ne
Perseri
duke u-mbeshtetur te ky shtyp, merret vesht se ne disa pika kyce te kryeqytetit
shqiptar do te perjetesohet kujtimi i
nje grumbulli fytyrash kombetare,
duke u-ngritur nga nje shtatore…
Kjo gje
eshte e mire dhe bile mund te themi shume e mire! N’ato qytete e kryeqytete, qe
e ka sjellur rasti te shohim e te vizitojme, kemi pare shume shtatore, kushtuar
heronjevet apo punetorevet te lirise te vendevet te tyre.
Mirepo,
ajo qe na cudit eshte se ne mjedisin tone nje gje e tille nuk eshte e plote.
Shume
fytyra te nderuara, heronje e punetore te lirise me te vertete madheshtore, si
Dom Nikoll Kacorri, Lef Nosi, Dhimiter Berati etj., mungojne dhe atyrevet as qe
u-zihet ne goje emeri…
Cudia e
jone behet me e madhe dhe fytyra na nxihet edhe me teper nga zemerimi, kur
vrejme se Komisioni ne fjale as qe ka zene ne goje njeriun, i cili duhej te ishte ne radhe te pare te ketyre
heronjevet dhe te punetorevet te lirise. Dhe ky eshte MID-HAT FRASHERI.
Duke zene
ne goje vetem disa nga meritat e tija: Mid-hat Frasheri, biri Abdylit, nipi
Samiut e Naimit, ka qene “kryetar” i Kongresit te Manastirit, qe caktoi ABC-ne
shqipe ne vitin 1908. Ai ka hudhur firmen, krah Ismail Qemalit, Dom Nikoll
Kacorrit, Luigj Gurakuqit etj., ne Karten e Pamvaresise. Ne qeverin’e pare
shqiptare, ai pat sherbyer si “minister”. Mid-hat Frasheri i pat sherbyer
shtetit shqiptar, duke qene si “ambasador” ne Athine dhe keshtu duke mbrojtur
popullsine tone came, te lene pa-drejtesisht jashte kufijvet shqiptare, te
cilen qarqet shoviniste greke po e debonin prej tokavet te veta shekulllore, per
t’a syrgjynosur ne shkretirat e
Anadollit. Ankesavet te tija, ne kete pike, nuk iu pergjigjen disa njerez te pa
skrupuj qeveritare. Mid-hat Frasheri e pat mbrojtur ceshtjen shqiptare me guxim
e me fakte, se bashku me At Gjergj Fishten etj., ne Konferencen e Ambasadorevet
ne Paris te Frances.
Mid-hat
Frasheri pat qene pronar i nje librarie ne Tirane. Librat e tija me vlere i
konfiskoi regjimi I pa-shpirte komunist.
Mbi te
gjitha, ai e kundershtoi me plote fuqi pushtimin fashist dhe qe njeri prej
themeluesvet kryesore te “BALLIT KOMBETAR”, deri diten qe i mbylli syte ne New
York, ne Tetor 1949.
Vecojme
ketu se Mid-hat Frasheri, me ndihmen e aleatevet anglo-amerikane, shpalli
Komitetin Kombetar “Shqiperia e Lire”, me 26 te Gushtit 1949 ne Paris te
Frances, duke qene kryetar i tije dhe duke patur si anetare, Abas Kupin, Zef
Palin, Nuci Koten e Seit Kryeziun. Shenojme ne kete mes se aletatet nuk kane
patur vecse fjale te mira per kete shqiptar te mire, te ndereshem edhe punetor
lirije…
Per
ndereshmerin’e tije, deshiroj te tregoj nje gje shume domethenese.
Kur kam
shkuar per here te pare ne Amerike ne Janar 1959, e pat sjellur rasti te
takohesha me disa shqiptare ne Hackensack. Njeri nga shoket qe me priti ka qene
Ejup Binaku, nga Gjakova. Ai me mori per doret dhe me coi ne nje dhome te
vecuar ne shtepine ku banonte dhe me gisht me tregoi nje valixhe te vjeter prej
kartoni. Me tha: - A e sheh kete valixhe? Kjo ka qene pasuria e Mid-hatit.-
Me kujdes
te madh, e hapa kete valixhe. C’kishte mbrenda? Vetem nje furce dhembesh, dy
kallepe sapuni. Ca brisqe rrojesh, nje brushe rrojesh. Nje kemishe te vjeter.Asgje
tjeter.
Kjo ishte
e gjithe pasuria e Mid-hatit. Kete pasuri shoket ne Hackensack e paten ruajtur
me kujdes si “amanet” vite me radhe.
Natyrisht,
Mid-hat Frasheri ka lene mbrapa shume gjera me plote vlere, te cilat shqiptaret
i kane ne mend sa here qe flasin ose qe shkruajne per ‘te.
Kemi
shume te drejte pra te pyesim (dhe medomemos duhen edhe spjegime) pse Mid-hat
Frasheri, ky gjigand i shqiptarizmes, te mos vihet ne radhe te pare prej
qeveritarevet te Tiranes? A mos valle nuk e meriton te kete edhe ky nje
shtatore, ne kryeqytet?
Urojme te mos jete nje lajthitje me qellim…