E premte, 02.05.2025, 01:31 PM (GMT+1)

Faleminderit

Jahë Sadrija: U përkujtua 19 vjetori i vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Idriz Zeqiri

E shtune, 07.01.2012, 06:03 PM


Torturat e policicisë serbe ia sollën vdekjen,por sekretin e veprimtarisë ilegale e mori me vete në varr!

 

U përkujtua 19 vjetori i vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Idriz Zeqiri.

 

Nga: Jahë Sadrija

jahesadrija@live.com

 

Qytetarë të shumtë,sot më 19.12.2011,ishin të pranishem në shtëpinë e familjes Zeqiri,për të përkujtuar l9 vjetorin e vdekjes heroike të dëshmorit të kombit Adem Zeqiri. nga fshati Brovinë i Gjakovës. Kishte evakuime të shumta kujtimesh për jetën dhe vepren e Ademit. Shokët e ilegales rrëfenin me emocione për vepren dhe kontributin e bashkpunëtorit të tyre për dhe rreth çështjes kombëtar

  Adem Zeqiri u lind më,14.o9.1955 në fshatin Brovinë të Gjakovës ,në një familje atdhetare e liridashëse.Ishte fëmija i dytë, nga  tre vëllëzërit e dy motrat, të lindur   nga babë Idrizi e nënë Rukija. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu me sukses në Molliq dhe Gjakovë. Kushtet  ekonomike e detyruan ta lë shkollimin e mëtejm dhe të punësohet për të siguruar  kafshatën e bukës në fabriken “Metaliku” në qytet. Ishte i martuar dhe pas vetes la tre djem, në një moshë fare të re. Që në rini të   hershme,Ademi e ndjeu peshën e rëndë të shtypjes dhe okupimit serbosllav. Kështu ai vendosi të zgjedhë rrugën e burrave trima,që punonin për nderë e për liri.Ishte një djalë me zemër të madhe,me mendje të hollë dhe me karakter të fortë veprus.”Rrugën e lirisë e kemi të mbushur përplot rreziqe, kemi të bëjmë me një okupator të ndyer,por mos harroni,se Kosova ka qenë,është dhe do të jetë Shqipëri”,na pat thënë Ademi, u shpreh bashkëpunëtori i ilegales dhe profesori i  tij Muhamet Rugova, Edhe Sadri Asllani,në një formë kronologjie tregoj për jetën dhe veprimtarinë e dëshmorit Adem Zeqiri,ku pjesen më të  rendësishme e zuri përshkrimi nga arrestimi e deri te minutat e fundit të jetës së Ademit. I arrestuar me 19.12.1992 në shtëpinë e tij,dërgohet në stacionin e policies në Ponoshec për tu rrahur e keqtrajtuar deri në vdekje. Formalisht nga këtu e dërgojnë për ndihmë mjeksore në Gjakovë dhe në Prishtinë . Ky ishte ndonse preteksi ,që policia tek familja e Ademit të shtonin presionin për të thënë jo të vërtetën mbi ngjarjen. Dy ditë pas trupin e pa jetë të Ademit,policia ja lejoj ,babajt Idrizit për ta varrosur në Brovinë u shpreh z.Asllani.,për të shtuar: “ Jetën ja moren,por sekretin e ilegales e mori me vete nëvarr”  Ndërsa vëllai i Ademit , Rama ,që poashtu kishte qenë i burgosur për veprimtari në bashkpunim, lexoj një vjershë kushtuar Ademit. Kurora lulesh e homazhe u bënë pranë lapidarit të dëshmorit Adem Zeqiri.i cili pavdeksinë e fitoj më, 21.12.1992.               

         

Lavdi !  

 



(Vota: 3 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx