E shtune, 03.05.2025, 01:49 AM (GMT+1)

Faleminderit

Fritz Radovani: Vdiq Burri Çek i Lirisë së vërtetë...

E hene, 19.12.2011, 09:02 PM


VDIQ  BURRI  ÇEK  I  LIRISË    VERTETË…

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Bota Demokratike mbramë, me 18 Dhjetor 2011, humbi një nga figurat e Saj ma të mëdha, Presidentin e Çekisë Vasllav Havel. Ka lé me 5 Tetor 1936 në një familje që nga koha e okupacionit rus stalinian ka humbë gjithshka nga pasunia, perveç Nderit. Asht një nga figurat tipike të arsimuem në shkolla nate, mbasi nuk i lejohej me ndjekë studime nga rregjimi komunist. Mbas ramjes së Murit Berlinit disidenti çek asht nder të paktit, per mos me thanë i vetmi President nder vendet ishkomuniste që ruejti të paster figuren e vet morale, politike, kulturore dhe qytetare, tue mbetë në Historinë e Lavdishme të Lirisë dhe Demokracisë së vertetë në Europen Lindore. Ishte dramaturg i permasave europjane.

Ardhja e Tij në postin e Presidentit të Çekosllovakisë sjell me vete dy ngjarje ma të mëdhajat në njenin nga vendet ku thundra staliniste e ajo hrushoviane e vitit 1968, që derrmoi “Pranveren e Pragës”, si kudo në vendet komuniste, ishin mundue me shkatrrue dhe me perdhosë gjithshka, por aty Havel vendosi ekonominë e lirë të tregut dhe në mënyrë paqësore, ndau dy shtetet e ngjituna në mënyrë të dhunëshme nga diktaturat pasuese mbas vitit 1945, tue respektue vullnetin e lir? t? dy popujve.

Presidenti Havel asht nder të vetmit udhëheqes të një vendi ishkomunist, ku me të gjitha perpjekjet e veta ka punue per Demokracinë e Vertetë të mbështetun në Lirinë dhe të

Drejtat e Njeriut, mbi parimet e verteta të saj, me një guxim e perkushtim shembullor.

Presidenti Havel asht figura ma e paster morale dhe politike në Europë, mbasi Ai i kishte vu vetes detyrë arritjen e një Demokracie pa fasada dhe kurthe mashtruese. Ishte i çilter, se ishte guximtar, ishte guximtar se ishte i paster dhe pastertia tek Personaliteti i Tij ishte virtyt i një Atdhetari, që vuni veten në sherbim të Atdheut të lirë. Asht nderue nga disa shtete, tue fillue nga ShBA, ku vetë presidenti Gjorgj Bush e ka vlersue me medalje Lirie, por edhe për mbështetjen e Tij të luftës së Kosovës në vitin 1999, Ai asht nderue me një nga medaljet ma të veçanta “Ibrahim Rrugova”, siç e meritonte per kontributin e Tij.

Presidenti Havel ishte një nga figurat ma të spikatuna nder Demokracitë e reja të Europës Lindore, po nuk u linte asgja mangut Figurave ma të nderueme dhe respektueme edhe të Europës Perëndimore, mbasi njihte në rrajë diktaturen dhe dhunen komuniste, që Ai e kishte provue mbi shpatullat e veta, por aftësia e Tij qendronte edhe në një nga cilësitë e Tij shpirtnore, mbasi ishte i brumosun me moralin e naltë qytetar, ku Ai e shpreh haptas se: “E verteta dhe dashunia duhet të triumfojnë mbi gënjeshtrën dhe urrejtjen!”, parim bazë për çdo vend që kerkon vendosjen e Drejtësisë dhe Pajtimin kombtar në Atdhé. Me këta parime ndertohet thëmeli i Demokracisë aty ku diktaturat kanë sjellë regres dhe perçamje.

Në vitin 1999 Presidenti Havel vizitoi kryeqytetin e Shqipnisë Tiranën. Ate e solli duhma e luftës së NATO-s që po zhvillohej në Kosovë.

Ishte një nga Ata Burra, që me mendjemprehtësi kishte vendosë veten në piedestalin e figurave botënore, tue punue dhe vu me perkushtim të posaçem themelet patrandshme të Antarësimit të Republikës Çeke në Europen e Bashkueme.

Kjo arritje e Tij asht një meritë aq e madhe, sa vendet tjera që e duen dhe e kerkojnë me ngulm këte veper të Presidentit Havel në vendet e veta, duhet të kenë gjithnjë para çdo qellimi apo detyre që i ngarkojnë vetes kur janë në postin e një Presidenti, thanjen e Tij para Pallatit të Kryeministrisë në Tiranën “demokratike”: “Njerëzit ma të rrezikshëm për demokracinë janë komunistët e konvertuem në demokratë”.

 

Nderim per Burrin Çek të Lirisë dhe Demokracisë së vertetë Vasllav Havel!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx