| E shtune, 31.12.2011, 02:03 PM |
Ne pervjetorin e PIRO KUQIT
AI PREHET NE PERJETESI ,
SI ENGJELL QE ISH.
Nga Ksenofon M. Dilo
Kolonja ka nxjerrè shume njerez te shquar, nga Rehova e saj eshte dhe Piro Kuqi.
E njoha ne Tiranè kur filloi levizja e buçisnin thirrjet:”LIRI _ DEMOKRACI”. Pak kujt i shkonte ner mend kur e njihte ne fillim kete Njeri me ate pamje aq te qete, i vetmuar dhe i heshtur tè ngjante qe, fshihej te Ai ,ajo madheshti parimore qe,nuk u dilte te tjereve perpara-vetem pèr t’u dale por,pèr ti bindur ne ato qe thoshte e mendonte .
Fliste me ate ze te embel , tè bute e te europianizuar per nderrimin e sistemit qe po çfaqej...Gjente gezimin e shumeshprehur lireshem pèr Demokracine e Lirine .
Aktivist i shquar i “Disidenteve te pavarur” Pershtypje, bente vullneti i tij pèr sakrifica ,pèr detyrat sot kundrejt njeri-tjetrit e Atdheut.”Te keqijat me te medha ketij populli-thosh- ja bejne …qendrat e te gjithe mikrobeve,viruseve, te shoqerise sone –organizatat baze te partise - dhe jo pa humor pèrseriste fjale komunistesh fanatike: e ka vendose kete.. organizzata baze , more !!!…” Po dhe, nuk i rrihej pa theksuar .”.Partia mor shok Mbi te Gjitha… po , mbi te gjitha nena e te keqijavet… !“
E sjell ndermend kur fliste me ate fytyre plot drite. I perveluar nga malli per liri e atdhe . Gjithe pengesat qe i dilnin pèrpara i largonte me gjakftohtesi , zgjuaresi e urtesine e njeriut qe merr fryme vetem pèr qellimin drejt te cilit ecen . Kur perballej me ndonje provokim djallezor vinte pak buzen ne gaz … degjonte me urtesi… dhe, nuk terhiqej nga mendimet e tij. I dhimbte shpirti qe, fati i lig ,lufta klasore dhe duart armike na kane lene te ndare me njeri—tjetrin. “Ne shqiptaret sot- thosh- kerkojme bashkimin e vellazerimin aq shume te desheruar. Kjo eshte detyra , ky eshte misioni i yne sot” … Degjonte vetem urdherat e mendjes dhe te zemres qe i rrihte per SHQIPERI te LIRE e pèr shqiptarè te lumtur.
E ndereshme per te , vetèm ne se sakrificat individuale beheshin ne emer te interesave kolektive.
Kurre nuk puqej me demagoge, dogmatikè , medioker dhe servilè te ngjyrave te ndryshme, apo me poete qe dinin vetem te çirreshin me ato vargje pa ndjenjè” bunkera …tere beton e hekur” pèr tè fshehur zbrazetine e tyre te brendeshme morale ,si e kish kerkuar e kalçifikuar diktatura.
“ Poezia pa ndjenjè ,me thosh , humbet dhe embelsine e bukurine e saj. Vargje te tilla si i kerkonte diktatura jane maska, pa shpirt, hije pa jete . I kane,- shtonte- perde qe s’te lènè te shohin jeten shqiptare,te mos ndjehej katastrofa e saj” dhe vazhdonte :si vetè jeta qe po hedh poshte tere ato marrezira te 50 vjeteve qe na i quajten suksese,fitore,mbi te gjitha fitoret si dhe “Njeriun e ri”…Ashtu dhe ato, maten me kazmen e jetes shqiptare. Dihet qe lufta e klasave nuk linte te degjoheshin ndryshe po,Shqiperia s’mund ti mbaje ne pèllèmbè te dores. E, shkroi kur filloi demokracia pèr kasaphanen “si nje rrufe mbi brigjet”(mbi familjet e Medha) :
… ”Dhe na u turr mynxyra
Sikur na shqeu brinjen
Dhe na u tkurr fytyra
Dhe floket na u thinjen
Ata qe 50 vjet
ME KRIME NUK U NGINJEN”…
Shpirti atdhetar i PIROKUQIT kapak floriri i ndjenjave te tija.
Fjala e Piro Kuqit depèrtonte thellè, te rrembente . Llogjika e forte qe rridhte natyreshem bente qe problemi ish ashtu dhe jo ndryshe. Krahasime te goditura tere elokuenca e tij . Dilte e fliste ne podium (gjithnje pa leter) e imponente ta degjoje me vemendje, kete te burgosur politik qe dukej sikur blente te gjithe sallèn me sy – jo vetem si e degjojne por, dhe ç’mendonte sejcili ate moment.. ( I tillè eshte Pirroja me thosh Grigori, nje tjeter i burgosur politik intelektual)
Kam gati librin tjeter me poezi me tha ate mbremje te 24 shjetorit ne bar( te rruga e Kavajes) ku jeshem ulur te dy e bisedonim …Me nje kenaqesi te veçante shprehej dhe me nje pasion te tillè pèr detyrat qe i kish vene vehtes qe rrallè mund te shikosh te tjeter-kush… ” Te ne vesi eshte bere polic i vyrtytit shqiptar dhe,e ruan me xhelozi te mos lulezoje ,te mos zhvillohet”…e perfundonte: ” duhet punuar, duhet leftuar per kete popull aq te virtyteshem qe kemi…
Eshte çudi bota (dhe sillte shembuj personalitetesh ... ) nuk i kane te tyret , flasin pèr ta e na i bejne te veta?! Ne i kemi tanet e i denojme me harrese .!! Kur do behet e mundur ta ushqejme kete popull aq vytuoz me qumeshtin e vet?...”
Ishte studioz. Njihte mire sidomos ferngjishten. Kam lexuar me tha disa artikuj te Jani Dilo-s ( ferngjisht) ,”eshte ne yllesine e te meçureve qe ndriçojne ne qiell te gjere e hapesire te madhe ,dhe na kalene pas nje kujtim te ndritur, njè krenari me shume… Po, çudi!? akoma nuk thuhen dot e verteta… pèr komandantin e betejes Barmashit etj.… Kam vendosur te bej nje poeme per kete trim te vertete po,dua te vete dhe ne Sheper te shoh dhe natyren e atij vendi qe e ka rritur…” E, me ate gjallerim te syve te tij, me ate mprehtesi te gjykuari,zhdervjelltesi e bukuri ne shprehje te mendimeve pèrbuzte : metoda te rrafinuara qe nuk shpinin pronen te i zoti e hetusise i kriminelet “i iknin ne drejtim te paditur”(!), lulezonin krimin… i konsideronte si nje gjarper i zi qe qe po i mbeshtillet rrapit te demokracise.
U ndame ate mbremje dhe nuk u takuam dot me… Ku ta dija se ishin fjalet e fundit miqesore qe shkembyem !... Tek sa po shkruaj me del para syve me ate pamje engjellore dhe ndiej sikur na pleksen veshtrimet… C’boshllek te pazevendesushem krijoi ikja e tij … Duke u gdhire Krishtlindjet PIRON, erdhen engjejt dhe e rrembyen shpirtin e tij pèr ta shpure prane te i Madhi ZOT, si engjell qe ish.