Faleminderit
Ramiz Dërmaku: 30-vjtorit i rënjes heroike të martirëve të kombit; Bardhosh e Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
E marte, 17.01.2012, 08:59 PM
Me rastin e 30-vjtorit të rënjes heroike të martirëve të kombit; BARDHOSH E JUSUF GËRVALLA DHE KADRI ZEKA
“
Nga Ramiz Dërmaku
Mirupafshim, mirupafshim…, Prishtina ime, Jusuf Gërvalla ecëte me hapa të shpejtë rrugëve e trotuarëve të Prishtinës, drejtë stacionit të autobusëve në Prishtinë, e mbi plepa dëgjohej cicërrrima e sorrave të zeza, të cilat si dukej ndienin një dhembje për largimin e poetit, gazetarit, këngëtarit, atdhetarit dhe intelektualit JUSUF GËRVALLA. Zëri i sorrave tingëllonte ashpër në veshët e çdo kalimtari të rastit. Jusufi ecte .., ecëte me hapa të shpejtë dhe veht me vete mendonte; Ah Prishtina ime, unë po shkojë.., por s’po dij ku po shkoj ? ! Nuk e dij se a do të mbërrij.., dhe kur do të mbërrij.., por nuk e dij se kur do të vij… ? ! . Ecte sikur të kishte një peshë të rëndë mbi shpinë.., po kjo është e vërtetë se ai bartëte të gjitha kujtimet e mira por edhe të këqia.., që kishte kaluar gjatë jetës së tij, në ..,Prishtinë.., dhe sot po ia këthej shpinën .., Atdheut, vendlindjes, familjes e Prishtinës qenka shumë vështirë. Por ju betohem se kurrë për jetë nuk do të ju harrojë.., Prishtinën, Kosovën, familjen dhe Atdheun . Në ato orë të mbrëmjes thuaj se nuk lëvizte asgjë ..,nuk dëgjoheshin as të lehurat e qenëve endacakë, qytetin e Prishtinës e kishte pllakosur një heshtje e madhe, aty këtu shiheshin policë të cilët (siq thuhej.., ) mbanin rendin dhe zbatonin ligjin. Jusufi ecëte kokën ulur dhe të rrahurat e zemrës kishin shtuar ritmin, por ky nuk qante. Për herë të fundit Jusuf Gërvalla, u nda nga Prishtina me z. Kadri Rexha. I kujtoheshin fjalët të cilat ja kishte thënë nëna Ajshe, Jusufit para se të nisej drejtë Mërgimit, ato kishin hyrë në kokën e Tij, siq hyn ajri në mushkëri. Atdhetarët e patriotët Bardhosh e Jusuf Gërvalla nga do që shkuan, e kudo që vepruan, e çka do që punuan e organizuan, kurrë fjalët e nënës Ajshe nuk i harruan. Fjalët e Nënës Ajshe dhe dhembja që ndienin ndaj atdheut, ndikuan që Jusuf e Bardhosh Gërvalla, kurr mos të ndahen nga aktivitetet kombëtare ; protesta, demostrata, tubime informative, tryeza të rrumbullakëta, (konferenca për gazetarë, nxorrën gazeta dhe revista të ndryshme në perendim ) për internacionalizimin e çështjeas sonë kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare. Që nga ditët e para të vendosjes së tij në Gjermani, (në rrethin e Shtutgartit- Ludwigsburg) atdhetari Jusuf Gërvalla, pasë punës së tij të rregullt që bënte, kohën tjetër me Bardhin e kalonin duke i vizituar mërgimtarët tanë, duke i informuar ata me gjendjen e rëndë ne të cilën ndodhej ( e po kalonte) populli shqipëtarë. U ndihmonte bashkëatdhetarëve, në leximin e letrave në gjuhën gjermane, plotësimin e dokumenteve të ndryshme, përkthimin e letrave nga gjuha gjermane në ate shqipe,etj. Atdhetari Jusuf Gërvalla, dita ditës hynte ngadal në zemrat e mërgimtarëve tanë. Pos ndihmës konkrete dhe fjalëve të mira, ky u fliste për gjendjen e rëndë ne të cilën po kalonte Kosova dhe populli shqipëtarë në trojet etnike dhe diasporë. Jusufi pos që ishte atdhetarë, ky ishte edhe këngëtarë i mirë dhe shumë bukur i binte Gitarës dhe disa veglave tjera muzikore. Dhe kur mërgimtarët tanë ishin të lodhur të rraskapitur e shkatërruar nga punët e rënda që kryenin, ai shumë shpeshë me Gitaren e tij, u këndonte këngë patriotike. Dhe kështu mërgimtarët tanë i kalonin disa çaste sikur e harronin dhembjen, mallin, e mërzinë që kishin ndaj familjes dhe atdheut. Atdhetari Jusuf Gërvalla, me vëllaun e tij Bardhin, Faridin Tafallarin, Nami Ramadanin, Isa Demën, Demë Demajn, etj,me seriozitetin më të madhë u morën me çëshjten kombëtare shqiptare. Faridin Tafallari, thekson në librin e tij “Terror,Dhembje,Qëndresë“, se me Isa Demin, u njoha në Nagold, pasi ai banonte ne këtë qytet dhe kohë më parë kishte marrë; (që gjatë asaj kohe quhej e ndaluar) romane, dhe libëra tjera në gjuhën shqipe. Dhe pasë disa dite Isa Demi, shprehu dëshirën që të kyqet edhe ky në aktivitetet kombëtare me ne. Edhe pse disa ne…, na urrenin, dhe friksoheshin nga regjimi barbarë serbë, ne kurrë nuk e ndërprem aktivitetin ndaj çështjes kombëtare. Faridin Tafallari, Nami Ramadani, Isa Demi, e shumë të tjerë, filluan ti shpërndanin disa revista e gazeta ; Ylli,..e tj,(nepër banesat e mërgitarëve tanë), të cilat i kishte porositur kush tjetër pos Jusuf Gërvallës, nga Shqipëria. Jusufi pasë një kohe të shkurtë do të sjellë nga Shqipëria; videokaseta dhe filma dokumentar shqipëtarë, ne të cilët shihej qartë se si duhet punuar e sakrifikuar për çështjen kombëtare. Atdhetari Jusuf Gërvalla, e zgjëronte për çdo ditë rrethin e veprimit, numri i simpatizantëve dhe bashkëpunëtorëve rritej për çdo ditë, çka do që thotë.., ata deklaronin hapur para Jusufit, se janë të gatshëm që edhe jetën ta sakrifikojnë dhe fjalët e Jusufit, do ti realizojnë. Revistat që merrte nga Shjqipëria, bashkëatdhetarët tanë, filluan ti marrin e ti lexonin me vëmendje dhe përkushtim të madhë, por kishte edhe të atillë që friksosheshin nga regjimi serbo-sllavë. Ky me shokë tani filluan që revistat e gazetat që i merrnin nga Shqipëria, t’ua lenin në postë ose tek pragu i derës. Shumë mërgimtarë tani i kishin thënë hapur z. Jusuf Gërvalla, se ne jemi në gjendje edhe të vdesim për ju , dhe nuk do të ndahemi deri ne vdekje. Jusufi bëri përpjekje titanike që edhe përmes ; artit, kulturës, muzikës, këngës dhe aksioneve të ndryshme kulturore ti ofrojë bashkëatdhetarët tanë, të cilët i kishte katandisur regjimi kriminel serbosllave me fjalën “Përqaj e sundo“, dhe ua kishte shtirë frikën në palcë të kurrizit. Jusufi me shokë filloi përgatitjet për shfaqjen e një drame për kremtimin e 28 nëntorit. Jahiri në takimin e parë i tha Jusufit : Nuk të kam parë, por emrin ta kam dëgjuar.
