Faleminderit
Gjon Neçaj: Krijuesi që i dha jetë dhe liri vendit të vet
E hene, 04.06.2012, 01:17 PM
KRIJUESI
QË I DHA JETË DHE LIRI VENDIT TË VET.
(Në 65 vjetorin e lindjes së poetit, shkrimtarit, studiuesit dhe publicistit Sejdi Berisha).
Nga Gjon NEÇAJ
Para tre-katër vjetësh,kur miku dhe kolegu nga Gjakova,Tahir Bezhani na fliste për një krijues nga Peja të quajtur Sejdi Berisha,befas dikund në një kafene të hotel “Pashtrikut”,a thua si me porosi,u paraqit një burrë babaxhan,i bëshëm,i qeshur,veshur paksa sportiv ,por hijshëm dhe me çantën hedhur krahëve.E unë ndërkaq e njoha nga fotot:: ishte bash ai,Sejdi Berisha,poezitë e të cilit i kisha lexuar që herët,para viteve nëntëdhjetë në periodikët letrarë që botoheshin në atë kohë në Tiranë…
E kështu
u çmallëm dhe u njohëm për të mos u ndarë kurrë.
Ai
shkruan e shkruan pa bujë,qetë-qetë në Pejën e tij,që e don aq shumë e nuk mund
të ndahet asesi prej saj.Tashmë Sejdi
Berisha,poeti,studiuesi,shkrimtari,eseisti dhe publicisti 65 vjeçar ka një prodhimtari
të begatshme prej rreth 30 vepra të zhanreve dhe gjinive të ndryshme.
Në një aktivitet të zhvilluar në 40 vjetorin e krijimtarisë së tij,ai shkruan : “ Shumë vite paskan kaluar e nuk e paskam ditur,dhe,kaq pak kam bërë për popullin tim…”
E padyshim Sejdi Berisha në këtë 65 vjetor ka një pasuri të pasur shpirtërore të veprave të tij,duke e quajtur pa mëdyshje bardin e letërsisë shqipe .
Ai i përket sojit të krijuesve që kanë shpirtin dhe ndjenjën për njeriun. Prandaj, edhe krijimtaria e tij është e lexueshme dhe e kërkueshme.
XXX
Krijuesi
Sejdi Berisha është poet, romancier, dramaturg, kronikan, publicist. Në të gjitha
fushat me të cilat u mor, la gjurmët e veta krijuese,në të gjitha fushat me të cilat
u mor, la në to edhe nga një atom të shpirtit të tij prej njeriu,la në secilën
prej tyre ndjenjën e njeriut të sinqertë e të dashur,la ndjenjën e njeriut
atdhetar,do të shkruante krijuesi dhe kritiku Flori Bruçi. Siç shprehet vetë krijuesi
Sejdi Berisha,letërsia e mirëfilltë nuk bëhet dhe as nuk arrihet duke u shkapërderdhur,
duke bërë klane e grupe, por as duke mbjellë inate e zili të pakuptimta, të cilat
i ngjajnë një trungu të kalbur, apo një mjeti shpërthyes që helmon.
Mes kolegësh
Ka shkruar e ç’nuk ka shkruar Sejdi Berisha: ka shkruar për veprimtarinë kombëtare të atdhedashësve tanë breza pas brezi, ka shkruar për gjithë ata që kontribuan për Kosovën, shkruar për UÇK-në, ka shkruar për dëshmorët e saj, për t'i përjetësuar ata, se gjaku i tyre është liria e jonë.
Shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha, është një prej figurave më të dalluara dhe më karakteristike, krijimtaria e të cilit ka veçantinë e ngrohtësisë shpirtërore dhe të përjetimit, ka zërin dhe mesazhin metaforik, kurse universi i tij krijues së bashku me filozofinë e mendimit, lexuesin jo vetëm se e bën për vete dhe kureshtar, por edhe e provokon për analiza të mëvetësishme të veprave të këtij krijuesi, kanë theksuar studiuesit e veprave të tij.
Sejdi
Berisha i përket sojit të krijuesve që kanë
shpirt dhe ndjenjë njerëzore, ndaj,
krijimtaria e tij është e larmishme dhe jetëgjatë.
Mendja dhe pena e Sejdi Berishës për këto vite krijimtarie, ka derdhur në ar veprat e tij të lexueshme nga lexues të shumë të tij anë e mbanë trojeve shqiptare.
Kredoja e tij shpërthyese që i ka parapri mendimit letrar e kulturor të krijimtarisë së tij është se letërsia e mirëfilltë nuk bëhet dhe as nuk arrihet duke u shkapërderdhur, duke bërë klane e grupe, por as duke mbjellë inate e zili të pakuptimta, të cilat i ngjajnë një trungu të kalbur, apo një mjeti shpërthyes që helmon,shkruan Sejdi Berisha.
E ata që kanë lexuar krijimtarinë e tij, në çdo varg e shkronjë do ta hasin dhimbjen për Kosovën,duke e ndrydhur nme optimizmin e tij se liria së shpejti do të ndrisin në Kosovën e tij.
XXX
E siç shjkruan studiuesi i veprës së Sejdi Berishës,krijuesi Flori Bruçi,ajo ia dha harenë shpirtit të shkrimtarit. Liria, tash zuri pjesën tjetër të krijimtarisë së autorit. Derisa në veprat e mëparshme Sejdi Berisha denonoconte përmes artit letrar dhunën dhe barbarinë e pushtuesit serb, pas vitit 1999, kur atdheu u çlirua, këshilloi se si të ruhet liria. Prandaj, shkroi për luftën e shenjtë të UÇK-së për atdhe.
E duke cituar atë ( Flori Bruçin ), Sejdi Berisha është shembull se si duhet të jetë njeriu,se si duhet të jetë krijuesi.
Sejdi Berisha,është dhe mbetet padyshim një prej figurave më të qënësishme dhe më karakteristike të krijuesve në Kosovë, e jo vetëm, krijimtaria e të cilit ka veçantinë e ngrohtësisë shpirtërore dhe të përjetimit, ka zërin dhe mesazhin metaforik, kurse universi i tij krijues së bashku me filozofinë e mendimit, lexuesin jo vetëm se e bën për vete dhe kureshtar, por edhe e provokon për analiza të mëvetësishme të veprave të këtij krijuesi,janë shprehur studiuesit e veprave të tij.
Sejdi Berisha është njëherazi edhe një prej atyre që i dha shpirt dhe jetë zhvillimit të artit skenik shqiptar krahas fushave të artit të shkrimtarisë.
XXX
Më 10
qershor 1947 në shtëpinë e Bajram Berishës në Pejë u dëgjua për herë të parë një
zë i fuqishëm fëmije të porsalindur.Të pranishmit u çuditën për fuqinë e tepërt
të zërit të këtij mashkulli që sapo kishte lindur në votrën e Bajramit.Do jetë me
za,pëshpëritën plakat,do bahet i mëçëm,thane burrat mustaqezinj vesh më vesh,andaj
e pagëzuan me emrin Sejdi….
Që në shkollën
fillore,ky Sejdia zëmadh filloi të shkruaj poezi,të cilat së pari i botohen në gazetën
“ Flaka e Vëllazërimit” të Shkupit e pastaj në “Pionieri” dhe në “Rilindja për
fëmijë”.Nga këtu zë fill edhe zhvillimi i talentit dhe si shkrimtar e gazetar.Si
nxënës i gjimnazit të Pejës bashkëpunon me gazetën “Bota e Re”,kurse që nga
viti 1970 bëhet bashkëpunëtor produktiv i gazetes “Flaka e Vëllazërimit” në Shkup.
