E premte, 02.05.2025, 12:38 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Selimi: Lulzimi Fejzullahi një shembull i mirë integrimi

E shtune, 05.05.2012, 08:54 PM


Lulzimi Fejzullahi një shembull i mirë integrimi

Mësuesi që është i respektuar dhe i dashur për nxënësit Austriak

Nga Ramiz Selimi

Nga një refugjat që kërkonte një punë të rëndomtë , shumë shpejt arrin të bëhet  Mësues (Trajner) hotelerie për vendasit. Motoja e tij ishte: me punë dhe vetëm me punë do të mund të ndërtonte të ardhmen që ëndërronte

 

Historia e Lulzim Fejzullahit me origjinë nga Fshati Shtupel i Komunës së Klinës është historia e një integrimi shumë të suksesshëm në Austri. Në qytetin  turistik të  Gmunden-it, në ketë vend piktoresk me liqenin e bukur, jeton dhe punon  Lulzimi, i cili u lind në fshatin Shtupel të Klinës  ku mbaroj shkollën fillore. Shkollën e mesme  e vazhdoi në Klinë, ai është i martuar dhe baba i një vajze. Lulzimi mbërriti në  Austri, në vitin 2003.

Bindja se në , Bashkimin Evropian, ishte e ardhmja e tij, e bëri të përballonte, si shumë të rinj shqiptarë në ato vite, rrezikun e këtij udhëtimi. Për fatin e tij të mirë  gjeti ndihmë nga banorët, të cilët iu gjetën pranë dhe e mbështetën për të marrë rrugën e duhur. Takimi me punëtorët tanë, ishte shumë vëllazëror, gjë që i falënderon të gjithë për ndihmesën dhe këshillat e dhëna. Kështu një strehë e sigurt dhe mbështetja e nevojshme për  ata muaj të parë në dhe të huaj nuk i munguan.

Toka e huaj mërgimtarin e vendos përballë provash e stërprovash tepër të forta. Kështu çdo ditë ishte një përpjekje qoftë për të mësuar zanatin, gjuhën  por dhe zakonet e vendit, sepse vetëm kështu mund të dish të respektosh e të respektohesh. Lulzimi me edukatën e korrektësinë të trashëguara nga prindërit e tij, u angazhua përditë në punë duke përforcuar bindjen e tij se vetëm duke guxuar mund të shkonte përpara, të çante edhe në tokë të huaj.

Lulzimi thotë se:”Shumë shkaqe ndikuan,kur në moshën 18 vjeçar e lashë shkollimin, natyrisht edhe unë si shumë të ri tjerë, largimin nga Kosova e përjetova me lot në sy. Vetëm ideja për tu larguar nga Kosova, ishte e trishtueshme, dhimbse e pikëlluese. Largimin nga familja, nga vendlindja dhe Kosova e kam përjetuar shumë rëndë. Gjendja e rëndë ekonomike dhe vështirësitë që kishim ndikuan që edhe unë si shumë shqiptarë të marrë rrugën e mërgimit. Largimin tim nga Kosova të gjithë e përjetuam rëndë; prindërit, vëllezërit, motrat, të afërmit dhe shoqëria. Mirëpo, zgjidhje më të mirë nuk kisha. Ishte shumë rëndë e vështirë, që t’ia kthesh shpinën, familjes, vendlindjes e atdheut. Kur më kujtohen ato momente më të vështira, shpesh edhe sot më vjen të çaj”.

 

Në fillim nuk e njihte mirë gjuhen gjermane, ishte e vështirë shumë, tregonte Lulzimi. Pastaj thotë ai ka marrë mbështetje nga byroja për punësim AMS, duke i paguar atij një kurs të gjuhës gjermane, për të mësuar gjuhën aq sa ishte e mundur, ky si talent i rrallë që është jo vetëm që e përmirësoj gjermanishten, por ai e mësoj shumë në të folur dhe të shkruar.

 

Ngadalë, hap pas hapi e mbaroj shkollën në drejtimin kamerier-restoranti në BFI, pas punësimit në një restorant, ai vazhdoi shkollën e trajnerit të këtij profesioni pranë BFI-s duke e përfunduar atë me sukses. Tani ai punon me plot zell dhe dëshirë si Mësues (Trajner) për BFI-n Salzkammergut, qendër trajnimi në Gmunden.

“Natyrisht për ketë sukses timin, nuk mund të mos i përmendi dhe ti falënderoj nga këtu të gjithë ata që me ndihmuan të arrijë këtu ku jam tani. U jam shumë mirënjohës këtyre personave, sidomos Zonjës Brigitta Kanzi konsulent pranë AMS Gmunden dhe mbikëqyrëse në kurset e trajnimit, si dhe Zotin Joachim Hütterer, menaxher dhe trajner”. Tregonte me kënaqësi Lulzimi

 

Lulzimi i përgatitë nxënësit para provimit përfundimtar. Është i respektuar dhe akceptuar nga nxënësit Austriak. Ka mësuar disa kurse, atij i është besuar trajnimi i pjesës praktike dhe profesionalizimi i tyre para provimit. Nga tetori i vitit 2011 ka marrë diplomën e kuzhinierit, tani ai ka të gjitha diplomat e nevojshme të hotelerisë. “Si Mësues (Trajner) pranë BFI-s që punojë, nxënësit e mi kanë suksese shumë të mira, kjo ma ngrit edhe mua vlerën që mund të krenohem”. Thotë ai

“Po, unë mendoj se aty ku jeton njeriu duhet të ketë  angazhime për një integrim të shëndosh. Kështu mendoj se mund ta mundim asimilimin duke jetuar më mirë dhe më lehtë, e sidomos duhet të kesh vullnet dhe dashuri për profesionin dhe jetën në përgjithësi, atëherë lumturia nuk do të mungojë”

Në kohën e lirë ai merret me sport, tregonte kur me 2007 ishte kampioni Austrisë në boks për peshat e lehta dhe se ai që dëshiron të arrijë diçka në jetë, duhet të qëndrojë prapa dëshirës dhe të punojë shumë, thonte Lulzimi

Lulzimi është shumë aktiv në jetën kulturore – sportive të shqiptarëve, duke ndihmuar komunitetin shqiptar në ruajtjen dhe zhvillimin  e identitetit, gjuhës dhe kulturës shqiptare. “Posaçërisht kemi qenë bashkë kur kemi shënuar ditët e lavdishme të historisë sonë kombëtare siç janë, 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës. Aktivitetet e mia i zhvilloi pranë shoqatës “Bashkimi” Gmunden, gjithashtu pikësynimi ynë do të jetë edhe integrimi i shëndoshë i komunitetit shqiptarë në shoqërinë Austriake, më bëhet qefi shumë që gazeta e juaj po merret me shqiptarët në diasporë, shfrytëzoj rastin të përshëndes redaksinë dhe të gjithë lexuesit e saj” Përfundon bisedën Lulzimi.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx