Faleminderit
Ramiz Dërmaku: Dëshmori i Kombit Jusuf Gërvalla
E shtune, 07.01.2012, 06:00 PM
DËSHMORI I KOMBIT JUSUF GËRVALLA ME SERIOZITETIN MË TË MADH U MOR ME ÇËSHTJEN KOMBËTARE
Me rastin e 30 vjetorit të vrasjes tinzare të atdhetarit, intelektualit, gazetarit, poetit.… Jusuf Gërvalla
Nga Ramiz DËRMAKU
Jusuf Gërvalla, ishte, mësues, pedagog, atdhetar, dramaturg, gazetar, intelektual, poet, por mbi të gjitha ishte njëri ndër PENAT më të mbrehta të çështjes kombëtare shqiptare. Ai ishte gur graniti, në grykë të hasmit, ai njeri nuk guxon të harrohet në asnjë kohë. Ai u vra nga dora kriminele e UDB.a jugosllave, por pas tij mbetën librat, veprat dhe emri i TIJ i madh. Për poetin, gazetarin, atdhetarin, intelektualin dhe martirin e kombit Jusuf Gërvalla, shkrimtari i madh Ismail Kadare, thotë:“Krijimtaria letrare e Jusuf Gërvallës, poezitë e Tij si dhe proza artistike e publicistike përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të artit e të mendimit shqiptar. Jusuf Gërvalla, ishte: Poet, prozator, publicist ai posedonte të gjitha cilësit dhe dimensionet që e bëjnë të shquar një personalitet të letrave të kulturës. Për fat të keq mundësitë e tij mbetën të pa shprehura plotësisht“.
Jusuf Gërvalla ky vigan i Kombit u lind me 1 tetor 1945 në fshatin Dubovik te Deçanit-Kosovë. Ai ishte një poet, romancier, këngëtar dhe atdhetar i përkushtuar gjer ne çastet e fundit të jetes,e cila u pre ne mes nga gjakataret serb.Gjyshi i Jusuf Gërvalles ka qenë kaçak kunder forcave pushtuese serbe.Vitet e kaluara ne Kosovë në jetën e Jusuf Gërvalles janë vite të përpjekjeve kombtare për çlirim kombëtar e ne fushën e kultures për avancim me të lart kulturor të Kombit Shqiptar.
Poezia e sotme shqipe për çdo ditë po marshon me hapa të sigurtë drejt sukseseve. Kalimin cilësor të poezisë së sotme nga një poezi deklarative me tematikë jo të pasur dhe strukturë uniforme po kalon në një poezi më të pasur si nga motivet e llojllojshme poashtu edhe nga mënyra e të shprehurit. Këtë e kushtëzoi paraqitja e natyrave të fuqishme krijuese moderne, individuale e poetëve. Ismail Kadare,Sabri Hamiti, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Din Mehmeti, Rrahmon Dedaj, Ali Podrimja, etj.Kur flasim për poezinë e sotme shqipe, mund të themi se sot ajo shënoi një hap cilësor e sasior. Këto vitet e fundit, ne me plot të drejtë mund të flasim edhe për poetë që çdo njëri nga këta për nga mënyra e vet autentike dhe origjinale sollën një senzibilitet , dhe forcë poetike figurative të vetën. Sot procesi i modernizimit të shprehjesë poetike është më shpejtë,më dinamik dhe më i gjithëanshëm se sa ai para disa viteve.Poezia e sotme shqipe zë vend të spikatur dhe ka marshuar me hapa gjigantë drejtë zhvillimit dhe internacionalizimit të saj falë punës dhe përkushtimit të poetëve tanë. Poezia shqipe e këtyre viteve do të rradhitet në suazat e një poezie të vërtetë mediative e intelektuale ku shpeshë gërshetohen e sintetizohen e kaluara dhe e sotmja, e shëmtuara dhe e bukura, kombëtarja dhe jo kombëtarja, pastërtia e shprehjes e krijimit, etj. Vend të spikatur në mesin e poetëve të denjë të kësaj periudhe zë poeti, gazetari, intelektuali, e martiri Jusuf Gërvalla.