Në vitin 1972
punësohet në RTP,respektivisht në Radio Prishtina si korespondent nga Peja,prej
nga raporton dhe informon opinionin e gjerë për ngjarjet dhe aktivitetet e
gjithmbarshme nga ky rajon: Peja,Deçani,Klina dhe Istogu.Në këtë detyrë qendron
deri në korrik të vitit 1990,kur policia serbe me dhunë I dëbon nga vendet e
tyre të punës të gjithë punëtorët shqiptarë të Radiotelevizionit të Prishtinës.
Sejdi
Berisha gjatë punës në Radio – Prishtina ka arritur titullin e rdaktorit të kategorisë
së pare dhe përpos që ka përcjellë zhvillimet dhe ngjarjet në rajonin e Pejës,ka
raportuar edhe nga ngjarjet dhe tubimet
më të rëndësishme anë e kënd ish-Jugosllavisë.Ka qënë edhe reporter në manifesimet
kulturore,siç ishte festivali iTeatrove Amatore të Jugosllavisë,Festivali
Republikan i Teatrove të Kosovës,Serbisë dhe Vojvodinës dhe festivali i
Teatrove Amatore të Kosovës,të cilat për çdo vit mbaheshin në trebinjë të Bosnjës
dhe hercegovinës,në Kulla të Vojvodinës dhe në ferizaj të Kosovës.
Për punë cilësore
dhe profesionale,disa here Sejdi Berisha është shpërblyer me mirënjohje.Për 5
vjet ka qënë edhe gazetar-korepondent i televizionit të Prishtinës,kurse pas
vitebe nëntëdhjetë edhe gazetar i “Rilindjes”.
Sejdi
Berisha krijues,publicist dhe kronist,në nëntior të vitit 1982 nxorri numri e
parë të gazetës “Peja” dhe është themeluesi I Radio Pejës në vitin 1981.Në vitin
1982 ka qënë drejtor I këtij institucioni me rëndësi të veçantë informative dhe
shoqërore,por duke mos u pajtuar me koncepcionet e udhëheqjes së atëhershme të Kuvendit
Komunal të Pejës,nën patronazhin e të cilit ishte edhe radio Peja,e që një koncepcion
i tillë nuk lejonte hapësirë për punë creative,cilësore dhe profesionale,tërhiqet
nga kjo detyrë dhe serish kalon në Radio – Prishtina.
Sejdi
Berisha është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe I Lidhjes së Gazetarëve
të Kosovës.Deri më tash ka botuar 29 vepra,ku së fundi “Monografi për teatrin e
pejës”,një vepër voluminoze dhe e veçantë në llijin e saj,është vlerësuar si një
ndër monografitë më të zgjeruar për kulturën pejane, e jo vetëm.
Sejdi
Berisha ka qënë themeluesi dhe drejtuesi i Klubit Letrar të Pejës për disa mandate,ai njëkohësisht është anëtar nderi i shumë klubeve dhe
asosacioneve letrare në Kosovë,Shqipëri dhe diasporë dhe është nderuar me shumë
çmime letrare për krijimtarinë e tij
Që nga
viti 2002 është anëtar i Bordit të Teatrit Profesional “Istref Begolli” të Pejës,ka
qënë anëtar I Këshillit Artistik të Galerisë së Arteve të qytetit të Pejës dhe
për një kohë edhe kryetar I Bordit të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë.
Sejdi
Berisha jeton dhe punon në Pejë
E unë do
ta mbyll këtë esse për Sejdi Berishën në 65 vjetorin e lindjes,me një thënie të
tij për të kuptuar kredon e ketij krijuesi të veçantë dhe prodhimtar,i cili me
veprat e tij
I dha jetë
dhe liri Kosovës martire,sot radhitur krenare ndër shtetet europiane si një Lokemadhe
që triumfoi nepër rrjedhat e historisë, e në 100 vjetorin e shtetit shqiptar
bulëzon liri dhe krenari kombëtare:
“… Kujtojeni
se sa vështirë është kur harron vetveten në momentet më të nevojshme,atëherë kur
i nevojitesh fjalës sate,dritës dhe zjarrit,heshtjes dhe zërit…”