Faleminderit
Fritz Radovani: Gjergj Kastrioti dhe Shqipnia janë një!
E hene, 16.01.2012, 09:04 PM
GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË !
Me rastin e 17 Janarit 1468 – 2012
Nga Fritz RADOVANI
Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1405 – 1468) asht Shqiptari ma i Madh që detyroi Botën me pranue se ka Shqipni dhe se ka edhe Shqiptarë! Anatole
Edhe pse me 17 janar 1468 Gjergj Kastrioti mbylli sytë, Shpirti i Tij vazhdoi me jetue në trojet tona, aty ku dhuna dhe terrori për me zhdukë Fenë Katolike dhe ndjesitë Atdhetare Shqiptare kjene të pashembullta në tokat e pushtueme nga turqit.
Për Gjergj Kastriotin u banë shumë studime dhe janë shkrue mjaft libra. Unë nuk do të shkruej këtu bibliografinë e plotë të tyne, por do t’i jap lexuesit vetëm një rreshtim të disa viteve kur fillon dhe si vazhdon shkrimi i mendimeve të tyne per Heroin tonë Kombtar, tue iu referue studjuesit Fan S.Noli për Gjergj Kastriotin (
N? vitin 1480, Dhimiter Frângu, bashkluftar i Kastriotit, asht i pari q? ka lan? t? shkrueme n? latinisht jeten dhe trimnit? e Princit Shqiptar?ve, Gjergj Kastriotit.
1584, Jovius, Peshkopi i Noçer?s, në librin “Elogjina” (Elogie), që do të thotë “Lavdërime”, shkruen për portretin e Gjergj Kastriotit, që kishte pa në Galerinë e Arteve në Firence, Itali. Ai e permendë edhe në librin “Komentin” (Commentario).
1582. Zurita, në librin “Analet e Aragonës”, ku permendet traktati i Kastriotit me Alfonsin e V të Aragonës dhe të Napolit, në vitin 1451.
1564. Sansovinoja, historian i Venedikut, që popullarizoi Historinë e Barletit.
1576. Lavardini, aristokrat nga Vandomi i Francës, perkthyes i Barletit, që i jep për herë të parë Gjergj Kastriotit titullin Mbret. Merr holl?si nga Franku. Një përkthim i tij anglisht nga Gentieman u botue në 1596 në Londer, Angli.
1601. Summonteja, në “Historia e Napolit” shkruen thanjet e Pantanoja, Piu II dhe Zurita. Kritikon Barletin për pasaktesitë e tija në lidhje me luftimet e Napolit.
1603. Knolles (Noulësi), në librin “Historia e Turqëve” përmendë Barletin.
1605. Mariana, në “Historia e Spanjës” përmendë betejat e Gjergj Kastriotit.
1644 – 1677. Rinaldi, vazhdues i kardinalit Baronius, përshkruen shkurtime dhe pjesë burimesh arkivore nga dokumentacionet e Papëve. Vepra e tij asht me vler?.
1680. Spondanoja, kalvanist francez, i cili përdorë “Analet Kishtare” si fakte. Asht i pari historian kritik i historisë së Kastriotit.
1709. Dyponcet (Dyponseja), Kritik i historisë, që vlerëson Barletin.
1730 – 1733. Muratori, dijetar italian, botoi analistët Simonetta, Kribeli, Sanudo, Kanensius, që i referohen Kastriotit rastësisht.
1742. Biemmi, studjues i Tivarasit, dhe i të gjithë bashkohësëve të vet.
1754. Voltaire, i kushtoi një kapitull Gjergj Kastriotit, në librin e tij “Essai sur les Moeurs des Nations” (Sprovë mbi zakonet e Kombeve), ku shënon dy faktorët bazë të fitoreve të Kastriotit: Shqiptarët vetë, si rracë luftarake dhe karakteri malor i Shqipnisë.
Perfundimi i tij asht ky: “
1756. Gjeneral Wolfe, (Uolf), mendimi i tij prej eksperti ushtarak asht ky:
“Gjergj Kastrioti shkelqen mjedis gjithë gjenaralëve të vjetër dhe të rijë, në udhëheqjen e një ushtrije të vogël mbrojtëse.”
1815. Sismondi, asht i pari që tregon për qeleshen dhe shpaten që i dhuroi Papa.
1817. Farlati, dijetar jezuit, që bashkpunoi me Riçeputin në Padova t’ Italisë, kur mblodhën treqind vëllime dorshkrim të historisë së Kishës Ilire. Asht historian eklektik dhe kritik i moderuem. Asht i pari dhe i fundit që ka shkrue Historinë e Kastriotit të pamë nga pikpamja kishtare, por vëllimi i shtatë monumental i tij asht sfondi fetar i Shqipnisë Katolike Romane në kohen e Gjergj Kastriotit.
1827. Hammer, historian i vetem që citon burimet turke, persiane dhe arabe.
1848. Grigoreviç, profesor rus, i cili permendë i pari nga burimet sllave se Gjergji ishte mbi 20 vjeç kur e mori sulltan Murati II peng.
1850. Z.I.Gentleman, përkthyes i librit “Skenderbeu i Murit” (Moore) të Historisë së Lavardinit, historia ma e gjatë e shkrueme anglisht.
1853 – 1856. Romanin, kritik i pabesisë së Venedikut kundrejt Gjergj Kastriotit.
1863. Longfellow, Nenry W., poet amerikan, shkruen poezi per Gj. Kastriotin.
1866. Fallmerayer, asht i pari kritik që ka zbulue vitin e saktë të vdekjes s? Gjergj Kastriotit, 1468. Perkrahes i fort? i shkrimeve historike t? Barletit.
1866. Trinchera, asht i pari që botoi n? “Codice Aragenese” disa letra me vler? të madhe t? Gjergj Kastriotit me Mbretin Ferdinand të Napolit nga arkivat.
1876 – 1918. Jireçeku, asht përforcues i mendimit se Gjergji asht rritë në malet e vendlindjes shqiptare dhe jo në pallatin e sulltanit Murati II.
1881. Petroviç, boton kuq e zi bibliografitë per Gjergj Kastriotin.
1885. Kayser, zbuloi se Papa Nikolla V e quejti në kohen e tij Gjergj Kastriotin “Luftar i Krishtit” gati dhjetë vjet para Kalikstit III, që e shkruen këte në letren e njohun të tij, me 11 shtator 1457, dokumenta të vetme t? arkivave të Vatikanit.
1886. Tajani, dijetar italo – shqiptar, asht i pari që shkruen për perkrenaren dhe shpaten e Gjergj Kastriotit në Muzeun e Vienës.
1886 – 1891. Pastori, asht studjues i arkivave të Vatikanit, ku zbulon letra dhe disa mendime të dokumentueme per Kastriotin dhe fitoret e Tij.
1887 – 1918. Talloczy, zbulues dhe perforcues dokumentacioni per Kastriotin.
1892. Fermenxhini, zbuloi se mbiemni Kastrioti asht i fshatit me atë emen.
1896 – 1910. Konica Faik, boton disa artikuj frengjisht per Gjergj Kastriotin.
1914 – 1924. Sufflay, Milan von, profesor kroat, i vramë per kontributin e madh që ka dhanë në të gjitha fushat e Historisë së Shqipnisë. Ka pasqyrue sakt jeten qytetare t? Shqipnis? në librin e njohun të Tij: “Burgen und Städte” (Kështjella dhe qytete).
1921 – 1947. Fan S.Noli, “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu 1405 – 1468”...
Një nder kryeveprat e Tij per Historinë e Shqipnisë.
1923. Korça, studim që parashtroi autori per mbrojtje doktorate.
1925 – 1929. Giese, dijetar gjerman, gjen? i pari dokumenta turke per ekspeditat e Muratit II dhe t? Mehmetit II kunder Shqiptar?ve. Asht me mendimin e Barletit.
1925 – 1931. Babingeri, dijetar gjerman që tregon mbishkrime të kështjellës së qytetit të Elbasanit, nga Mehmeti II n? vitin 1466, ku perforcon Barletin e Tivarasin.
1937. Gegaj, At Athanas, dijetar shqiptar, që i paraqiti Universitetit të Louvain një disertacion në gjuhen frengjishte, me titull “Shqipnia dhe invadimi turk në shekullin e pesëmbëdhjetë”, i botuem nga ai universitet në vitin 1937. Fan S.Noli shkruen per këtë libër këto fjalë: “Është tregimi më i plotë i heroit që mund të jetë botuar ndonjëherë në çdo gjuhë, plot me informata dhe me materiale të paraqitur mirë.”
***
Gjergj Kastrioti asht kenë dhe do t’ jetë Heroi i Përjetshëm i të gjithë Shqiptarëve, kudo kjofshin Ata! Aq madhshtore asht Epoka e luftave dhe e fitoreve të Tij kundër turqëve, sa asnjë Trim legjendar në Botë nuk asht i përjetsuem në aq shumë shtete të Botës me monumente lavdije sa Shqiptari i Madh i Arbënisë son? Gjergj Kastrioti – Skenderbeu! Përkrenaria, Parzmoria dhe Shpata e Tij vazhdojnë me shkelqye në të gjitha Enciklopeditë e Botës, në të gjitha Ata Shtete ku nderohet Flamuri Kombtar, ashtu si në çdo votër Shqiptare, kudo kjoftë, që në krye të vendit ka Gjergjin dhe Shqipen Dykrenare të Kastriotit, mbi shtrojen e gjakosun ndër shekuj per Liri.
“Ata” që sot kërkojnë me përlye Figurën e Gjergj Kastritot për motive fetare, lè të vazhdojnë me ecë të zbathun në ranë mbas deves...ashtu siç ecen tradhëtarët e shekullit XX ndër asfaltët e Tiran?s s? zharitun si pasues t? denj? t? Haxhi Qamilit, ku edhe u terhoqen zvarrë nga vetë Shqiptarët. Historia do të përsëritet prap për të gjithë “ata” që ecin në gjurmët e tradhëtarëve të Atdheut!
E sot nuk janë aq pak sa kujtojmë..!