E hene, 29.04.2024, 10:35 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gëzim Llojdia: Selahedin Velaj, legjenda vlonjate

E marte, 10.07.2012, 07:19 PM


DR.SELAHEDIN VELAJ, LEGJENDA VLONJATE NË AMERIKË

Autori i librit Pierre-Pandeli Simsia tha se: një grup shqiptarësh nga diaspora i kishin propozuar Presidentit të Republikës dekorirmin  e kësaj figure të shquar.Po kështu një kërkesë e këtillë i është drejtuar edhe bashkisë së Vlorës.

NGA GËZIM LLOJDIA

“Dr.Selahedin Velaj u largua nga Shqipëria në prag të vendosjes së rregjimit komunist Libri i jetës së tij ishte i shkruar me letrën e fatit..

Largimi, nën një mot të ftohtë, nën vështrimin e mjegulluar të heshtur,anija  shqiptare përpara se të mbërrinte në brigjet fqinje,mbeti në det ku kuja dhe frika e tmerri zgjuan detin nga gjumi.

Nuk mund të harrohen të gjitha, se gjithë jetën  e tij mbi supe mbetën në shpirtin etij brenga. Ka kohë që kur sheh brigjet dhe detin, nuk duhet  t’i kujtoj në kthim dhe ikje, “arratinë” dhe zërat e trishtuar në anije.Një herë shkoi deri në Korfuz për të parë brigjet shqiptare

“Cfarë po lemë nga pas?I kujtonte fytyrat etyre kur zemra ndahej në dysh. Njëri vëlla largohet tjetri,Petriti “Mandela i Vlorës”,kapet për tu “strehuar definitivisht “ 37 vjet nëpër burgjet shqiptare,vëllai tjetër Hulusiu drejtor i bankës,i japin plumbin ballit me një motivacion të njohur,përkrahës i amerikanëve,familja vite internimi.

Petrit Velaj:Neper fshatra te Shkodres, bashke me tim vella Selahedinin, kaluam 3-4 muaj. Papritur ne ditet e para te gushtit 1944, na erdhi lajmi se ideatoret e Ballit Kombetar: Skender Muca, Yzeir Ismaili, dhe Zako Mezini u arrestuan pabesisht nga forcat gjermane, tek Ura Izvorit ne Orikum. Brenda po asaj nate ata pushkatohen ne fshatin Bubullime te Lushnjes. Vrasja e Skender Mucos dhe e shokeve te tij ishte nje humbje e madhe per nacionalizmin shqiptar. E kam degjuar nga goja e Mit'hat Frasherit kur na tha: "Ishte avokati Muco, i cili do te na nxirrte nga gjendja katastrofike ku po jeton gjithe vendi..." Ai ishte nderlidhesi i Shtabit te Mesdheut me forcat e Ballit Kombetar shqiptar. Ai kishte organizuar zbarkimin e shpejt te trupave aleate ne Dukat dhe Bregdet. Sic duket, sic me ka thene edhe Mit'hat Frasheri, gjermanet nga agjentet e tyre e kane marre vesh punen e bere nga Skender Muco.Ishim ne shtepine e Rrushit Rroit ne Shkoder kur morem vesh se ne fillim te Nentorit 1944, ne kete qytet erdhen krejt kreret e Ballit Kombetar, me ne krye Mit'hat Frasherin. U grumbulluan edhe me shume se treqind e ca te rinj. Mbas disa ditesh u kthye Sulejman Mecua nga Shtabi i Mesdheut e na tha: "Ushtarakisht, sot per sot e ka Nacionalclirimtarja. Kjo s'do vazhdoje shume. Per te ruajtur njerzit tane duhet te largohemi nga Shqiperia..." Keto fjale kaluan goje me goje te nacionalisteve ne te gjithe qytetin.Te nesermen si u gdhi, me thote im vella, Selahedini: "Petrit vella, te kerkon zoti Mit'hat Frasheri, ne oden e siperme te shtepise. Menjehere ngjita shkallet e drunjta. Trokita ne dere. Sapo hyra, zoti Mit'hat me prit me buzen ne gaz. Me thote: - "Do te shkosh ne Tirane. Atje do te takosh Medihane, vajzen e Mehdi Frasherit. Do t'i kerkosh ne emrin tim 650 napolona flori. Na duhen per ne gjemixhiun qe te na coj ne Itali. Keshtu o biri im, armatosu e sigurohu mire rruges. Gjithashtu do te shkosh e te takosh profesor Nexhat Peshkepine e t'i japesh haber se i pres te vijne ketu se bashku me doktor Haxhi Musane nga Elbasani". U gezova pse keta ishin edhe miq te familjes sone.Sic me keshilloi Selahedini, nuk u nisa me veture, por mora udhen me autobusin e linjes Shkoder-Tirane. Ne Milot takoj Abas Ermenin, pasi autobuzi na ndaloi nga shenja qe dha pararoja e tyre. Aty, dy dite me pare ishte bere nje perleshje me gjermanet. Forcat e Ballit Kombetar, te komanduara nga Abaz Ermeni kishin djegur 12 makina, ishin vrare njerez nga te dyja palet. Abazi ishte merzitur kaq shume nga vrasja e luftetareve te tij, saqe mua mezi me njohu. Profesor Abazi kishte ndenjur 2 jave gjate vitit 1944 ne shtepine tone, ne Ujet e Ftohte. Me tregoi per perleshjen. Une i thashe per porosite e Mit'hat Frasherit dhe u ndame.

