Faleminderit
Halil Katana: Një jetë itensive
E marte, 08.11.2011, 09:04 PM
NJE JETE INTENSIVE
Nga Halil Katana
Myftar Katana, u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, që e përshpejtoj edhe vdekja e bashkëshortes, Spahës, në verë të këtij viti. Ai e ka lënë të pavdekshme veprën e tij edhe në librin “Tre shokë dhe një alibi”.
Myftari, ia kushtoj gjithë jetën Luftës me armë në dorë për çlirimin dhe mbrojtjen e Atdheut. Në moshën 17 vjeçare, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga fashizmi, ai rroku armën dhe u radhit në formacionet partizane. Shtëpia e tij në fshatin Degë ishte bazë e Luftës Nacionalçlirimtare. Nëna e tij Shotë Mehmetja, shpëtoj nga thonjët e vdekjes së nazistëve partizanin e Batalionit Bajram Curri, Hajredin Osmanin. Myftari, me krijimin e Batalionit të Rinisë, u rreshtua si partizan i këtij batalioni. Më pas u rreshtua në Brigadën e 3-të S dhe, me formimin e Brigadës 25-të S., ai ishte në batalionin e parë të saj. Myftar Katana, mori pjesë në të gjitha luftimet e betejat që zhvilloi Brigada, duke filluar që nga Nikaj-Merturi, Plavë e Guci, Gjakovë, Ferizaj e deri në Sanxhak. Megjithëse u plagos, në Ferizaj, ai nuk u shkëput nga Brigada deri në fund te luftes. Më pas kaloi në Brigadën VI S, e cila veproi në Kosovë e në trevat shqiptare në Maqedoni deri ne fund të vitit 1945, duke mbrojtur shqiptarët nga gjenocidi serbomaqedon.
Menjëherë, pas çlirimit, Myftari u ngarkua me detyra të rëndësishme, fillimish me Frontin e me Rininë në Qarkun e Kukësit e në Tropojë dhe më pas kaloj në organet e sigurimit të kufirit, në një zonë të gjerë, që nga Korabi i Dibrës e deri në malin e Jezercës, duke kryer një detyrë shumë të vështirë, në ndeshje të pandërprera me armiqtë serbë dhe bandat kriminale që ata dërgonin herëpashere në Shqipëri.
Myftari krue një mision shumë të vështirë, për mbajtjen gjallë të rezistencës së Kosovës në vitet ’50 kundër regjimit Titist- Rankoviçian. Në këtë mision ranë dy shokët e tij, Halit Alia e Rustem Alia- dëshmorë të Atdheut, të cilët Myftari me trimëri të rrallë e qëndrueshmëri të jashtëzakonshme nuk i la të binin në duart e serbëve, por i nxori këtej kufirit shtetror.
Në këtë detyrë tepër të rëndësishme punoi me besnikri, me trimëri e zgjuarësi, duke përballuar situata tepër të vështira.
Më vonë Myftari u ngarkua me detyra të rëndësishme në Uzinën e prodhimit të armëve në Poliçan të Skraparit, ku punoi me përkushtim e ndergjegje të lartë derisa uzina prodhoi fishekun e parë të markës shqiptare. Në fund, Myftari, e mbylli karrierën e tij si komisar në Brigadën e tankeve të Beratit, ku doli në pension.
Si veteran dhe invalid i LANÇ-it, ai kontribuoi me të gjitha forcat e tij, për mbrojtjen e vlerave të Luftës dhe të idealeve të saj.
Myftari ishte një njeri, që kishte një shoqëri të madhe, gjithmonë i qeshur e me humor midis shokëve. Ai me bashkëshortën Spahën lindën dhe rritën pesë djem të mrekullueshëm,të cilet duhet të jenë krenar për babajn e tyre të nderur.