Faleminderit
Gani Qarri: Heroi që u nisë ta mbronte atdheun
E merkure, 02.11.2011, 09:05 PM
Heroi që u nisë ta mbronte atdheun
Nga Gani Qarri, Cyrih
Jeta e popullit shqiptar dhe rrezikimi i trojeve të tij vazhdon të përcillet me sfida dhe të papritura, siç ndodhë sot edhe me veriun e Kosovës. Këto ngjarje lënë gjurmë të pashlyera në këtë pjese të historisë kombëtare shqiptare të cilat nuk mund të braktisen aq lehtë,sikur ky të ishte Misioni ynë i fundit.
Këtë na e obligon edhe kujtimi për Policin Hero, Enver Zymberi i cili që nga ngjarjet e 25 Korrikut të vitit 2011, nuk vjen më vetëm si histori vetëdijesimi për vijën ndarëse të kufirit Kosovë-Serbi,por edhe si simbol kombëtar i martirizimit për pjesët e pushtuara të vendit dhe rivendosjes së identiteti tonë shtetëror edhe atje,ku për një kohë jo të shkurtër mungonte.
Ai u tregua i pa mundur nga mësymjet e bandave kriminale serbe,me gjithë vendimet e shqiptarëve me urdhrin për tërheqje, jo vetëm të kufomës së tij të rënë heroikisht për çlirimin e veriut të okupuar por edhe të shokëve,me të cilët arritën ta kryenin misionin e besuar shtetëror dhe ti kapnin pikat e "ndaluara" kufitare.
Pushtimi i veriut të vendit nga strukturat kriminale serbe të shoqëruara me denigrime e fyerje si askund tjetër në rajon,e forcuan shpirtin heroik e kombëtar të Enver Zymberit i cili pa asnjë hezitim e sprovoi vetveten duke kapërcyer të pamundurën për të depërtuar në zonën e ndaluar. Ai e mposhti edhe vdekjen nga vrasja tinëzare e kriminelëve atje,për të kaluar në pavdekësi duke u shpallur Hero në historinë tonë më të re.
Vepra e tij ishte dhe mbetet qëndresë dhe kushtrim lirie,me dinjitet të lart kombëtar dhe amaneti më i fuqishëm i një shpirti të pa epur për të vërtetën tragjike dhe të përgjakur të shqiptarëve e cila shpesh herë nëpër kohë,ndodhi të mbulohej nga historitë e përsëritura me copëtimet e pambaruara të tokave shqiptare kundër të cilave nuk prajnë as sot përpjekjet e ish pushtuesve tanë të rinj e të vjetër.
Enver Zymberi nuk u përpoq t'i bënte bisht asaj që nga ai u kërkua dhe thirrjes së Atdheut iu përgjigj me devotshmëri duke u bërë përcjellës i amaneteve çlirimtare që vërshojnë nga porosit e dëshmorëve të kombit dhe vuajtjet e shumë plagëve të pa mbyllura të këtij populli nëpër shekuj për tu bërë edhe vetë zë i pa shuar dhe i ngritur deri në lartësitë e një epike madhështore kombëtare dhe legjendë moderne e kohëve tona.
Heroi u nisë të mbronte atdheun nga ata që kërkojnë pa të drejtë hise në brinjët e thyera të vendit tonë të vogël, të cilit njëjtë si në mesjetë edhe sot i janë vërsulur kalorësit e pabesë sllavë të futur thellë me hile nga ana e Serbisë si kuaj troje,në brendësin e zemrës së Kosovës martire me shpatat e tyre mishprerëse për ta ndarë edhe atë më dysh.
Edhe pse ende sot bandat kriminale serbe shqelmojnë mbi gjakun e derdhur shqiptar në ato pjesë të vendit tonë,Heroi ynë ruajti me besnikëri betimin ndaj atdheut dhe lirisë së tij për të cilat edhe u flijua duke ia lënë atij amanet,Familjen, Bashkëshorten dhe katër fëmijët e mitur.
Pas disa muajsh me situatë të tensionuar e cila po përkeqësohet nga dita në ditë me një gjendjen e acaruar në Veriun e vendit me të cilën sot vazhdon të shantazhohet Kosova, këto dit patëm rastin të shihnim në media Inicimin e kërkesës në Interpol jo nga shteti ynë por nga UNMIK-u për kapjen e vrasësve kriminel të Enver Zymberit.
Kjo është përpjekja e parë serioze për vënien e drejtësisë në vend ndaj vrasëseve kriminel të Heroit tonë, dhe gjendjes që ne sot po kalojmë si vend dhe shoqëri me veriun e trazuar e cila merr një rëndësi të veçantë, e dhe duhet ti mbush mend edhe pasardhësit e tashëm të kriminelëve të mëparshëm tanimë në kërkim nga Interpoli, se ndoshta mund të zgjas por drejtësia herët a vonë do ti gjejë edhe ata.
Por mu këto ditë qeveria e Serbisë përveç lojërave me grupet kriminale në veri të vendit tonë, që nga 1 tetori ka angazhuar kompaninë "Podesta Group"një nga kompanitë më të fuqishme në Uashington për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër interesave të Kosovës dhe avancimit të atyre të Serbisë,duke paguar hiq më pak se 100.000 Dollar Amerikan në muaj dhe 25.000 dollarë,kompanisë "Uhite Robert" të cilën "Podesta Group" e ka angazhuar për të lobuar për Serbinë në Kongresin Amerikan.
Ndaj me të drejtë,vepra heroike e këtij djaloshi trim dhe patriot,i cili u nis ta mbronte atdheun, mosha e të cilit kurrë nuk plaket,do të kujtohet dhe nderohet me pietet përgjithmonë ,historia e të cilit bashkë me zhvillimet e pa këndshme përreth na mësojnë edhe për një herë më tepër-se pa bashkim kombëtar nuk mund të ketë Shqiptar e as Shqipëri të lirë dhe të qetë,në këtë pjesë të trazuar të Ballkanit.
Ndaj në vend të përfundimit,nga zemra i urojmë lavdi jetës dhe veprës së Enver Zymberit dhe gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit kudo,të rënë për lirinë e shqiptarëve dhe trojeve të tyre në gjithë hapësirën etnike.