E shtune, 03.05.2025, 01:09 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Neçaj: Një meteor në letërsinë e sotme shqipe

E merkure, 16.11.2011, 09:05 PM


NJE METEOR NE LETERSINE  E SOTME SHQIPE

 

(Në 65 vjetorin e lindjes së Halil Haxhosajt)

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Duke hulumtuar për jetën dhe veprimtarinë letrare të Halil Haxhosajt hasim në një biografi të begatë në krijimtarinë letrare në 65 vitet e jetës së tij.

Halil Haxhosaj  u lind më 16 nëntor 1946 në një familje të madhe në Preklukaj të Vokshit. Mësimet fillestare, shkollën Normale dhe SHLP – Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Një kohë punoi mësues  në Cërmjan të Dushkajës. Eshtë autor i 17 librave me  poezi, prozë dhe kritikë letrare, katër prej të cilave janë botuar në vitin 2011. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, W.P.S. (Shoqata e Poetëve të Botës) dhe i Kryesisë së Klubit Letrar “Gjon Nikolle Kazazi” në Gjakovë.

Halil Haxhosaj, padyshim është sot një nga zërat më të spikatur të fjalës shqipe. Ai jeton në  Gjakovë, i zhytur në strofkën e jetës së tij, krijimtarisë së gjithepushtetshme që vetëm ajo i ka dhënë statusin e të qënit prijetar i apokalipsit gjenial të rrugëtimit mijëra vjecar të shkrimit arbëror, e bash ashtu ngrys ditët pa bujë, qetë-qetë, a thua njerëzia e mistershme që e rrethojnë, nuk mendojnë pak caste emrin e Halil Haxhosajt!!!

 

Halil Haxhosaj është një meteor i poezisë shqipe, i cili zbriti nga piedestali i buronjave mëmëzonja  të një jete që kurrë nuk u shua, ndonëse u munduan të errësojne e ta zhdukin racën e këtyre poetëve që kanë lindur dhe shkruar në token e lyer me gjak dhe kanë ngjyer penën në luleborët e shpateve të bjeshkëve të Sharit e Pashtrikut.

Qe nga  Din Mehmeti, Ali Podrimja, Rexhep Hoxha,  Teki Dervishi, Jusuf Buxhovi, Muharrem Kurti, Tahir Bezhani, Engjell Berisha, Qemajl Juniku, e të tjerë e të tjerë krijues të shumtë nga Gjakova, patën thirrur zërin herët, duke qëmtuar nëpër analet e historisë për të nxjerrë nga thonjtë që lupurishën këtë tokë këta përfaqësues të brezave të poeteve, e ndër prijëtarët  padyshim është Halil Haxhosaj, pasues i shkollës poetike të Din Mehmetit, e njeriu që i qëndroi pranë dekada të tëra. Halili me dinjitet po hedh vargje pa pra, duke mos reshtur. Ai po na kendell me vargje, proze, haiku, kritike letrare e madje edhe publicistikë…

 

Halil Haxhosaj në krijimtarinë letrare ka tre dashuri: poezinë, prozën dhe kritikën kritike, por se fundi, në moshën e pjekurisë artistike, iu kthye me sukses një gjinie letrare pak të përmendur  dhe të kultivuar në letersinë shqipe, ndërsa në Kosovë është ndër të parët që solli haikun japonez, duke  e lëvruar me sukses këtë gjini, e duke u vlersuar jo vetëm nga lexuesit, por edhe nga lëvruesit e parë të tij, si Milianov Kallupi e të tjerë.

Krahas shkrimeve Halil Haxhosaj punon prej shumë vitesh  profesor i gjuhës shqipe në shkollën e mesme të mjekësisë "Hysni Zajmi" në Gjakovë, e  në opinion intelektual dhe krijues njihet si njeri ndër të parët që ringjalli Klubin Letrar "Gjon Nikollë Kazazi" të Gjakovës. Eshtë fitues i disa çmimeve nacionale për letersi. Librat e tij dhe ligjëratat e ndryshme për letërsinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi, kanë lënë mbresa tek lexuesit dhe dëgjuesit e shumtë në qarqet intelektuale shqiptare.

 

Ai është  shperblyer me shumë cmime letrare. Në vitin 2006 ka fituar çmimin e tretë për kritikë letrare në konkursin e shpallur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në 75 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit. Po ashtu poezia e tij është e përkthyer edhe në rumanisht, gjermanisht, anglish, italisht, polonisht, serbisht, etj.

Halil Haxhosaj shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenar për film e televizion dhe shkrime publicistike. Deri tash ka botuar këto vepra poetike:

 

1.“Damarë të ringjallur”, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 1992,

2.“Në kafaz me pantera”, “Rilindja”, Prishtinë, 1993.

3.“Këngë të ngrira”, “Jeta e re”, Prishtinë, 1996.

4.“Zëra të grisur”, “Rilindja”, Prishtinë, 1998.

5.“Hija e orëligës”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000,

6.“Pastaj bëhu relikt”, “Rozafa”, Prishtinë, 2003,

7.“Umbra viselor – Hija e ëndrrave”, Bukuresht, 2004

8.“Pakohësi”, tregime, “Buzuku”, Prishtinë, 2005.

9.“Përimtime letrare”, kritika letrare, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2006

10.“Fjalë e plagë”, poezi, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2007.

11. “Histori ne naten e vranet”,roman ,”Ombra GVG”.Tirane,2008.

12. “Puhize zemre”,Haiku shqip-anglisht,”Egnatia”,Elbasan,2009.

13. “Perkushtime”,poezi,KL “Gjon N.Kazazi”,Gjakove,2009.

14. “Puhize shpirti”,Haiku,NSH “Jeta e re”,Prishtine,2010.

15. “Veshtrim ne vepren romanore te Petrit Palushit”,kritika,Ombra GVG,Tirane,2011.

16. “Kur u mesova me driten”,poezi,botoi Publisher,LULU,SHBA,2011.

17. “Shi pa vranesira”,tregime,NSH “Jeta e re”, Prishtine,2011.

18. “Pavdekesia e poetit”,poezi dhe shkrime,KL “ Gjon N. Kazazi”Gjakove,2011.

 

Halil Haxhosaj jeton, punon dhe krijon në Gjakovë.



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx