E premte, 02.05.2025, 01:20 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ilmi Veliu: Ndërroi jetë Haxhere Mehdiu-Ramizi, veterane e arsmit shqip në Tetovë

E marte, 17.01.2012, 09:03 PM


NDËRROI  JETË HAXHERE MEHDIU-RAMIZI, VETERANE E ARSIMIT SHQIP

  TETOVË  DHE MËSUESJA E PARË SHQIPTARE NGA KËRÇOVA

 

Më 14 janar 2012, në Tetovë, me nderime të mëdha u varros veteraneja e arsimit shqip dhe mësueseja e parë shqiptare nga Kërçova, Haxhere Mehdiu. Prej vitit 1947 punoi si mësuese në Kërçovë e Gostivar, mëvonë edhe në Tetovë, dhe ushtroi ndikim të madh në emancipimin e femrës shqiptare si mësuesja e parë shqiptare dhe për një kohë e vetme në këto anë.

 

Referati do të lexohej ditën e varrimit të mësueses së  nderuar, por dëbora e madhe pengoi arritjen në kohë të delegacionit kërçovarë, dhe u vendos që këto pakë fjalë të dërgohen për tu botuar, me shpresë se do ti lexojnë ish nxënësit e mësueses, gjithandej ku ajo punoi e veproi; në Kërçovë.Gostivar e Tetovë.

 

Nga Dr. sc. Ilmi Veliu

 

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinjë

Më lejoni që në emër të ,,Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë,, (LASH), Shoqata e Historianëve, Shoqata e Shkrimtarëve, Shoqatat Joqeveritare dhe në emër të Profesorëve, arsimtarëve e të gjithë intelektualëve që i ka Kërçova, të ju shprehim ngushllimet më të sinqerta dhe më të thella, për ndërrimin jetë të mësueses së parë shqiptare në Kërçovë dhe veteranes së arsimit shqip që shërbeu edhe në  Gostivar e Tetovë.

Ngushllimet më të thella bashkëshortit Sabriut, vajzave, dhëndërrive dhe familjes tjetër më të gjerë, veteranëve te arsimit ship në Tetovë dhe të gjithë Tetovës.

 

Mësueseja jonë e nderuar ishte e lindur në vitin 1929 në Kërçovë dhe ishte e bia e Rasimit me origjinë nga fshati Sop i Kërçovës. Në vitin 1913 komitët bullgarë e djegin  fshatin dhe i pushkatojnë shumicëm e banorëve. Babai i Haxheres, Rasimi dhe prindërit e tij kishin arritur ti shpëtonin masakrimit duke u vendosur në qytet, ku  u lind Haxhereja bashkë me 3 motrat dhe vëllanë e vetëm.

1. Muqeremeja, motra më e madhe e Haxheres, ishte martuar në vitin 1943 për Beqir Arapin nga Kërcova, e që ka ndërruar jetë  ne vitin 2004 në Durrës.

2.Motra e dyte-Mynevereja, ka 6 fëmi, 4 vajza dhe dy djem, është në moshë të thellë dhe, poashtu jeton në Durrës.

3.Motra e tretë Muvedetja,ka qenë e fejuar për Nevzatin prej Debreshi të Prilepit i cili, në vitin 1949 ka qenë toger i policisë së atëhershme, por akuzohet, dënohet me 18 vjet burg të rëndë dhe dërgohet në Goli Otok. Lirohet në vitim 1956, por e fejuara e tij nga mërzia, ishte sëmuarë dhe  ndërruar jetë para se  Nevzati  të dilte nga burgu

4, Haxherka ishte fëmiu i katërt i Rasimit dhe motra më e vogël nga të gjitha vajzat.

5.Ekremi ishte vëllau i vetëm i Haxheres, emri i të cilit ka mbetur i shënuar në Historinë e Kërçovës si ndihmësi dhe sponzori më i madh i Shkollës së mesme ,,Drita,, të Kërçovës në vitet 1991-92 dhe sponzori më i madh i Universitetit të Tetovës. Ndihma finansiare dhënë Universitetit nga viti 1994 e deri në vitin 2002, kur ai edhe ndërroi jetë, arrinte shumën  në mbi 30 mijë marka gjermane. Kjo edhe mund të shihet e vërtetohet në

evidencën  precize të administratës së atëhershme të Universitetit të Tetovës.      Mësuesja Haxherka, klasët e ulta të shkollës fillore i ka kryer në gjuhën serbe para vitit 1939 në ndertesën e shkollës së vjetër në Kërçovë. Klasët e larta të shkollës fillore i ka vazhduar në gjuhën shqipe pas vitit 1941. Familja dhe farefisi e bindën që ajo të vazhdonte kurset pedagogjike në Shkup, të cilat i kreu me sukses të shkëlqyeshëm.        Për herë të parë, në vitin 1947 fillon punën si mësuese në Kërçovë. Pastaj transferohet në Gostivarë, ku drejtor shkolle ka qenë Abdulhakim Dogani i cili është edhe autori i abetares së pare shqipe. Në vitin 1951 këthehet përsëri në shkollën fillore të Kërçovës, ku drejtor shkolle ka qenë Vahit  Emini. Në Kërcovë punon deri në vitin 1957 ku  nxëns të sajë kanë qenë ata që sot janë intelektualët më të njohur të Kërçovës, si Hamit Mehmedi, Jakup Selimi, Fatime Selimi, Besimi e Iseni, djemt e kryetrit të parë të Kërçovës-Ahmet Haxhi Sadikut nga Zajazi, që edhe punuan si mësues dhe u shpërngulën për  në Turqi.

Në vitin 1957-58 vjen përsëri në Gostivar ku punon deri me 1 maj 1959 dhe pas kësajë date  transferohet në Tetovë ku edhe martohet për Sabri Ramizin nga  Shipkovica e Tetovës, i cili vazhdimisht ka qenë i përndjekur dhe në shënjestër të spiunëve dhe pushtetit titist.

Haxherka Vazhdon të punojë në shkollën fillore Liria të Tetoves me klasët fillore, cikli i ulët. Pas dy vitesh 1960 transferohet në shkollën fillore Istikball, Tetovë, deri më 1985 ku edhe pensionohet.

Haxherka dhe Sabriu kanë dy vajza, Sazana dhe Mirjeta të cilat bashkë me familjet e tyre jetojne në Tetovë, dhe të edukuara e frymzuara nga prindërit intelektualë, kohën dhe punën  më të madhe ia kanë kushtuar shkollimit.



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx