Faleminderit
Mustafë Rugova: Harun Beka - Nga mërgimi drejt e në luftë
E diele, 03.06.2012, 04:29 PM
Nga mërgimi
drejt e në luftë
-11 vjet
nga rënia heroike e dëshmorit të Kombit, Harun BEKA -
(qershor 1951 - prill 1999)
Shkruan: Mustafë RUGOVA
U bënë 11 vjet nga rënia heroike e Harun Bekës,
mërgimtarit atdhetar që gjithë jetën u përpoq për Lirinë që e gëzojmë sot.
Më kujtohet
si tash, nata kur erdhi në Roterdam për të ngushëlluar familjen Morina, pas rënies
në Gexhë të Rahavecit, të Dëshmorit të Kombit Muhedin Morina.
Atë gjysmënate,
deri në agim e kaluam bashkë me Harunin, mikun tim të shtrenjtë, që shkoi
krenar në botën e përtejme.
Ishte i
prerë: “Do të shkoj në luftë. Për këtë ditë kam jetuar deri sot… E kam pritur që
të vijë ky çast dhe jam i gatshëm të përleshem me pushtuesit serbë…”
E shikoja
me vëmendje fytyrën e tij që ndriste nga një vendosmëri e pakthyeshme.
Shkoi në Koshare,
aty ku kishte luftë frontale me ushtrinë serbe, dhe u vra në përballje me të,
ashtu siç ndodhë me të gjithe idealistët, për të cilët liria nuk ka çmim.
Me Harun
Bekën jam njohur në ditët e para të jetës në mërgim, në vitet e kahershme tetëdhjetë.
Për herë të parë e kam takuar në Klubin “Emin Duraku” në
Që nga
viti 1983 ishte anëtar i Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi dhe
njeri që nuk hezitonte të përballet haptas me zagarët e ambasadave jugosllave
dhe me politikanët e tredhur kosovarë që vinin në mërgim për të shkatërruar Lëvizjen
Kombëtare të Kosovës, e cila rritej e fuçizohej ditë e më tepër…
… Me 1
prill 1984 në Dortmund, kishte shkuar një dërgatë nga Kosova, në përbërje te përsonazheve
tashmë të harxhuar kuslingë, për të dënuar demonstratat dhe e kërkesat
studentore, që tashmë ishin bërë çështje jetike për Kosovën. Aty kishte mërgimtarë
serbë, boshnjakë, kroatë dhe shqiptarë… Ndërkohë që “bashkim – vëllazërimit” i
kërcisnin të gjitha vidhat demagogjike…
Fjalim
pas fjalimi, nga Batalli e te Mutalipi, rrenë e shpifje politikanësh imoralë dhe
revolta e djemëve të Kosovës ishte krejt e pashmangëshme… Ndër të parët Sylë Thaçi,
njëri prej kryeaktivistëve shqiptarë në Gjermani dhe Harun Beka, krahu i djathtë
i tij:
“Lërini
rrenatë se nuk po i mbanë as Toka! Kosova do të bëhët Republikë, ju këtë proces
mund ta pengoni, por kurrë nuk do të mund ta ndalni… Hapini sytë, sa nuk është bërë
vonë…”
Fjalë pas
fjale dhe gjendja në sallë elektrizohet në maksimum. Harun Beka i sulmon
renegatët dhe ata, të vetëdijshëm se nuk janë në Kosovë, ku kishin prapa udb-ë e
ushtri, por në mërgim përballë djemve të popullit, të gatshëm në çdo akt
sakrifice për të mbrojtur çështjen e Kosovës dhe emrin e mirë: SHQIPTAR e lëshojnë
sallën, si pula të lagura, pa e pritur i pari të mbramin…
Katër
muaj më vonë, në korrik të vitit 1984, konsullata jugosllave organizoi edhe një
tubim tjetër të ngjashëm po në Dortmund. Kësaj radhe shfaqnin një film, ku
paraqitej se si shqiptarët therrnin një fëmijë serb…
