Faleminderit
Halil Gashi: Ndahet nga jeta Rapsodi i Madh Bajrush Doda
E diele, 08.01.2012, 09:03 PM
Në shenjë respekti për Rapsodin e madh të Dukagjinit.......
Hiku nga kjo jeta Bajrush Doda njëri nga Rapsodet më të mdhenjë
të Dukagjinit dhe të Kosovës
Nga Halil Gashi
Edhe në kte vit kishte arrdhë në Kosovë nga Amerika e largët për festat e fundvitit Rapsodi i këngës folklorike Bajrush Doda ,i cili kësaj rradhe u ngjit në skenën e Tetarit të qytetit në Pejë në natën e katërt të manifestimit “ Kultura Pejane nder vite “ ku bashkë më rapsodë të tjerë të kësaj treve dhe anëtar të Ansamblit Autokton Rugova ,atë mbrëmjë të 27 nëntorit , ni vigjilie të ditës se madhe të shqiptarisë, ditës se Flamurit dhe shpalljes se Pavarësisë se Shqiperisë, shpalosën tërë atë kolorit të folklorit shqiptar, në veçanti të treves se Dukagjinit. Bajrush Doda atë mbrëmje sikur të parandiente se ajo këngë ishte e fundit e tijë para një publiku të gjerë , më tërë shpirtin e tijë të madh e këndoi këngën e rapsodit të njohur Kosovar Dervish Shaqës “ O moj Shqipni........ “Ishte kjo këngë shumë e dashur e tijë, ishte kjo këngë më të cilën qonte peshë zëmrat e shqiptarve në darsma dhe Ahenxhe anë e kënd Kosovës, ishte kjo këngë që këndohej në oda fshehurazi nga regjimi në vigjilie të ditës se flamurit të cilën kur e këndonte Baca Bajrush qonte peshë adrenalinën kombëtare të djalerisë se Dukagjinit...Edhe atë natë sikur publiku Pejanë të parandiente se po e përcillte për herë të fundit gjallë këngën e tijë, ata e ndezën atmosferën ne sallë më duartrokitje dhe ovacione për ta përshendetur dhe falënderuar për gjitha ato emocione që më dekada zgjoi të aderuesit e folklorit dhe të patriotët e këtij nënqielli...
Ishte kjo natë e veqantë për Bacën Bajrush , as aderuesit më të flakët të tijë nuk mund të paramendonin një përshendetje kaq të fuqishme të Bacës Bajrush nga publiku Pejanë që atë natë ishte në sallë... Edhe njerëzit e kulturës në Pejë tani edhe pse më dhembje që më nuk është në mesin tonë, duhet të janë në paqe me vehtën e tyre ngase në mbrëmjën e fundit të manifestimit “Kultura Pejanë nder vite “ Bacës Bajrush ia ndanë Çmimin për vepër jetësore , çmim ky, i cili ishte edhe një deshmi edhe për vetë atë se Vepra e tijë eshte e çmuar dhe është një trashëgimi e çmuar kulturës se këtij nënqielli.
Baca Bajrush e deshti shumë Kosovën , ai i kendoi më tërë shpirtin dhe dashurinë e madhe të tijë trimave të Kosovës, atdhetarve ndër mote, atyre që vranë “ Naqallnikë “ të kralave që bënin mizori në këto treva. Ai ,i këndoi këngë Bajram Currit , Haxhi Zekës, Micë Sokolit,Azem Bejtes , ju këndoi këngë shumë trimave duke mbajtë gjallë frymën dhe duke ngritë lartë moralin kombëtar . Baca Bajrush i këndoi këngë dashurisë se madhe Kablush kuqës .....nderkaq për Kosovën këndoi këngën “ Moj Kosovë moj bukuroshe” kurse Shkelzen Jetishi Xeni thua se parandjente largimin e shpejte te tijë realizoi duetin me Bajrush Dodën “ Tu ngjat jeta Bajrush Doda”
Dhe Baca Bajrush thuase i kangur më atë që përjetoi keto ditë të fundvitit ,pikërisht në natën e ndrrimit të motmoteve dy orë para se të hynim në vitin 2012 në moshën 76 vjeqare ,hiku nga kjo botë duke mbyllur syt përgjithmonë dhe duke lënë pas “sharkinë” e tijë që më aq dashuri i binte si dhe duke lënë poashtu edhe mbi 45 këngë folklorike , autor i ë cilave ishte ....
Baca Bajrush ditën e parë të këtij viti u varros në varrezat e fshatit të lindjes në Maznik të Deçanit, ku për të ia dhënë lamtumirën e fundit kishin arrdhë përpos familjarve dhe bashkëfshatarve të tijë edhe shumë miq anë e kënd Kosovës ...Në varrim ishin edhe përfaqsues të pushtetit lokal të komunës se Deçanit dhe komunave të Rajonit. Rasim Selmanaj Kryetari Deçanit qmoi lartë kontributin e Bajrush Dodës dhe trashëgiminë e tijë që i la folklorit tonë kombëtar . Familjën Doda të Maznikut e ngushëlloi edhe kryeministri i Republikës se Kosovës Hashim Thaqi. Nderkaq, në ëmër të rapsodve të kësaj anë nga Baca Bajrush u nda këngtari Rifat Berisha .... Nderkaq, për mua edhe gjatë do të jehoi kënga e tijë e fundit para publikut Pejanë “ O moj Shqipni”........