Faleminderit
Ali D. Jasiqi: Poeti nuk vdes
E premte, 30.12.2011, 03:04 PM
POETI NUK VDES
Nga Ali D. Jasiqi
Të pakët janë ata shkrimtarë për të cilët thurën poezi e shkruhen proza,siç ndodh me poetin Din Mehmeti. Tani më e kemi në duar librin e dytë me punime të shkruara për te,përkatësisht poezi e punime tjera kushtuar veprës se tij letrare dhe jetësore me titull “Pavdekësia e poetit” përgatit nga poeti,prozatori dhe studiuesi Halil Haxhosaj. Derisa libri i parë me titull „Përkushtime“ ,të cilin e kishte përgatit i njëjti autor,është botuar për të gjallë të poetit, ky i dyti sjell punimet, përkatësisht poezitë, prozat dhe studimet për Din Mehmetin të shkruara pas vdekjes se tij. Janë këtu 29 autorë me 36 poezi,(çka do të thotë se disa poetë i kanë kushtuar nga dy poezi poetit), mandej 8 shkrime në prozë, përkatësisht shkrime për veprën letrare e jetësore të tij, si dhe 4 shkrime për veprën e tij të fundit të botuar pas vdekjes se poetit „Vajet e shiut“. Kjo dëshmon se ai mbetet një ndër shkrimtarët e adhuruar nga lexuesit, vepra e të cilit ka bërë jehonë ke publiku artdashës. Autorët e këtyre shkrimeve u takojnë shtresave të ndryshme, duke filluar nga punëtorët shkencorë e gjer ke ata që jetojnë e punojnë jashtë vendit,si bie fjala në Francë,Stanford, Bergenhaugen, Bazel e gjetiu,por që kanë pas rastin apo edhe mundësinë që ta njohin në një mënyrë ose tjetër poetin e pedagogun,qoftë si profesor i shkollave te mesme apo edhe i Shkollës se lartë pedagogjike ne Gjakovë, ku ka punuar Din Mehmeti . Duhet përmend se pjesa më e madhe e poezive janë shkrua në muajin nëntor, kur edhe vdiq poeti, bile ndonjëra nga ato është shkruar mu ditën kur vdiq poeti,pra më 12 nëntor 2010 apo një ditë pas , gjë qe flet se sa rëndë e kanë perjetuar humbjen e poetit adhuruesit e tij dhe të poezisë se tij.
Kur i kemi parasysh të gjitha këto fakte nuk mund të kaloj pa e zëne në gojë injorimin që i është bërë këtij shkrimtari nga disa institucionet shoqërore të Kosovës, në mesin e të cilave po përmendim vetëm Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, e cila po sillet sikur të ishte pronë private e disa individëve që po e udhëheqin atë. Udhëheqësit e saj sikur harruan se Din Mehmeti ishte anëtarë i kësaj Lidhje përkatesisht Shoqatës se Shkrimtarëve të Kosovës prej fillimit te themelimit të saj dhe nuk u kujtuan ta përkujtojnë madje as të mbajnë një minutë heshtje në ndonjërën nga tubimet e tyre pas vdekjes se poetit të madhe Din Mehmeti. E të mos bëjmë fjalë për organizimin e një mbledhje komemorative me rastin e vdekjes, siç ndodh në raste të këtilla në botën e qytetëruar. Por ata shkuan edhe më larg duke u përpjekur ta shuajnë Mitingun e Poezisë, themelues i të cilit ishte Din Mehmeti, gjë që nuk ia arriten qellimit në saje të angazhimit të Klubit Letrare „Gjon Nikollë Kazazi“ dhe përkrahjes që ia dha nga Kuvendi Komunal i Gjakovës.
I përmendem këto që t’ua përkujtojmë atyre të ashtuquajtur udhëheqës të Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës se po e ndjekin një politikë të gabuar dhe fare separatiste duke i nda shkrimtarët në simpatik të tyre dhe të tjerët. Kam bindjen e plotë se këta mendojnë se çdo gjë fillon me ta, se para tyre asgjë nuk ka vlerë. Përndryshe nuk di se si të arsyetohen disa veprime të tyre.
Në fund me mbete ta përshëndes dhe ta përgëzojë autorin e këtij libri Halil Haxhosaj, i cila ka bëre një punë të vlefshme dhe të dobishme, gjë që edhe nuk ka qenë edhe aq e lehtë. Ai ka gjurmua dhe i ka gjete këto shkrime të publikuara nëpër gazeta e botuara në Kosovë e Shqipëri e apo edhe agjenci të ndryshme, të emetuara në internet siç janë: zemrashqiptare, Tribuna shqiptare apo edhe foceboc-sofra poetike
Kjo punë ka kërkua mund, angazhim dhe lodhje duke gjurmuar nëpër faqet e shtypit apo edhe të agjencive të ndryshme të emituaka në internet, punë se cilës ia ka dalë me sukses për çka edhe e përgëzojmë.