Poezia e poetit Jusuf Gërvalla, dhe ajo e shumë shokëve të tij sjell klimë të re si në aspektin ideor e artistik poashtu edhe ne pikëpamje konceptuale në qëndrimin e tij ndaj vetvetës. Mendoj, se poetin Jusuf Gërvalla, duhet vendosur në vendin e parë të këtyre poetëve. Jusuf Gërvalla para lexuesëve doli me tri vëllime të poezive:“ Fluturojnë e bien“ 1975,“Kanjushë e verdhë“ dhe“Shenjat e shenjta“1979, si dhe një numër të madh poezish të pabotuara. POeti,Jusuf Gërvalla, është një zë origjinal dhe i veçantë në poezinë e sotme shqipe.Pos krijimtarisë origjinale Jusuf Gërvalla ka bërë përkthimin e një numri të madh materialesh e veprash letrare; si poezi, tregime drama, romane, ese ,etj. Një veprimtari të pasur poeti Jusuf Gërvalla, zhvilloi edhe në RTP-ës, . Ai përgatiti edhe një numër të madh të kopertinave të librit të shkrimtarëve nga Kosova. Poezia e Jusuf Gërvallës është lirikë e kulluar,e pastër dhe e qiltër është poezi magjepse për lexuesin, është poezi shfryerjesh të sinqerta si nji larje hesapesh dhe preokupimesh të thella të shpirtit të poetit. Vargjet e Jusuf Gërvalles janë të lehta dhe të lexueshme.Poeti Jusuf Gërvalla bënë pjesë në grupin e poetëve të cilët i karakterizon dashuria e madhe ndaj Atdheut dhe transponimi subtil i saj. Ndjenja e dashurisë për atdheun, malli për te ka qenë dhe do të mbetët çdo herë fisnike. Ai shumë shkrime të tij ia ka kushtuar vendlindjes e shumë shpeshë edhe i këndoi asaj.Në poezinë e tij shohim një tendosje të madhe emocionale për KOSOVËN, vendlindjen dhe nënën e dashurë AJSHE. Ai ishte profesor, poet, atdhetarë, këngëtar, gazetarë, por mbi të gjitha ishte PENË e mbrehtë e çështjes shqipëtare. Në qëndresë ishte më i fortë se shkëmbi që i ka të mbjella rrënjët; në tokë e gur. Jusuf Gërvalla ishte shumë i madh dhe qiellin se pranonte kulm. Ai tërë jetën kërkoi dhe punoi për drejtësin, edhe pse jetoi e veproi në kohë të vështirë – të keqe. Që nga fëmijëria e deri në vrasjen e TIj, jetoi nën robëri, por qëndroi i pa përkulur. Eci nëpër rrugë të vështira por kurrë nuk u ndal dhe kurrë se ndërpreu aktivitetin kombëtar. Ai shumë herët i thurri eshtrat me brinca: Dhe çëndrojë kokëlart. Pa asnjë shenjë MENDJEMADHËSIE. Që nga mosha rinore AI filloi ta kërkojë rrugën drejtë LIRISË dhe eci burrërisht, por çdo herë në krah të popullit ( Ai që mendon se është i pastër, si në ditët , i lidhur për kërthizë të nënës, është shumë i rrezikshëm! ) thoshte duke qeshur Jusuf Gërvalla , unë nuk shkruaj..,por po Në një takim të mbajtur në banesën e Faridin Tafallarit në Nagold, Jusufi kishte thënë; unë nuk shkruaj por po shkruan koha ! “ dhe shumë shpeshë i përsëriste fjalët:“ Vëllezër, historinë e shkruan populli. Me vepra. Unë dhe të gjithë të tjerët duhet ta shkruajmë mendjen me penat tona e me dorën e popullit shqiptar! “ Njëherë në një demostratë në
Të gjitha ndytësirat, mendimet dhe qëllimet serbe i qiti në sheshë Jusuf Gërvalla regjimit kriminel serb. Akademikët dhe Gjeneralët e ushtrisë fashiste serbe akoma nuk dorëzoheshin.., ata tani kërkonin ndihmë nga politikanët dhe luftonin ( siq po luftojnë akoma edhe sot) me të gjitha forcat e tyre fizike, materiale, intelektuale për zhdukjen dhe asimilimin e kombit shqiptar. Ish. Komiteti Krahinor me shërbëtorët e partisë komuniste u vërsulën ndaj gazetarit, poetit e intzelektualoit tonë, u orvatën t’ia marrin PENËN e t’ia verbërojnë sytë. Por Jusufi, profesori, vepronte, punonte, shkruante e informonte pa ndërprerë në “binarë paralelë“: Shkruante të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, që të jetë histori autentike për shqiptarët dhe krijonte për historinë tonë emra të rinjë, të cilët më vonë do ti vërsulën armikut me të gjitha forcat. Studentët, rinia, dhe populli shqiptar do ta REALIZOJNË amanetin e TIJ dhe të gjithë MARTIRËVE. Ai luftoi në çdo kohë; prnverë,verë, vjeshtë e dimër, ditën e natën pa e ndërprerë kurrë aktivitetin e tij kombëtar, shumë shpeshë shkroi edhe nën dritën e vajgurit. Jusuf Gërvalla, veproi në kohë të vështira të regjimit kriminel serb, në kohë kur koka të fluturonte prej qafe, më lehtë se sa këputej një mollë prej dege. Ai u bë kurban i çështjes shqiptare.Familjen dhe fëmijët e tij nuk i mbronte ajo kohë, ata u detyruan të emigrojnë në Gjermani. Ai shumë shpeshë i pyeste shokët e miqët? A e dini se çka është t’merri ? Pushteti kriminel serb i (përkrahur edhe nga disa shqiptarë të shitur) ia shkëputnin mishin me dara nga trupi, Jusufit, kur e merrnin në biseda informative ( por edhe të gjithë ata që e përkrahnin atë).
Punuar me 6 01. 2012 Ramiz Dërmaku- Gazetar
Weingarten Gjermani