E premte, 02.05.2025, 09:59 AM (GMT+1)

Faleminderit

Agron Shabani: Me profesor Martin Camajn në sheshin e famshëm "Schwabing" të Munihut

E shtune, 17.03.2012, 07:03 PM


Në Pirgun e kujtimëve krenare:

 

Me profesor Martin Camajn  dikur në sheshin e famshëm dhe historik "Schwabing " të Munihut (Münchenit) në Gjermani...

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

 

Ishte stinë  e bukur pranvere në verë në Munihun ( Münchenin ) e vitit 1985...Duhet të ketë qenë muaji qërshor në mos gabohem ?  Me kujtohet se në metropolën e njohur bavareze atëbotë po mbante kohë me diell dhe një erë të prajshme e tepër ledhatuese që po fryente lezëm dhe gjithë freski prej nga gjithëkah dhe gjithandej. Qielli mbi Munih (München) dukej i kaltërt-blu , madje i kthjellët dhe tepër i thellë ne horinzontin e parë qe fillonte nga aty e nuk i dukej fundi. Në sheshin e njohur " Marien Platz" të Munihut, ndërkaq, si gjithmonë njerëz dhe turist ose vizitorë të shumtë nga e gjithë bota aty. Kishte edhe përshëndetje ose salutime të ndryshme rasti dhe sy të dashuruar vashash ose gocash të bukura bavareze që jo rrallë atëherë ta lazdronin trupin dhe gicilonin shpirtin. Më të gjitha shkëlqimet, mesazhet, shënimet, dëftesat, testamentët dhe impresionet e njohura historike, kulturore,muzeale, arkitektonike, shkencore , akademike dhe të tjera...Aty ishte edhe "Schwabingu" i famshem dhe historik i Munihut (Münchenit) prej nga ku fillonte kompleksi i madh i biblotekave, librarive dhe godinave ( ndërtesave)  të njohura shkencore ose akademike  të Universitetit të njohur "Ludwig Maximilian" të Munihut. Para vetës në ato çaste kisha figurën dhe personalitetin e shquar prej shkrimtari, poeti, intelektuali, patrioti dhe profesori të njohur universitar në Munih (München) te Gjermanise,të profesor Martin Camajt. Atij eruditi të madh letrarë dhe poliedrik i cili shkencës, kulturës, letërsisë dhe historisë së përgjithshme të iliro-shqiptarëve i ngriti si të thuash ´përmendore´ose një lapidar të përhershëm dhe monumental mu në zemër të njërit prej vendëve me të fuqishme dhe me përparimtare të globit siç është pikërisht Republika Federale e Gjermanisë. Se këndejmi, në Universitetin e lartëpërmendur  gjerman," Ludvig Maximilian" të Munihut ( Münchenit )- profesor Martin Camaj për shumë vite ose dekada me radhë e ligjëroi dhe eksploroi gjuhën, kulturën dhe letërsinë e njohur shqiptare. Ku e ngriti dhe themeloi edhe katedrën e famshme të albanistikës ose albanologjisë pranë universitetit të sipërpërmendur gjerman "Ludwig Maximilian" të Munihut.. Dorën në zemër, tek po qëndroja i ´stepur´dhe si pa frymë para Tij: Në ato çaste të paharruara gjatë tërë jetës time, kisha emocione dhe impresione të shumëta . Mbase, përpara vetës asokohe kisha njerin prej personalitetëve me të shquara të arsimit, shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare të shekullit të kaluar.Dhe, jo vetëm të shekullit të kaluar. Profesor Martin Camajn...Atë patriot të përkushtuar dhe kushtrimtar të madh- deri ne tempull. Atë erudit të pashoq letrarë dhe poliedrik- deri në kulm. Atë njeri të ditur dhe vizionar -sa s´ka më. Të dashur, të urtë, të butë, të mirë, të pastërt, të dlirë, të ngrohët dhe të sinqertë- deri tek Zoti. Besimtar të thellë dhe engjëllor si Krishti ! Me kujtohet se në Munih ( München ) asokohe ia kisha bëhur si student dhe një dalosh i ri shqiptarë i cili për herë të parë  po e prekte dhe shijonte si të thuash ´tokën e premtuar´gjermane.Ishte