Ne afersi te katundit Mamurras, u ndeshem me nje prite. Rruga ishte e zene me peme e trungje lisi. Ishte e pamundr qe te kaloje. Nderkohe nga kodrat perreth bresheri armesh na qelluan me mitroloz. Ishin partizane te vendosur ne kodrat e Albulenes, ne afersi te Mamurrasit. Ne autobuz ishte edhe Isak Metua nga Mesapliku se bashku me Ejup Zoton nga Ramica. Une, meqenese kisha dhe nje leter nga Mit'hat Frasheri nuk u dorezova. Te shtenave te armeve te tyre u pergjigja me revolverin tim. Aty, tek muret e shtepise se Prek Previzit, ne nje vije hapa nje grope dhe e futa letren brenda. Shkova tek muret e shtepise ku u ndesha perseri me forcat partizane. Njohja njerin prej tyre. Ishte Vangjel Kolea. Me lidhen dhe me cuan ne shtabin e Brigades 23 te partizane. Komandant i kesaj brigade ishin Hamim Keci dhe Xhavit Qesja. Me cuan ne nje katua, me qellonin e kerkonin te dinin misionin tim. Pas disa ditesh me denuan me pushkatim.

Pierre-Pandeli Simsia në botimin e tij Dr.Selahedin Velaj, legjenda vlonjate në amerikë,shprehet: Që kur u njoha për herë të parë me Dr. Selahedin Velaj dhe gjatë viteve në vazhdim, si njeri, si bashkatdhetar, humanitar, patriot… gjithmonë më ka ngacmuar si një limë e bezdisshme në ndërgjegjen time ndjenja dhe dëshira të shkruaja për të. Një zë i brendshëm shpirtëror më fliste shpesh të bëja atë, që vetë Dr. Velaj e ka të vështirë të flasë e të shkruajë për veten e tij. Ai gjithmonë ka ditur të zgjedhë heshtjen.Heshtja e tij… ! Gjithë jetën, Dr. Selahedin Velaj ka punuar për Kombin Shqiptar në heshtje, pa e ngritur zërin të reklamonte e ta dëgjonin të tjerët atë që ai e bënte me vetëmohim dhe dashuri, me sakrifica, me përkushtim…

Por edhe nëse Dr. Velaj zgjedh heshtjen, janë faktet historike ato që nuk heshtin, janë puna dhe vepra e tij madhore në shërbim të Kombit, janë bashkatdhetarët, janë arkivat e VATRËS ku Dr. Selahedin Velaj ka dhënë një kontribut të madh në rritjen dhe jetëgjatësinë e saj si ndër anëtarët e Kryesisë së Vatrës, si Kryetar i Degës së Vatrës për dy vjet në Nju Jork, është vetë vepra e tij madhore brilante patriotike, janë shoqatat dhe njerëzit e ndryshëm në nevojë ekonomike ato që nuk heshtin kur Dr. Velaj u është gjendur pranë duke i ndihmuar në çastet e tyre më të vështira, janë “arkivat” në mendjet dhe zemrat e bashkatdhetarëve që e kanë njohur dhe që vazhdojnë ta njohin nga afër atë burrë kolos të ndritur të shqiptarizmës.

Dr. Velaj sot është një burrë i mbajtur mirë fizikisht. Fisnikëria vazhdon akoma të lexohet në fytyrën e tij. Edhe pse mosha bën të vetën, në rrudhat e tij mbi ballë, në flokët e tij të zbardhur, ne shohim vitet e kaluara të jetës së tij, merakun për vendin dhe popullin e tij, qetësinë e tij shpirtërore, që më në fund Shqipëria u çlirua nga vampiri komunist, që Kosova fitoi njëherë e përgjithmonë lirinë e përjetshme, që së shpejti edhe Çamëria të çlirohet njëherë e përgjithmonë e të marrë frymë lirisht.Heshtja e Dr. Velaj-t!Nuk mund të rri pa përmendur edhe një fakt: Në vitin 2005 i shpreha dëshirën time Dr. Velaj-t të bënim një bashkëbisedim (intervistë) një përmbledhje të jetës së tij në emigracion për t’a botuar në gazetën Shqiptaro-Amerikane ILLYRIA këtu në Neë York. Më falënderoi për ç’farë i kërkova, por më refuzoi, dukemë thënë disa arsye që mua nuk më bindën. (“arsyet” e tij ishin, sepse nuk donte të publikonte ato që kishte bërë… i dukej si mburrje përpara bashkatdhetarëve të tij…)Ditët në vazhdim, me insistimin tim, e “binda” dhe lamë vendin e takimit. Pas disa ditësh, kur shkrim-intervistën e kisha përfunduar dhe ishte gati për t’u botuar në gazetë, Dr. Velaj më njofton që të mos e dërgoja për botim shkrimin dhe, për t’u bindur në vendosmërinë e tij dhe në dëshirën dhe insistimin tim, në

të njëjtën kohë u kishte telefonuar edhe punonjësve të gazetës ILLYRIA që të mos e botonin në gazetë dërgesën time. Vetkputohet, nuk u ndjeva mirë, por unë kisha qëllimin tim ta realizoja atë që doja. Edhe pse nuk u botua në gazetën ILLYRIA, shkrimin bashkë me intervistën me Dr. Selahedinin të shoqëruara edhe me disa foto ia dërgova shtypit të pavarur në Shqipëri, ku edhe u botua, madje u botua edhe në disa gazeta evropiane ku ka shqiptarë dhe në ëeb site dhe gruplista të ndryshme në internet….Edhe pse jeta me të papriturat e saja e goditi pamëshirshëm familjen dhe shpirtin e tij, duke i shkaktuar dhimbjen më të madhe që mund të ndjejë një prind për humbjen e fëmijës së tij, Dr. Selahedin Velaj, me virtytet e tij të larta burrërore, me dashurinë për atdheun e tij dhe tonin bashkë, me patriotizmin që e karakterizon, vazhdon të ndjejë dhimbje në çdo kohë, kur mëson për politikat e mbrapshta, pabesitë dhe shantazhet, dinakërinë e shteteve fqinje ndaj Shqipërisë dhe ëndrrat e tyre të vjetruara dhe mjerane, copëtimin e territorit shqiptar.

Kështu ndodhi edhe muajt e fundit, kur Dr. Selahedin Velaj, ishte nismëtari dhe organizatori i takimit me intelektualë të ndryshëm që jetojnë në Nju Jork, ku diskutuam për pretendimet territoriale dhe detare që shtetet fqinje kanë ndaj vendit tonë.Ishte Dr. Velaj ai që propozoi në atë takim për t’i dërguar një peticionin Parlamentit Evropian, Qeverisë Shqiptare, që edhe ajo, nëpërmjet eurodeputetëve që përfaqësojnë Shqipërinë në Parlamentin Evropian, ta ngrejë zërin e saj për këto probleme, propozim ky, që u pranua nga të gjithë ne dhe peticioni u dërgua.

Në biseda të ndryshme me njerëz që e njohin Dr. Selahedinin të thonë në koinfidencë se ai njeri është Nderi i Komunitetit Shqiptar në Amerikë, Nderi i Kombit tonë. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe kaninioti Selahedin Velaj, legjenda vlonjate në shqiptarët e Amerikës dhe në mbarë Diasporën Shqiptare.Gjithë jeta, puna, vepra e tij, janë histori, janë muze, janë thesaret e paçmueshme që ruhen në atë muze për të gjithë emigrantët dhe mbarë shqiptarët, për të njohur bijtë e rrallë e të ndershëm të Kombit tonë. Duke u njohur me jetën, vuajtjet, aktivitetin e të nderuarit Dr. Selahedin Velaj e kupton përsëri se bijtë e ndershëm të Shqipërisë janë dhe do të mbeten përherë të nderuar. Dr. Selahedin Velaj, Simboli i Diasporës Shqiptare në Sh.B.A. biri i shtrenjtë i shqiptarisë, një ndër vatranët e vjetërqë ka dhënë një kontribut të çmuar në jetëgjatësinë e saj duke bërë edhe fushata për të grumbulluar ndihma në bashkatdhetarë për Vatrën . Një ndër rastet e shumtë, ka qenë edhe atëherë, kur grumbulloi njëzetë mijë dollarë, shumë e madhe me kursin e asaj kohe, kur Kryetar i Vatrës me qendër në Boston ka qenë zoti Pjetër Lukaj. Njeri i angazhuar me pjesëmarrjen e tij fizike në nismat dhe aktivitetet e ndryshme është ndër burrat e mëdhenj të Diasporës Shqiptare në Amerikë, një figurë e ndritur e Kombit tonë.Vlora heroike dhe historike, ajo vatër e ndezur për liri, që tregoi heroizëm kundër pushtuesit turq e deri tek heroizmi kundër pushtuesit italianë, Vlora, vendlindja e Pavarësisësë Shqipërisë dhe e Ismail Qemalit, qyteti bregdetar turistik dhe piktoresk, sigurisht, ndjehet krenare për birin e saj të ndritur që e lindi dhe e riti, burrin e nderuar Selahedin Velaj, siç ndjehemi të gjithë ne krenarë, pjesëtarët e Komunitetit Shqiptar të Amerikës që patëm fatin e mirë të kemi në gjirin tonë doktorin e nderuar Selahedin Velaj, siç ndjehet krenarë çdo shqiptar kur mëson për aktivitetin patriotik humanitar të tij, siç ndjehet krenarë mbarë Kombi Shqiptar.Vepra patriotike e Dr. Selahedin Velaj-t, respekti dhe vlerësimi që kanë bashkatdhetarët për të, vlejnë më tepër se një dekoratë mirënjohjeje, se një titull i lartë nderi, që duhet t’i jepej nga instancat më të larta të shtetit shqiptar. Titujt më të lartë të nderit, Dr. Velaj i ka marrë prej kohësh nga bashkatdhetarët dhe mbarë shqiptarët me dashurinë dhe respektin që kanë ndaj tij për kontributin e tij të përkushtuar.

Prof. Dr. Agron Fico ka thënë për këtë figurë të shquar:Dr. Selahedin Velaj shquhet si nismëtar i mjaft veprimtarive atdhetare, si donator për çështjen kombëtare, për luftën e shqiptarëve të Kosovës kundër pushtuesve serbë.Dr. Velaj dëshmoi dashuri për kulturën shqiptare duke ndihmuar dhe bashkëpunuar me dijetarin japonez,  Prof. Dr. Kazuhiko Yamamoto, i cili i kushtoi Kanunit shqiptar të Lekë Dukagjinit studime të veçanta dhe serioze. Vetë Dr. Velaj, i veshur me kostum kombëtar, shkoi në Japoni dhe ngriti flamurin shqiptar në aulat e universitetit japonez.Dr. Velaj shquhet për karakterin e fortë, për dinjitetin njerëzor, për ndershmërinë dhe frymën miqësore. Edhe në humbjen e dhimbshme të të birit, djalit të madh, ai manifestoi virtyte të larta burrërore dhe shqiptare, duke fituar nderimin dhe përkrahjen e dhjetëra e dhjetëra miqve shqiptarë dhe amerikanë.Është kënaqësi intelektuale të takohesh dhe të bisedosh me Dr. Selahedin Velajn, që shquhet për fjalën e mençur dhe realiste, për humorin e këndshme dhe për respektin civilizues.Dr. Selahedin Velaj është legjenda e gjallë vlonjate në gjirin e bashkësisë shqiptare në Amerikë, e cila e do, e nderon dhe i uron shëndet, jetë të gjatë dhe të mbarë.

Promovim në Vlorë

Në sallën e bibliotekës publike “Shefqet Musaraj”, me një pjesëmarrje të gjerë vlonjatë dhe familjarë e të afërt krijues,poet e shkrimtare, u organizua promovimi i librit “Dr.Selahedin Velaj, legjenda vlonjate në amerikë” të autorit Pierre-Pandeli Simsia.

Takimin e çeli Mjeshtri i Madh,prof. Bardhosh Gaçe,folën shkrimtari Eqerem Canaj,Liljana Gjika,Petrit Velaj,mbesa Dhurata Dauti,djali i  N.Peshkepisë,Luan Cipi,Petraq Pali.Mbetet e paharueshme përshëndetja e Dr.Selahedin Velaj, të cilën e përcolli me telefon për të pranishmit në sallë.Një përshëndetje për auditorin vlonjat dërgoi nga Zëri i Amerikës,Elez Biberaj.

Autori i librit Pierre-Pandeli Simsia tha se: një grup shqiptarësh nga diaspora i kishin propozuar Presidentit të Republikës dekorirmni e e kësaj figure të shqaur por nuk është dhënë përgjigje.Po kështu një kërkesë e këtillë i është drejtuar edhe bashkisë së Vlorës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora