Faleminderit
Fritz Radovani: Burri i fjalës dhe i veprave Cafo Beg Ulqini
E merkure, 14.12.2011, 09:02 PM
BURRI I FJALËS DHE I VEPRAVE
CAFO BEG ULQINI
Nga Fritz RADOVANI
Kur veriu i ftohët i Stom Golemit përshkohej nëpër Rus, apo murrlani i Rrencit vinte e shkapetej tek Dugajtë e Reja të Shkodres për gjoksin e Burrit të njohun Cafo Begut, gjithënjë kam pasë përshtypjen se të dy kthehëshin mbrapa...
E njoha të moshuem aty nga vitët 1961 – 62, kur çili dyqanin e cigareshitësit. Ishte me të vërtetë i thinjun, por trupi i madh sportiv gjithmonë i mbajtun dhe i kërpitun, i veshun me pardysy ngjyrë qumështi apo kostume kafe e krem, të tërhiqte vëmendjen. Ishte mjaft i pashëm, me sy shqiponjë gjithmonë vrojtues, nofulla të gjana që ngërthehëshin kur nxirnin çdo tingull të ambël të fjalës së tij joshëse. Për pak kohë shihej se klientët ishin të zgjedhun...
Cafo Begu kishte një histori interesante të jetës së tij. Ai jetonte tek disa miqë të tij dikund kah stadiumi. Nuk kishte familje as të afërm, mbasi ishte detyrue me i lanë në anën e Jugosllavisë, që në ditët e para mbas luftës së Dytë Botnore, kur andej e këndej në pushtet erdhën komunistët. Në Shqipni kërkohej se ishte Anëtar i katërshes së Regjencës në periudhën e okupacionit gjerman me Maliq Beg Bushatin, At Anton Harapin dhe Lef Nosin. Ndërsa, nga jugosllavët paguhej me napolona ar koka e Tij, mbasi kishte deklarue botnisht se: “Trojet e mija janë Tokë Shqiptare!”.
Kjo deklaratë nuk ishte thjeshtë e një pronari apo çifligari tokash, po ishte:
“Një shtytje mandej e piramidave të vume në vitit 1913, në Tokën Shqiptare!”
Me largimin e trupave gjermane kishte shkue në trojet e veta dhe, aty ishte strehue, madje, edhe ruejtë kokën ndër miqë e besnikë të vet. Kishte provue jetën e shpellave, gropave, të skamit dhe të vuejtjes për disa vite deri me rastin e amnestisë së bame për faljen e jetës së atyne që dorëzohën në Shqipni dhe që nuk do të dënohen me vdekje nga gjykatat komuniste. Kishte kalue hetusitë speciale dhe ishte dënue me shumë vite burg i përfshimë në nenet e “krimëve të luftës”. Mbasi u lirue, erdhi në Shkoder ku mbylli edhe jeten e Tij.
Në vitin 1968 u njoha ma afër me Té. Ai më tregoi se kishte njohë edhe babën tem dhe se kishte pasë edhe ky hobi për hipizëm. Kishte disa foto ndër plantacionët e veta me kuaj. Ruente si relike fotografi të grues së vet dhe të vajzave, të para vitit 1945.
Në dhjetorin e vitit 1968, hapi me mue bisedën për At Anton Harapin: “Asht kenë një dhe nuk bahen dy si ai!”. Në vitin 1944, kur At Antoni, aty nga fundi i nandorit po kthehej nga Gjermania, ishte ndalue në Podgoricë dhe në një hotel Ai asht takue me komandantin e trupave gjermane që po largoheshin nga Shkodra. Komandanti gjerman e kishte njoftue At Antonin për largimin nga Shqipnia dhe e kishte ftue me ikë edhe ky me ata, tue i sigurue që do ta çonin ku do të dëshronte At Antoni, për mos me ra në duert e komunistëve, që me 28 Nandor do të hynin në Shkoder.
At Antoni nuk ka pranue me u largue nga Shqipnia dhe po kjé nevoja do të pranonte edhe vdekjen për të cilën Ai vetë nuk dinte shkak. Por kishte kërkue nga gjenerali gjerman, largimin e trupave të fundit të ushtrisë gjermane me datën 29 Nandor 1944 dhe jo me 28 që kishin planifikue ata, mbasi i kishte shpjegue që “nuk asht mirë me na njollosë Ditën e Fest?s s?Flamurit, me ditën e okupacionit komunist të Atdheut!”. Komanda gjermane e ka pranue kërkesën e At Antonit dhe ushtarët e fundit gjerman janë largue nga Shkodra në mengjezin e datës 29 Nandor. Për këte veprim At Antoni kishte vue në dijeni atë natë edhe Cafo Begun. Të nesërmen ishte nisë për Shkoder ndonse edhe Cafo Begu e kishte ftue me qendrue aty ku do të strehohej ky vetë, por as Cafo Begut Ai nuk i kishte pranue me qendrue andej mbasi “nesër kanë me thanë, paska shkue At Antoni me ruejtë kryet tek serbët e malazez?t...”.
Cafo Begu e përfundonte bisedën me njëkonkluzion:
“Shërbimi i At Antonit, për mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh që një Atdhetar si At Anton Harapi, mundet me i ba Atdheut të vet. Ka me ardhë një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton!”.
Në vitin 1995, këte fakt historik unë e kam bisedue me At Konrrad Gjolaj, kur ky po më tregonte sesi asht tradhëtue At Antoni nga një kushri i veti, shirokas (L.B.) (të cilin nuk jam i autorizuem me e shkrue), kur (L.B.) asht mbajtë në sigurimin e Shkodres dhe asht shterngue nga frika e torturave për me tregue se ku ishte strehue At Antoni, sepse dyshohej se ky kushri mos e ka nxjerrë nëpër liqe dhe e ka çue aty ku mund t’ishte edhe Cafo Begu. Atëherë forcat e ndjekjes kanë shkue në Dukagjin dhe e kanë arrestue At Antonin nder miq. Tjerat mënyra At Konrradi nuk i pranonte, madje i quente trillime të sigurimit t? shtetit.
Edhe At Kondradi e dinte ndryshimin e datës së largimit të trupave gjermane, me 29 Nandor 1944, mbasi ato ditë ky ishte kenë në Kuvendin Françeskan, ku kishte pak ushtar gjerman dhe mjaft nga njerëzit e politikës që po kalonin ditët e fundit aty n’atë vend.
Dhe ja si e shpjegon në librin “Çinarët”, faqe 70: “Gjermanët, për mos me njollosë festën e Flamurit, me ditën e ardhjes së “çlirimtarëve” në Shkoder, lëshuen këtë qytet të fundit me datën 29 Nandor 1944. Partizanët “çlirimtarë” zbritën prej “malëve” të Bardhejve, Shtojt, Postrribës e përbrijë Shkodrës dhe hynë në qytet në orët e para të mengjezit. Unë nuk kam dalë as me i pa me sy. E dijshe se kem me i pa sa kanë me na dalë për hundësh. Në drekë morëm vesht se një treçikël me tre gjermanë rreth orës 11 paradite kishte kalue nëpër Fushën e Qelës dhe kishte marrë drejtimin e rrugës së Koplikut. Kështu ikën edhe gjermanët e fundit edhe pse “çlirimtarët” po festojshin ditën e zezë të “fitores”.
Në fjalorin enciklopedik të Akademisë së Shkencave të Tiranës, botue në vitin 1980, faqe 197, 262, 1019, 1049 etj. shkruhët: “Dita e çlirimit = 29 Nëntori....”
Po ku ishin këta akademikë, dr. Profesorë e mashtrues të historisë për gati 50 vjet mbas vitit 1991, që “heshten” kur Kuvendi Popullor, si gjithnjë, po zbatonte andrrën e vjetër? Sigurisht, tue pasë parashikue se shpejt Populli Shqiptar do të fshinte nga memoria e vet historike këte ditë robnije, i dolën punës para dhe u kthyen tek andrra e vjetër: “Me përjetësue ditën e çlirimit” tue njollosë Festën e Flamurit, 28 Nandorin e 1912!..”
Një turp i pashembulltë në Historinë e Lavdishme të Popullit Shqiptar.
Falsifikatorët e historisë së Shqipnisë mbesin bijtë e pandreqshëm të baballarve të vet! A nuk ju dalin boll miljonat e dollarëve që po mbushni xhepat, po doni me mbushë edhe faqet e historisë me gënjeshtra, shpifje e mashtrime? Per çka duhet kujtue dita e 29 nandorit 1944, per okupacionin nga Jugosllavia komuniste, apo p?r masakrat e Enver Hoxh?s, me krye Genocidin e tij prej anadollaku n?n masken masonizmit sllavo komunist? Jemi i vetmi shtet n? t? gjith? Europen q? jo vetem nuk kemi fitue lirin?, por as pavar?sin? nga terrorist?t...q? na kan? kalue dor? n? dor? tue eksperimentue si arrihet shkombtarizimi me terror e vrasje!?..
Deri kur kështu?
Më thonte i Ndjeri Cafo Beg: “Kaq shumë kanë rrejtë komunistat, sa vërej tashti në 1974 se tue lexue dokumentat historike të botueme në këta 30 vjet, e tham sinqerisht, nuk gjej asnjë fakt historik të shkruem pa falsifikime dhe shtrembnime, madje as edhe vetë aktin e Pavarësisë në Vlonë me 28 Nandor 1912, até që kanë botue këta...!”.