mrekulli e rastit. Pos pastaportës , me vete kisha edhe një "indeks internacional" që me garantonte punë sezonale në ndonjerin prej koncernëve ose sipërmarjeve të shumëta gjermane sa për ta siguruar ekzistencën dhe kafshatën e gojës për vetëvetën dhe familjen time shumëanëtarëshe në Gjakovë.Ndërkohë që  përmes miqshë dhe të njohurish të ndryshëm në kryeqytetin e lartëpërmendur bavarez kishte kohë që kisha kërkuar takimin tim të shumëpritur me profesor Martin Camajn për të cilin kisha dëgjuar, lëxuar dhe mësuar edhe me herët. Me ç ´rast, tek po flisja dhe bisedoja i emocionuar dhe gjithë impresion me profesor Martinin në njerën prej kafeneve të njohura në sheshin e lartëpërmendur "Marien Platz" të metropolës së Bavarisë: I tërë qyteti i njohur  universitar, industrial dhe historik i Munihut sikur me ngjantë në muze, akademi ose  në një ´amfiteater te hapur´mësimëdhënës dhe historik prej nga ku mund të skicohej asokohe rruga e ditës së nesërme. Kjo sidomos  atëherë tek  i sodisja dhe shikoja dikund thellë bukuritë dhe atraksionet e shumëta njerëzore, natyrore,materiale, muzeale,historike,industriale dhe arkitektonike të qytetit të famshëm të Munihut (Münchenit) së bashku me ato hije (linja)  të thella shkencore, intelektuale dhe patriotike të profesor Martin Camajt që ecnin tutje...Dhe.." E shihni ju lutem atë masivë të madh alpësh dhe bjeshkësh të njohura  dhe kryelarta të Bavarisë?! Atje, dikund lartë mes shoqesh dhe simotrash të saj gjermane ndodhët edhe maja e njohur e Arbërit në Bavari të Gjermanisë" Si papritur dhe kujtuar as vet do me thotë në vazhdim profesor Martini për të vazhduar me mitët, eposët, legjendat dhe historitë e njohura  të lidhjeve, miqësive dhe aleancave të shumëta  natyrore dhe historike të iliro-shqiptarëve me popullin ose kombin e madh gjerman që nga Antika e largët dhe gjer në ditët tona.Duke tërhequr asokohe paralele, analogji, komparacionë dhe apologji të shkëlqyera qiellore, tokësore, natyrore dhe historike që në kontekstin e njohur shkencorë dhe akademik nuk iu këputën kurrë rrënjët. Në vazhdim me profesor Camajn biseduam dhe këmbyem mendime të ndryshme edhe mbi intelektualët dhe patriotët e njohur shqiptarë si Adem Demaçi, Mark Krasniqi, Anton Çetta, Rexhep Qosja, Esat Mekuli, Shaban Demiraj, Ismalj Kadare, Dritëro Agolli, Ali Hadri, Pajazit Nushi, Minir Dushi, Din Mehmeti, Ramiz Kelmendi  dhe shumë të tjerë që unë asokohe i kisha për zemër dhe idolë të vërtetë, ndërkaq, profesor Martini miq të penës dhe idealit. Biseduam madje edhe për gjeneralin e ndjerë shqiptarë, dr. Tomë Bërisha në Zagreb të Kroacisë si dhe për disa atdhetarë ose intelektual të tjerë shqiptarë në kryeqytetin kroat që zoti Camaj i kishte miq dhe të njohur familjar  etj. "  U ndamë atëbotë me profesor Martin Camajn nën pushtetin dhe impresionin e papërmbajtur të dritave dhe atij qielli të feksur të Munihut historik me shpresë se do takohëshim dikundi përseri...Në dorën e djathtë me ngeli zjarmia e përhershme e një malli dhe dëshire të kahmotshme që ta takoja një ditë përseri profesor Martinin .Por...Në vazhdim të qëndrimit tim të atëhershëm në Gjermani me kujtohet se i vizitova edhe zotërinjët e nderuar Hil Kabashi dhe Pjetër Mjeda- udhëheqës ose famulltarë të atëhershëm të Misionit katolik shqiptarë në Scharlotön str. 4 , me seli në  Stuttgart të Gjermanisë si dhe shumë e shumë  intelektual dhe atdhetarë të tjerë shqiptarë në këtë vend të madh .



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx