Faleminderit
Hysen Ibrahimi: Ibrahim Rugova, politikan autokton i këtyre trojeve ilire
E shtune, 21.01.2012, 06:57 PM
ME RASTIN E GJASHTË VJETORIT TË NDËRRIMIT JETË TË KRYETARIT DR. IBRAHIM RUGOVA.
Urtia e tij me një menquri të pashoq, forma e të udhëhequrit si lider, sajimi i ideve drejtë pavarësisë dhe unitetit, ishin elemente kryesore që Kryetarin Rugova e bëjnë të pavdekshëm, shumë tërheqës, madje politikan autokton i këtyre trojeve ilire….,
Përkujtim nga z. Hysen Ibrahimi, me rastin e gjashtë vjetorit i Kryetarit Rugova.
Förslöv/Suedi - 21.01.2012
Kryetari Rugova, mënyrat e avancimit të dashurisë ndaj kulturës, popullit, historisë dhe traditës kombëtare shqiptare, përkatsisht edhe të politikës drejtë pavarësimit të Republikës së Kosovës si hap i pare, pastaj drejtë një Uniteti Kombëtar Shqiptar, ndonëse të padëgjuara ndonjëherë më parë, kanë diçka të veçantë dhe janë skajshmërisht të dalluar nga të udhëhequrit politikë deri në kohën e tij.
Njeriu i politikës shqiptare para daljes në skenë të Kryetarit Rugova, vërtetë janë përpjekur të gjejnë modifikimin si aftësi që paraqitet se ai mbronë atributet e politikës së re në zhvillimin e tyre, por asnjëra nuk ka pasur avancim në planet e tyre, derisa erdhi i Madhi Dr. Ibrahim RUGOVA.
Kohë pas kohe në ditët e sotme, ndeshim politikën aktuale të Kosovës dhe më gjërë, duke bërë përpjekje për të zëvendësuar filozofinë politike të Kryetarit Rugova, me tema të reja, forma të reja dhe preokupime të reja, por asnjëra në praktikë nuk ka dëshmuar se ka arritur at politikë, çfarë ai e aplikoj.
Nga njëherë krijohet përshtypja, se me vdekjen e tij, ka pushuar rezultati i artikulimit të politikës kombëtare e shtetërore, dhe është shuar artikulimi i politikës “rugoviane”! Jo, ajo edhe sot e kësaj dite reflekton si zë i mbrendshëm nëpër damarët e shqiptarit “rugovian” duke pranuar përshpëritjet nga imagjinata se ende Kryetari Rugova është gjallë në mesin tonë dhe udhëzimet e tija për ne janë shpirtërore. Pikërisht ky zë i tij, ruan stabilitetin e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe është roje e përhershme e tokës dardane.
Vepra e Kryetarit Rugova, ishte prodhuese për një imazh më ndryshe në krahasim me lëvizjet e më hershme për çështjen shqiptare në ish-Jugosllavi. Këto imazhe para botës reflektonin kulturë, lashtësi, traditë kombëtare e në veçanti autoktoni mija vjeçare në ketë botë të Evropër juglindore dhe se nga këtu nuk lëvizet. Ai thoshte po citoi: “Ne ishim mikëpritësit e të gjithë popujve për rreth në Ballkan, por që këtë mikëpritje popujt për rreth trungut Shqiptar e keqpërdoren këtë mikëpritje dhe deshën të na shfarosin nga faqja e dheut” përfundon citati.
Urtia e tij me një menquri të pashoq, forma e të udhëhequrit si lider, sajimi i ideve drejtë pavarësisë dhe unitetit, ishin elemente kryesore që Kryetarin Rugova e bëjnë të pavdekshëm, shumë tërheqës, madje politikan autokton i këtyre trojeve ilire, që gjithëherë para vetes kishin burrninë, drejtësinë, menqurinë dhe trimërinë. Po ta zbërthesh sot politikën e tij, mund të konstatojmë se ai kishte këto synime: përafri në mes popullit, dashuri në mes vete, respekt për figurat e mëdha kombëtare, për kulturën dhe traditën e lashtë shqiptare me rrënjët e thella të saj.
Kemi raste sot, kur fjala e tij e urtë të ke gjetur vend në funksion të ruajtjes së unitetit dhe në tërësinë institucionale e kombëtare.
Tani kur ndodhemi në jubileun e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë Shqipërisë, do të donim që edhe ju të ishit me ne së bashku ta festojmë.
Të gjitha këto edhe sot mund të na shërbejnë si një ekzemplar shembullullor, edhe pse ai sot e gjashtë vite nuk është në mesin tone. Vepra e tij çdo herë do të mbetet shembull për quarjen e proceseve drejtë synimit tonë për një:
UNITET KOMBËTAR SHQIPTAR.
Bekimi dhe mëshira e Zotit qofshin
mbi shpirtin e tij.