Faleminderit
Milazim Kadriu: ''Rruga më e mirë, pa thënë lamtumirë''
E merkure, 01.02.2012, 09:02 PM
MANIFESTIM KULTURO-LETRAR DHE ARTISTIK, KUSHTUAR ZAHIR PAJAZITIT....
“RRUGA MË E MIRË, PA THËNË LAMTUMIRË”
Çmimet letrare për ese dhe poezi i morën :vendi i parë “Unë po shkoj....” - Zahir Çerkini nga Mitrovica, vendi i dytë “Vdekja e diellit” - Fatjon Brahaj nga Tropoja-Shqipëri dhe vendi i tretë “Pritje !” - Blerim Halili nga Podujeva
Nga Milazim KADRIU
Në përkujtim të 15 vjetorit të rënies së heroit të kombit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu,me moton “Rruga më e mirë,pa thënë lamtumirë “ në Podujevë në organizim të OJQ Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) është mbajtur një manifestim kulturo-letrar dhe artistik .Në këtë manifestim janë shpall edhe rezultatet konkursit letra për ese dhe poezi që është hap enkas për përvjetorin e rënies së këtyre dëshmorëve. Me këtë rast Rrahman Ferizi,veprimtar i kësaj OJQ duke folur për shëmbëlltyrën e Zahir Pajazitit dhe dëshmorëve tjerë ndër tjera tha se “Fitorja dhe liria vjen vetëm pas derdhjes së gjakut të ëdshmorëve.
Ndërsa në pjesën letrare u shpallën fituesit e konkursit letrar për ese dhe poezi. Në konkurs kishin marr pjesë krijues të rinj nga të gjitha viset shqiptare,ndërsa juria në përbërje Abdullah Blakqori, Mensur Vokrri dhe Nuredin Ahmeti kishin bërë vlerësimin e punimeve. Duke prezantuar rezultatet në emër të jurisë Blakqori tha se kishin pas punë ngase punimet që konkurruan ishin të nivelit të lartë artistik. Kështu vendi i parë i takoi eses “Unë po shkoj....” të autorit Zahir Çerkini nga Mitrovica,vendi i dytë poezisë “Vdekja e diellit” të autorit Fatjon Brahaj nga Tropoja-Shqipëri dhe vendi i tretë esesë “Pritje!” të autorit Blerim Halili nga Podujeva. Ndërsa organizatori për të gjithë pjesëmarrësit në konkurs ndau mirënjohje dhe nga një komplet libra. Vlen të ceket se të gjitha punimet e këtij konkursi letrar janë përmbledh dhe botuar në një libër të përbashkët të titulluar “Rruga më e mirë,pa thënë lamtumirë” që iu shpërnda të gjithë pjesëmarrësve të manifestimit.Organizatori i këtij manifestimi ndau mirënjohje edhe për familjet Pajaziti,Hoxha dhe Zejnullahu.
Manifestim kulturo-letrar dhe artistik, kushtuar Zahir Pajazitit....