Fyerja
ishte e padurueshme dhe reagimi i Harunit me shokë i pashmangshëm: “Ndaleni këtë
bërllog, se shqiptarët nuk vrasin fëmijë, por ju jeni ata që po i vrisni fëmijët
e tyre…”
Zëvendëskonsulli,
një shqipfolës me emrin Shefqet (Rrota - Berisha), i vetëdijshëm se çka pritej,
kishte organizuar një grup gorillash për të eliminuar Harun Bekën… Dhe ata e
sulmojnë Harunin, djalin që kudo që ishte e nderonte familjen dhe vendlindjen e
tij, Gushafcin e Mitrovicës… Nuk kishte shumë zgjidhje, prandaj nxori
revolverin dhe ua tregoj kuislingëve erën e barotit. Dhe ata, nga frika nuk patën
kohë të dalin për dere, por dolën, për adalet, për penxhere…
Harun
Beka, në Klub e gjetkë, ka qenë vendosmërisht në anën e atdhetarëve dhe kundër
spiunëve e intrigantëve, kundër argatëve të shërbimeve sekrete që donin ta bëjnë
shoshë gjithë Lëvizjen në mërgim, duke goditur sidomos krahun nacionalist të saj,
që ishte më i qarti në kërkesa dhe më i vendosuri në veprime…
Për shkak
të ndarjeve të thella politike e ideologjike në mërgim, të nxitura nga UDB por
edhe sigurimsa famëkeq shqiptarë, Harun Beka me shumë shokë të tij tërhiqen nga
Lëvizja, dhe veprojnë në kuadër të Komitetit të Kosovës për informimin e
Opinionit Botëror.
Erdhën
vitet nëntëdhjetë…, gjendja në Kosovë ashpërsohej, dhe lufta shihej gjithnjë e
më e pashmangshme.
Harun
Beka me shumë të tjerë e dinin këtë dhe një ditë patën fatin dhe nderin të rrjeshtohen
në radhët e Brigadës 131 të Ushtrisë çlirimtare te Kosovës, e cila ishte
vendosur në kufirin shqiptaro-shqiptar e gatshme për përballjen supreme me
Serbinë.
Aty
kishte djem nga të gjitha krahinat shqiptare, ku jo pak prej tyre ranë në fushën
e nderit.
Në Betejën
e përgjakshme të Koshares, krahas Agim Ramadanit, Sali çekut, Harun Bekës ranë për
të mos vdekur kurrë Sylejman Shala, Rifat Çelaj, Lutfi Musiqi, Rifat Kastrati,
Besim Nuka, Tafil Osmani, Hamdi Sheremeti, Abaz Thaçi, Xhemshir Islami dhe shumë
të tjerë, të cilëve Kombi Shqiptar u mbetet mirënjohës përjetë.
Atje, ku
u derdh gjaku i tyre i shenjtë, atje ku u këput jeta e tyre, aty ku dha shpirt
për Komb e për Atdhe, edhe miku ynë I paharruar Harun Beka buron dhe do të përcillet
brez pas brezi Balada e Lirisë… Ajo kënga e vjetër dhe e re, që në historinë tonë
të dhimbshme i ndërrohet personazhi, por kurrë kuptimi e aq më pak mesazhi;
sepse në kohë të vështira ajo gjithëmonë kthehet në kushtrim për të gjithë ata
që duan t’i mbeten besnikë përjetë Tokës së Shenjtë Arbnore:
Në Koshare,
n’prag pranvere
Ushtojnë malet
si koshere
N’ato
male, pa u shkri bora
Ushtojnë topa
e mitraloza
Ndeshen
burrat me bajloza…
…
Harun
Beka, Harun Trimi
Më i rëndë
vorri, a mërgimi?
Jo, bre vëlla,
nuk qenka vorri ;
As këta
plumba për krahnori.
Por mërgimi
njaj kobzi,
Që për së
gjalli na ka gri,
Na ka
vjelë e na ka plakë,
Tu na
djegë me t’mallit flakë.
Tu na lanë
pa shpi e votër
Pa
familje, vëlla e motër,
Por sot
dita na ka ardhë
Me u fliju me faqe t’bardhë.