E diele, 04.05.2025, 01:31 AM (GMT+1)

Faleminderit

Bajame Hoxha - Çeliku: Kush është Faslli Haliti

E premte, 11.11.2011, 09:58 PM


KUSH ËSHTË FASLLI HALITI

 

NGA BAJAME HOXHA-ÇELIKU,  BRUKSEL

 

Këtu në Bruksel, në çdo takim letrar apo intelektualësh më pyesin vazhdimisht me interes shumë persona: Kush është Faslli haliti?

Unë me thjeshtësinë time iu përgjigjem: Është një poet i madh Lushnjar. Poet që e admiron qyteti i lindjes, kushdo që e njeh, dhe që e kanë takuar vetëm një herë në jetë.

-E dimë që është poet i madh, më përgjigjen, por duam të dimë akoma më shumë, më shumë  se sa ka folur media shqiptare gjatë veprimtarisë së tij.

Unë, përsëri si qytetare Lushnjare që jetoj në Bruksel, me mburrje dhe kënaqësi të veçantë, nis e u tregoj shqiptarëve në mërgim dhe kudo që ata ndodhen, e që duan të njohin nga afër veprimtarin e këtij poeti të shquar, i cili nuk është vetëm poet, por edhe përkthyes i shumë veprave me famë botërore, si dhe një piktor dhe mësues i pa lodhur gjatë gjithë jetës së tij.

 

Faslli Haliti ka lindur në Lushnjë, më 5dhjetor 1935. Ka mbaruar Liceun artistik për pikturë.

Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letësie në Lushnjë

ku e ka admiruar populli i këtij qyeteti si njeriun dhe mësuesin më pozitiv të asaj kohe 1961-1973.

Nga viti 1973-1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën "Dielli dhe rrëkerat", është pushuar nga puna dhe është dënuar me punë krahu të detyruar,

si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në komunale.

Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit.

Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH. Është nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Poeti ynë është përfshirë në disa antoligji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht, frëngjisht, në gjuhën rumune, dhe së shpejti në gjuhën suadeze.

Gjithashtu në antologjinë Lushnjare etj.

Është dekuruar me Urdhërin "Naim frashëri" të kalasit të tretë, të klasit të parë, si dhe me Urdhërin "Naim Frashëri" i artë.

Është "Qytatar nderi" i qytetit të Lushnjës.

 

Për të folur për njeriun e popullit të thjeshtë, për intelektualin, për poetin Faslli Haliti, duhet të reflektojmë thellë nëpër vargjet e poezive, të

individualitetit të vlerave universale.

Ky poet me vlera superiore universale, tronditi jo vetëm botën shqiptare në vitet e errëta komunoste, por i dha një impuls të ri letërsisë shqiptare me poemën "Dielli dhe rrëkerat"

ku në Shqipëri pësoi ndëshkimin e rreptë, por këtë herë, vuri në lëvizje dhe botën e përparuar perëndimore ku shfaqën një interes të mëtejshëm,

se ç'bëhej më tej me jetën e poetet të madh e të guximshëm Faslli Haliti. Kjo poemë ka qenë një pishtar i demokracisë, dhe mbetet simboli i së vërtetës, dhe s'ka rënë kurrë në atmosferë gjumësie, por ajo rri

gjithnjë zgjuar në duart e lexuesve intelektual, dhe pret që të çmohet edhe me titullin Mjeshtër i madh, sipas propozimit të bërë Presidentit të Repuplikës, nga Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë

si dhe nga shoqata Mbarë Shqiptare  e shkrimtarëve për fëmijë dhe të rinj, me rastin e 75vjetorit të lindjes së poetit.

 

KA BOTUAR KËTO LIBRA:

 

Poezi

1) "Po s'ish ajo", BOTIME TOENA 2000

2) "Krisa", Onufri 2000

3) "Deti, ma deti", Onufri 2000

4) "Erdhi", Onufri  2003

5) "Iku", Globus R.2004

6) "Kaq" (përmbledhje), Botimet Toena 2005

7)"Kujt t'i besoj", Kolona e poezisë shqipe, Botimet Toena 2006

8)" Diellftohti" Ombra GVG 2008

9)"Si toka ju dua" Vini GRAPH, 2009

10) "Dielli dhe rrëkarat", Toena,2010

11) "Para ikjes"UEGEN,2010

12) " Kea dhe Eri", Uegen,2010

 

PËRKTHIME

 

1) NASOS VAJENAS:"Endjet e një joudhëtari" Poezi, Globus R.2001

2) ALBERTO MORAVIA:"Lumturia në vitrinë"Tregime, Mësonjëtorja, 2005

3)VLADIMIR MAJAKOVSKI:" Dashuroj" Poezi e poema futuriste, Globus R.2005

4)SERGEJ ESENINI:" Pugaçovi" Poemë dramatike, UEGEN, 2005

5) HUAN RAMON HIMENEZ:"Poezi dashurie", Ombra GVG 2005

6) FEDERIKO GARSIA LORKA: Poezi, poezi, Ombra GVG 2005

7)ZHAK PREVER: "Poezi dashurie dhe lirie", Ombra GVG 2006

8) AINO KALLAS: "KATERINA" Roman, weso,2007

9) ALBERTO MORAVIA: "Kosma dhe banditët"  Novelë, ABC 2008

10) "ANTALOGJIA E POEZISË BOTËRORE" 40 Poetë, 16 Nobelist

11) VLADIMIR MAJAKOVSKI (Futurist): "Flaut vertebrash", UEGEN, 20010



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx