Faleminderit
Ilmi Veliu: Ndërroi jetë veterani i arsimit shqip në Zajaz të Kërçovës - Medin Emini
E merkure, 08.02.2012, 08:58 PM
NDËRROI
JETË VETERANI I ARSIMIT SHQIP NË ZAJAZ TË KËRÇOVËS - MEDIN EMINI
Medin
Emini ishte i lindur në vitin 1943 nga nga babai Fazli dhe nëna Ajshe,në Zajaz
të Kërcovës. Fazliu ka qenë djali i Mulla Jahos i cili theret në xhami nga
komitat bullgarë të udhëhequr nga Gavja i Milincës me 1913.
Shkollën
filore e ka kryer në Zajaz Teqe dhe mësuesi i tij i parë ka qenë Shazimani nga
Haranjelli, që më vonë është shpërngulur
në Turqi.
Në klasen
e dyte e ka mësuar nipi i Sulqes Haranjellit, Ramazani për të cilin Medini më ka
thënë se
edhe ky është shpërngulur për në Turqi.
Ne kl.e
III dhe te IV e ka mësuar Rushiti i Rexhës dhe në vitin 1953-54 e ka kryar
shkollen fillore katërvjeqare.
Në vitin
shkollorë 1953-54 vazhdon ne kl. e V te shkolla tetëvjetshe e cila atëherë ndodhej
aty ku sot është stacioni i trenit e që si tetvjeçare kishte filluar të punonte
në vitin shkollorë 1952-53, ku drejtor i pare kishte qenë i emruar patriot i kësajë
ane Baftiar Rrushaj.
Nga kl.e
V e deri te klasa e VIII kujdestar klase ka pasur Shukri Hysenin nga
Popojani,kurse mësim i kanë dhënë edhe Baftiar Rrushaj, Shasim Ballazhi, Besim
Nashiti, Isen Haxhi Sadiku etj.
Në klasën
e shtatë dhe të tetë mësim i kanë dhënë edhe Etem Selimi e Sabahudin Hajdinit
nga Dibra,
Në fund,
klasën e tetë e kanë kryer vetëm këta 6
nxënës:
1.Medin
Emini
2, Nazmi
Mehdiu I Lazamit Nelajt
4. Remzi
Sadiku nga Dr. i Madhë
5. Zeqir
Dauti i Shemkut
6. Imeri
nga Dr, I Vogel .
Pas
kryerjes së kësajë shkolle në vitin 1957-58 regjistrohet në Shkollën Normale të
Shkupit “Liria” e cila në atë kohë ka qenë 5 vjeçare. Shokë tjerë nka Kërçova
ka pasur Zeqir Dautin dhe Remzi Sadikun.
Në vitin
e parë të normales ka pasur kujdestar klase Xhavit Spahia dhe mësim i kanëdhënë
edhe Xhevat Gega, Rexhep Bajrami ,Abidin Krasniqi, Isen Muhaxheri, nga
Mitrovica,Ekrem Gjinoli nga Gjilani, Fetah Qavderbasha dhe Eshtref Saraqini nga
Ferizai.
Ne vitin
shkolor 1960-61, Medin Emini mbaron klasën
e IV, dhe pasiqë në Zajaz kishte nevojë të madhe për kuadër, punësohet si mësues
dhe klasën e V e kryen me korespondencë. Më 1 tetor 1961 vjen në punë në Zajaz
Teqe te shkolla që atëherë quhej RexhaëRushit Zajazi, si normalist i diplomuar.
Para Medinit normalen e kishin kryer edhe Sali Ramadani, Afmet Selimi, Tahir
Zajazi, Murat Murati, Qazim Rushaj dhe
Shëmshedin Rushaj.
Në Zajaz
Teqe, bashkë me te kanë punuar edhe Zenel Sadiku nga Zhubrina e Ibrahim Limani
i Kasumit Liman Hoxhës. Këtu mbetet në punë deri në vitin shkollore 62-63 kur
vazhdon punën në tetvjeqare të Zajazit, te shkolla e re që ishte ndërtuar afër
stacionit të policisë dhe atë vit objekti ishte qelur për herë të parë. Për
mungesë të kuadrit është dashur që të mbaheshin nga 4o orë në javë. Drejtor në këtë
kohë ka qenë Rushit Rushiti. Kolegë të tjerë
që kanë punuar bashkë në këtë vit shkollorë kanë qenë
Qazimi
rushaj
Shemshedin
Rushaj
Zejnulla
mehmedi
Zeqir
Dauti
Remzi
Sadiku etj.
Në vitin 1964-65
shkon ushtar dhe në shkurt 1966 kthehet dhe vazhdon me punën deri më 1 shtatore
1966. Prej 1 shtator 66 registrohet në SHLP, në Shkup ku studjon Gjeografi-Histori.
Në fund të vitit 1968 diplomon bashkë me Fazli Veliun që ka diplomuar Gjuhën
Shqipe. Më 1 shtator 1968 fillon me punë në shkollën tetvjeqare të Zajazit, por
më 27 dhjetor 1968 arrestohet bashkë me
Fazli Veliun e Qazim Rrushajn. Me qerre të policisë merrën nga Zajazi dhe nji
natë i mbajnë në policinë e Velesit, nji natë në Karposh të Shkupit, dhe pastaj
në burgun hetus të Shutkës. Kjo ka ndodhur 5 ditë pas demostratave të Kosovës,të
1968, me akuzën se kishin marrë pjesë në demostartë. Në paraburgim qendrojnë deri
me 7 shkurt 1969. Pastaj lirohen nga paraburgimi, por aktakuza vazhdon deri më 15
mars 69, kur lirohen me arsyetimin se
nuk kanë mundur të sigurojnë dëshmi dhe dëshmitarë.
Pas
kthimit nga paraburgimi, vazhdojnë me punë në shkollë, deri më 4 janar 1971,
kur Medin Emini emrohet si drejtor kësajë Shkolle. Medin Emini është drejtori i
parë nga gjenerata e re që ka qenë me shkollim të rregullt.
Në gusht
të vitit 1981,diferencohet nga proçesi mësimorë, sëbashku me:
Baftiar
Rrushaj
Sabit
Ramadani
Islam
Limani-Brajë
Tefik
Ramadani
Feti
Mustafa
Refik
Ramadani
Sami
Dalipi
Medini
vazhdoi të ishte i papunë deri më 1 tetor 1989 kur ia kthejnë pasoshin, dhe ai
si person i pa përshtatshëm politikisht, me zemër të thyer, që nuk i lelojnë të
kthehet në arsim, shkon për të punuar në Zvcër ku punon deri në qershor të vitit
2006 kur edhe pensionohet.
Gjatë punës
së tij në Zvicër ka qenë i kyqur në të gjitha rrjedhat politike të organizuara
nga shqiptarët, ne kuadër të organizatës
LËVIZJA ku antarë dhe aktivistë të kësajë organizate ishin një numër i madh i kërçovarëve bashkë me
Ali Ahmetin e Fazli Veliun.
Vdiq i
zhgënyer dhe i dëshpruar në shokët e tij e sidomos në degën e BDI që vite me
rradhe e injoruan dhe nuk e panë të arsyeshme të ja punsonin vajzën të cilën ai
nuk deshti ta dërgonte në gyrbet.
E la
amanet qe askush nga njerëzit e politikës, mos t-ia përmendë emrin dhe askush
most a vizitojë varrin e tij përveç kolegëve dhe familjes së tij të ngushtë .
Të mos
harrohet emri i tij dhe Zoti e shpërbleftë për të gjithë veprimtarinë e tij
patriotike.
06.02.2012
Zajaz
Ilmi
Veliu,
në emër të
Veteranëve të Arsimit Shqip në Kërçovë.