E shtune, 03.05.2025, 12:50 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ksenofon M. Dilo: Ai prehet në përjetësi, si engjëll që ish

E shtune, 31.12.2011, 02:03 PM


Ne pervjetorin e PIRO KUQIT

 

AI  PREHET  NE  PERJETESI ,

SI  ENGJELL  QE  ISH.

 

Nga Ksenofon M. Dilo

 

Kolonja ka nxjerrè shume njerez te shquar, nga Rehova e saj eshte dhe Piro Kuqi.

E  njoha ne Tiranè kur filloi  levizja e buçisnin thirrjet:”LIRI _ DEMOKRACI”. Pak kujt i shkonte ner mend kur e njihte ne fillim  kete Njeri me ate pamje aq te qete, i vetmuar dhe i heshtur  tè ngjante qe, fshihej te Ai ,ajo madheshti parimore  qe,nuk u dilte te tjereve perpara-vetem pèr t’u dale por,pèr ti bindur ne ato qe thoshte e mendonte .

Fliste me ate ze te embel , tè bute e te europianizuar per nderrimin e sistemit qe po çfaqej...Gjente gezimin e shumeshprehur lireshem  pèr Demokracine e Lirine  .   Kish kaluar  tronditjen e mbijeteses…

Aktivist i  shquar i “Disidenteve te pavarur” Pershtypje, bente vullneti i tij pèr sakrifica ,pèr detyrat  sot kundrejt njeri-tjetrit e Atdheut.”Te keqijat me te medha ketij populli-thosh- ja bejne …qendrat e te   gjithe mikrobeve,viruseve, te  shoqerise sone –organizatat baze te partise -   dhe jo pa humor pèrseriste fjale  komunistesh fanatike:  e ka vendose  kete.. organizzata baze , more !!!…”   Po dhe,   nuk i rrihej pa theksuar  .”.Partia mor shok Mbi te Gjitha…  po , mbi te gjitha nena e te keqijavet… !“

E sjell ndermend kur fliste me ate fytyre plot drite. I perveluar nga malli per liri e atdhe . Gjithe pengesat qe i dilnin pèrpara i largonte me gjakftohtesi , zgjuaresi e urtesine e njeriut qe merr fryme vetem pèr qellimin drejt te cilit ecen     .       Kur perballej me ndonje provokim djallezor vinte pak buzen ne gaz … degjonte me urtesi… dhe, nuk terhiqej nga mendimet e tij.  I dhimbte shpirti qe, fati i lig ,lufta klasore dhe duart armike na kane lene te ndare me njeri—tjetrin. “Ne shqiptaret sot- thosh-  kerkojme bashkimin e vellazerimin aq shume te desheruar. Kjo eshte detyra , ky eshte misioni i yne sot”   … Degjonte vetem urdherat e mendjes dhe te zemres qe i rrihte  per SHQIPERI te LIRE e pèr shqiptarè te lumtur.

E ndereshme per te , vetèm ne se sakrificat individuale beheshin ne emer te interesave kolektive.

Kurre nuk puqej me demagoge, dogmatikè , medioker dhe servilè te ngjyrave te ndryshme, apo me poete  qe dinin vetem te çirreshin me ato vargje pa ndjenjè” bunkera …tere beton e hekur” pèr tè fshehur zbrazetine e tyre  te brendeshme morale ,si e kish kerkuar e kalçifikuar diktatura.

  Poezia pa ndjenjè ,me thosh , humbet dhe embelsine e bukurine e saj. Vargje  te tilla si i kerkonte diktatura jane maska, pa shpirt, hije pa jete .  I kane,- shtonte- perde qe s’te lènè te shohin jeten shqiptare,te mos ndjehej katastrofa e saj” dhe vazhdonte :si vetè jeta qe po hedh poshte tere ato marrezira te 50 vjeteve qe na i quajten suksese,fitore,mbi te gjitha fitoret si  dhe “Njeriun e ri”…Ashtu dhe ato,  maten me kazmen e jetes shqiptare. Dihet qe lufta e klasave nuk linte te degjoheshin ndryshe po,Shqiperia s’mund ti mbaje ne pèllèmbè te dores. E, shkroi kur filloi demokracia pèr kasaphanen “si nje rrufe mbi brigjet”(mbi familjet e Medha) :

            ”Dhe na u turr mynxyra

Sikur na shqeu brinjen

Dhe na u tkurr fytyra

Dhe floket na u thinjen

Ata qe 50 vjet

ME KRIME NUK U NGINJEN”…

 

Shpirti atdhetar i PIROKUQIT kapak floriri i ndjenjave te tija.

 

Fjala e Piro Kuqit  depèrtonte thellè, te rrembente  .   Llogjika e forte qe rridhte natyreshem  bente qe  problemi ish ashtu dhe jo ndryshe.   Krahasime  te goditura tere elokuenca e tij . Dilte e fliste ne podium (gjithnje pa leter) e imponente  ta degjoje me vemendje, kete te burgosur politik qe dukej sikur blente te gjithe sallèn me sy – jo vetem si e degjojne por, dhe ç’mendonte sejcili ate moment.. ( I tillè eshte Pirroja me thosh Grigori, nje tjeter i burgosur politik   intelektual)

Kam gati librin tjeter me poezi me tha ate mbremje te 24 shjetorit ne bar( te rruga e Kavajes) ku jeshem ulur te dy e bisedonim …Me nje kenaqesi te veçante  shprehej  dhe  me nje pasion  te tillè  pèr detyrat qe i kish vene vehtes  qe rrallè mund te shikosh te tjeter-kush…     Te ne vesi  eshte bere polic i vyrtytit shqiptar dhe,e ruan me xhelozi te mos lulezoje ,te mos zhvillohet”…e perfundonte: ” duhet punuar, duhet leftuar per kete popull aq te virtyteshem qe kemi…

Eshte çudi bota (dhe sillte shembuj  personalitetesh ... ) nuk i kane te tyret  ,  flasin pèr ta e na i bejne  te veta?!  Ne i kemi tanet e i denojme me harrese .!!  Kur do behet e mundur ta  ushqejme  kete popull aq  vytuoz me qumeshtin e vet?...”

Ishte studioz. Njihte mire sidomos ferngjishten.  Kam lexuar  me tha disa artikuj  te Jani Dilo-s ( ferngjisht)  ,”eshte ne yllesine e te meçureve  qe  ndriçojne ne qiell te gjere e hapesire te madhe ,dhe na kalene pas nje kujtim te ndritur, njè krenari me shume… Po,  çudi!? akoma nuk thuhen dot e verteta… pèr komandantin e betejes Barmashit etj.… Kam vendosur te bej nje poeme per kete trim te vertete  po,dua te vete  dhe ne Sheper te shoh dhe natyren  e atij  vendi qe e ka rritur…”  E,  me ate gjallerim te syve te tij,  me ate mprehtesi te gjykuari,zhdervjelltesi e bukuri ne shprehje te mendimeve pèrbuzte : metoda te rrafinuara qe nuk shpinin pronen te i zoti e hetusise i  kriminelet “i iknin ne drejtim te paditur”(!), lulezonin krimin… i  konsideronte si nje gjarper i zi qe qe po i mbeshtillet rrapit te demokracise.

U ndame ate mbremje  dhe nuk u takuam  dot me… Ku ta dija se ishin fjalet e fundit  miqesore qe shkembyem !... Tek sa  po shkruaj   me del para syve    me ate pamje engjellore dhe ndiej sikur na  pleksen veshtrimet… C’boshllek te pazevendesushem krijoi ikja e tij … Duke u gdhire Krishtlindjet PIRON, erdhen  engjejt dhe e rrembyen shpirtin e tij pèr ta shpure prane te i  Madhi ZOT, si engjell qe ish.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx