Faleminderit
Xhelil Rama: Imer Rama, simbol i qëndresës shqiptare, dëshmor i kombit
E premte, 02.12.2011, 09:04 PM
NJË KUJTIM
PËR DËSHMORIN E HARRUAR, SIMBOLIN E REZISTENCËS PËR MBROJTJEN E KUFIRIT LINDOR TË KOSOVËS- IMER RAMA, NGA FSHATI KOLAJ (KOLIQ), I RËNË MË 1944
Nga Xhelil Rama
Imer Rama, simbol i qëndresës shqiptare, dëshmor i kombit, u lind më 1898, në fshatin Kolaj, komuna e Prishtinës, në familjen Ramaj, e njohur në rajonin e Gallapit, për bujari dhe atdhetarizëm, brez pas brezi. Edukimin burrëror e kombëtar e mori që nga rinia në odën e burrave, ku u njoh me historinë dhe të kaluarën e hidhur të popullit të vet, I pashkolluar por mendmphetë dhe largpamës, kaherë i kishte kuptuar synimet e armikut serbo-komunist për okupimin e Kosovës. Urrente okupatorin, tiraninë mizore e padrejtësisë që i bëheshin popullit shqiptar nën Mbretërinë e Jugosllavisë. Aso kohe retë e zeza kishin mbuluar e gjithë qiellin e Kosovës. Hienat serbo-jugosllave-titoiste lëpiheshin për t’i kafshuar tokat shqiptare në Ballkan, gjithnjë duke pasur në shërbim gënjeshtrën se po luftonin kundër Nazifashizmit.
Njësiti i quajtur “Meto Bajraktari”, njësit ky i përzier nga partizanë shqiptarë e çetnikë serbë, me në krye komandaantin Mustafë Hoxha, shqiptar i mashtrur nga serbët, luftonte në pozicionin e vijës kufitare Orllan-Brinë-Nishefc, në një anë, ndërsa kundër tij, atdhetarët e Ballit Kombëtar nga fshatrat përreth, për të mbrojtur Kosovën nga gllabëruesit serbo-çetnikë.
Në këtë front nga fshati Kolaj kundër armikut përballeshin rreth 30 trima luftëtarë të patrebur me zemra luanësh. Në një luftë të pabarabartë, gjoks për gjoks me armikun, në vijën e parë të frontit, në vjeshtën e vitit 1944, vritet Imer Rama, duke rënë heroikisht dëshmor i atdheut. Bashkë me Imerin, të njëjtën ditë ranë dëshmorë, në këtë front, edhe Shaban Sadik Sylejmani, nga fshati Kushevicë, dhe Sylë Adem Spanca nga Orllani. Siç u tha edhe në fillim të artikullit, familja Rama nga fshati Kolaj (Koliq) brez pas brezi kanë dhënë dëshmorë edhe maritët, duke sakrifikuar e kontrubuar për lirinë e atdheut. Në luftën e fundit të UÇK-së, kjo familje dha 3 dëshmorë: Agronin, Farukun dhe Albertin, dhe 7 martirë: Ismetin, Bejtushin, Xhevatin, Xheladinin, Shqipen, Syzanën dhe Hamiden, të cilët luftuan fytafyt me forcat serbo-policore-paramilitare, të blinduara deri në dhëmbë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe dinjitetit kombëtar.
Vëllai i madh i Imerit, Nezir Rama, si i ri ende pa i mbushir të tetëmbëdhjetata, mori pjesë në luftën e Shkodrës më 1912, i mobilizuar vullanetar, me rreth dymijë të rinjë nga Kosova, për të luftuar kundër ushtrisë malazeze, e cila synonte okupimin e Shqipërisë Veriore.
Edhe shumë të rinjë të kësaj familje gjatë periudhave të ndryshme kohore u përballën me armiq të ndryshëm dhe sakrifikuan jetën e tyre, duke iu nënshtruar torturave, burgosjeve dhe internimeve. Dhe në fund, me keqardhje konstatojmë se nga pakujdesia, neglizhenca e mosangazhimi institucional, deri më sot, për këtë dëshmor nuk është bërë asgjë. Sëpaku një pllakë përkujtimore, lapidar apo shënim përkujtimor, me fjalë tjera asnjë veprim apo mirënjohje kombëtare.
Gjatë periudhës pesëdhjetëvjeçare të sistemit komunist-titoist, familja Rama ka qenë e etiketuar dhe e gjykuar si familje reaksionare. Për këtë shkak është dënua me taksa shtetërore më të mëdha dhe është privuar nga shumë të drejta nga shteti, siç është e drejta e punësimit, shkollimit, bursës etj.
Lavdi dhe përjetësi dëshmorit Imer Rama dhe gjithë dëshmorëve tjerë të kombit shqiptar!