Në Vjenë punonjësit e ambasadës na pritën shumë mirë . Aty ishim; Jusufi, Hysen Gega, Ibrahim Kelmendi, Dema, Faridini, e disa tjerë me vete kishin marrë edhe bashkëshortet e tyre. Para se të çfaqej drama, fjalën e mori Ibrahim Kelmendi, i cili foli për patriotizmin epopullit shqipëtar, për Mic Sokolin, etj. Pasi hëngrem darkën dhe këngët e vallet s’kishin të ndalur. Dikur pasë mesnate u larguam sepse të nesërmen duhet të kremtonim në Gjermani. Dhe pasi shkuam në, pritëm një kohë të gjatë, (Dema e Isahu) nuk erdhën, dhe ne nuk e çfaqëm dramën. Mirëpo kremtimi i festës u bë, salla ishte përgatitur mirë, ishin vendosur simbolet kombëtare, Flamuri ynë, fotografi të Ismail Qemalit, Isa Boletinit ,Skënderbeut, dhe parulla të shkruara kushtuar pavarësisë. Jusufi, foli për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, per historinë e popullit shqiptarë, ai foli edhe për ne mërgimtarët të cilët duhet ta ndihmojmë aktivitetin patriotik. Kur fliste Jusufi, siq shkruan z. Tafallari; mjaltë nga goja nxirrte. Ne fundë mërgimtarët tanë bënë shumë pyetje të cilave me sukses ju përgjegjë atdhetari Jusuf Gërvalla.Aktiviteti patriotik vazhdonte me serizitetin më të madhë , shtohej numri i anëtarëve të organizatës sonë, shpërndanim shtypin ilegal, bënim propagandë kundër regjimit barbar sllavë,nepër tubime, i vizitonim bashkëatdhetaarët tanë me Jusufin, Bardhin e Isahun. Kudo që shkonte atdhetari Jusuf Gërvalla; Pritej e respektohej shumë nga mërgimtarët tanë. Ishte njeri i mençur, i dijshëm, i qetë, i vendosur, i dashur dhe magjepës. Ky nuk hezitonte të udhëtonte mijëra e mijëra kilometëra në ditë vetëm e vetëm për tu takuar me mërgimtarët tanë në Gjermani e më gjërë. Ai në diskutimet e Tij, e zgjonte kurreshtjen dhe ua shtonte dashurinë ndaj atdheut ndersa urrejtjen ndaj armikut e në rastin konkret ndaj politikës barbare serbo-çetnike sllave. Hyseni, kishte një kishte humor shumë të bukur por shqetësimi për atdheun nuk e lente të merrej me shakatë, por kur ne ishim lodhur duke kryer punë të ndryshme kur tek ne mbretëronte heshtje ai e thente heshtjen, me shaka për të na disponuar ne. Banesa e xh Hisenit ishte e mbushur me plote e perplote libëra, makinë shkrimi kishte po çka nuk kishte. Kur ne ishim duke udhëtuar natën me makina kur ne ishimlodhur na merrte gjumi xha Hyseni ia thonte këngës, e me te duhet të këndonim edhe ne. Ne i këndonim Idriz Seferit, Azem Bejtës, Shote Galicës .., por edhe SHqipërisë. Jusufi pyeti? Po kush do ta merte përgjegjësin nëse Hyseni burgoset.., askush nuk e merrte përgjegjësin e asë Ibrahim Kelmendi, i cili ndodhej aty. Po qese hyseni bie në burgë.., kush do ta shpërndante shtypin në mërgim ? ! Ibrahim kelmendi shtoi: Punën që ka bërë Hyseni mund ta kryej Faridin Tafallari. Ndërhyri Jusufi.., po po por këtë detyrë tani e tutje do ta kryenin të dy sepse tani është zgjëruar rrethi
Dalja e Jusuf Gërvallës jashtë Kosovës në vitin 1979, i një njeri i njohur,kishte zgjuar kurreshtjen e kishte bërë jehon në të madhe në Kosovë, gjermani e diasporë. Që nga ditët e para Jusufi filloi kontaktet,bisedat dhe vizitat e shpeshta me punëtorë kosovarë dhe Ibrahim Kelmendin. Ky, pra Ibrahim Kelmendi, duke i njohur aftësitë e Jusufit kërkoi nga ai qqë ta ndihmojë në njerrjen e gazetës“Bashkimi“ si organ i Frontit të Kuq Popullor. Ibrahim Kelmendi më parë kishte nxjerrë vetëm, një numër të“bashkimit“ në vitin 1979. Atdhetari Jusuf Gërvalla, i mobilizoi të gjitha forcat e tija fizike, materiale dhe intelektuale dhe punonte me shumë vullnetë në përgatitjen e materialit, seleksionimin e tij për nxjerrjen e numrit të 2,3 dhe të 4-të. Në shkurt të vitit 1980, në Gjermani Jusufi së bashku me Ibrahimin nxorrën numrin e dytë të“Bashkimit“ . Në maj 1980, nxorrën numrin e tretë dhe në janar të vitit 1981 nxorrën numrin e fundit të“Bashkimit“. Mirëpo, siq thuhet për shkak të një mosmarëveshje në mes të Jusufit dhe Ibrahimit, Jusufi hoqi dorë nga Ibrahim Kelmendi. Jusufi ishte shumë aktivë dhe falë punës së tij vetmohuese arriti që gusht të vitit 1980 të nxjerr numrin e parë të titulluar“Lajmëtari i Lirisë“ , ndersa në tetor të vitit 1980 u botua numri i dytë, dhe në janarin e vitit 1981 arriti ta botojë numrin e tretë. Gjatë një bisede me Faridinin, Jusufi i kishte thënë atij; se ishte anëtarë i organizatës“LEVIZJA NACIONAL ÇLIRIMTARE E KOSOVËS dhe e Viseve Shqiptare në Jugosllavi“ (LNÇKVSHJ) por për shkakë të kushteve të vështira nuk kishte mundur të komunikoj me shokët mbrenda Kosovës. Ai vazhdon.., edhe gazetën“Lajmëtarit të Lirisë“ e kishte botuar pa i informuar shokët e tij në Kosovë. Po thonte Jusufi, shokët që kamë lënë në Kosovë janë shum më të zgjuar sesa unë, Kjo pra siq shihet ishte një shenjë e modestisë së tij, sepse Jusufi ishte një penë e mbrehtë e çështjes sonë kombëtare, ishte një urugan i cili s ndalej kurrë, duke punuar për çështjen kombëtare dhe zgjidhjen e saj. Jusufi çdo herë kur fliste ai i lavdronte, shokët e vetë.., por kurrë për vehten nuk fliste. Ne shtonë atdhetari Isa Demi, i thonim: Ne deri sa të ju kemi ju nuk do të kërkojmë njeri më të mirë dhe më të aftë. Mirëpo, ai çdo herë i ngriste shokët e vetë por kurrë nuk ua tregonte emërat. Në tetorin e vitit 1980 Jusufi nxorri numrin e parë të revistës“Liria“,organ i marksistleninistëve të Kosovës, e të cilën e drejtonte veprimtari e heroi i kombit Kadri Zeka, së bashku me Jusufin. Gazeta“Liria“ filloi të shpërndahet edhe në Gjermani dhe ishte e mirëpritur nga mërgimtarët . Mirëpo, Jusufi pasi u njohtua me Kadri Zekën i cili vepëronte në Zvicërr, i ndihmonte edhe atij dhe nuk kursente asgjë. Me kalimin e kohës, me organizatën Marksiste Leniniste të Kosovës (OMLK), e cila selin e kishte në Zvicër, u kyqë edhe Hysen Gegaj. Ky ju tregon shokëve se në Zvicërr ishte takuar dhe kishte biseduar me disa shsokë të kësaj organizate. Hyseni fliste shumë mirë për ta, dhe shtoi se ata pranonin të bashkohemi ne me ta, me kusht që ata të udhëheqin. Orvatjet dhe përpjekjet e atdhetarit Jusuf Gërvalla me kreun e (OMLK), ishin të shpeshta dhe produktive, sepse Jusufi e dinte se vetëm Bashkimi bënë fuqinë, prandaj edhe shpesh na thonte fletë Isa Demi, që vetëm të bashkuar dhe unikë mund ti realizojmë qëllimet tona kombëtare. Prandaj falë punës dhe angazhimit të Jusufit erdhi deri tek rregullimi dhe bashkëpunimi më i mirë në mes të këtyre organizatave. Këta bënin përpjekje që organozatat e tyre të bashkohen edhe në Kosovë, ku ndodhej një numër një numër i madhë i anëtarëve dhe simpatizantëve të këtyre dy orgaanizatave. Nga fundi i vitit 1980 -81, hyseni ndodhej në Kosovë, Ai kontaktet i mbante me Ibrahim Kelmendin. Një ditë pasë vitit të Ri,1981, ne u informuam se në Kosovë ishte arrestuar ai shoku që kishte shkua me Sadikun në Kosovëe, pra hyseni nga UDB-a serbe. Dema filloi ta lavdronte Sadikun, e Jusufi i demoralizuar i drejtohet Demës; Pse po më tregon për aftësitë e Sadikut.., a e di ti se ne fjalët i kemi pasë..,që nëse arrestohet njëri tjetëri mos të ikë por s’bashku të dy të burgosen. Me 15 janar të vitit 1981, Sadik Blakaj ,kishte ardhur në Gjermani, dhe e kishte ftuar në telefon Bardhoshin. Takimin e kishin lënë në Nagold. Tekdera e kafes u takova me Sadikun dhe e shiqoja me urrejtje, dorën ia shtriva por me mjaftë pritesë. Dhe akoma pa e pyetur se si kalove une pyeta ?!“ Ku e ke shokun“? AI PëRGJIGJET Në jugosllaavi, se pse nuk e kishte kryer shërbimin ushtarak. E shikuam me urrejtje dhe me xhelozi, por JUSUFI e përqafoi dhe e shikoi drejtë në sy. Bardhoshi nuk erdhi me ne, u këthye se kishte ca punë. Jusufi e filloi bisedën me fjalë të matura dhe me një tonë të ultë, morri frymë thellë ofshau dhe tha: Po si ndodhi që Hysenin e ndalën e ti u ketheve. Mesa mbaaj mend unë, kur jeni nisur ju ne kemi thënë. Se do ja japim besën njëri tjetërit që kurr nuk do të ndahemi.., Sadiku orvatej ta bënte fajtor Hysenin..,Pasi Hyseni nuk paska qenë njeri i aftë,pse ti shkove në Kosovë? Sadiku po me ju do tën kisha pranuar tëshkoja në Kosovë.., Po me mua a pranon të shkojmë në Kosovë.., e pyeti Jusufi.., po si jo tani do të isha nisur menjëherë. Por Jusufi e pyeti Sadikun? Po a mund të garantosh për kalimin e kufiruit ? E pyeti Jusufi. Po.Po të garantoj se asnjë gjembë nuk ka për të hyrë në këmbë. Në Janarin e vitit 1981 Jusufi nxorri numrin e parë të“ Lajmëtari i lirisë“ ,ku faqen e parë ia kishte kushtuar Hysen Gegës. Aty ishte vënë fotografia e Hysenit dhe më poshtë artikulli me titull: “ Kështu na e uron UDB-ja- vitin e Ri“ Lajmi për arrestimin e Hyseni i shqetësoi të gjithë shokët. Hyseni në Kosovë kishte udhëtuar me babanë e Nami Ramadanit, të cilin e arrestuan, e torturuan dhe e burgosën dy muaj. Hyseni me vehte kishte shumë dokumente të ndaluara dhe ato ia konfiskoi UDB-a serbe. . Nga këto materiale u zbuluan shumë njerëz të tjerë si; Jahir Jahiri, Isah Demi, dhe kështu tani u rrerzikua jeta e shumë mërgimtarëve tanë me hyrë në Kosovë.