E premte, 02.05.2025, 01:42 PM (GMT+1)

Faleminderit

Shaban Cakolli: Pishtarët e lirisë së Kosovës

E marte, 24.01.2012, 08:55 PM


PISHTARËT E LIRISË SË KOSOVËS

 

Shkruan: Shaban Cakolli

 

Jusuf dhe  Bardhosh Gërvalla me Kadri Zekën,janë emra që në historinë e së nesërmes sonë,do të lakohen në të gjitha rasat e kombëtarizmit shqiptar.Ata janë krenari dhe dhëmbje e kombit shqiptar.Ata janë simbolet e qëndresës sonë kombëtare,hero të kombit,nismëtarë të themeleve të pavarësisë që kemi sot,pa nismën e të cilëve liria jonë do të vonohej edhe më.

Ata gjatë gjithë jetës së tyre nuk e kanë rreshtur punën për ngritjen e vetdijës kombëtare.Ata ishin luftëtar që zhvillonin një intelektualitet  luftarak për çlirimin e Kosovës

 

Atëbotë Kosovën e kishte kapluar errësira.Ndër armiqët më të egër që ka nohur historia ishin pushtuesit sllav,të cilët po përdornin të gjitha format e dhunës të na zhduknin nga faqja e dheut.Ata ishin vënë në përndjekëje të vazhdueshme ndaj shqiptarëve që synonin lirinë,i arrestonin me burgje të rënda,duke i shetitur  nga burgu në burg,ata që ishin të pathyar shumë prej tyre  i mbysnin me tortura.Jusuf dhe  Bardhosh  Gërvalla me  Kadri Zekën ishin veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare,veprimtarinë e tyre kombëtare e zhvilluan ilegalisht në Kosovë dhe emigracion.Ata ishin burra me zemra të mëdha e të guximshme,me shpirt të lirë e të papërkulur,me dëshira e aspirata të flakta,që nuk i trmbi kurrë robëria as dredhitë e saj.Ata kurrë nuk e ulën kokën para pushtuesit,por kurdoherë qëndruan shtatlartë dhe ballëhapur,nuk i trembën as vrasëjet,as burgosëjet,as djegiet.Edhe pse të goditur nga të gjitha anët asnjëherë nuk u mposhtën.Vështirë të gjindeshin burra më të guximshëm,që do të tregonin guxim e mençuri për të thyer armiqët.Kjo vendosmëri dhe ky guxim i tyre,ia futi frikën në  palcë barbarëve.Ata lëshuan gjitha ekspeditat dhe hijenat e tyre në veprim,për të i kapur dhe arrestuar

këta veprimtarë të shquar të kombit.Po këta veprimtarë të devotshëm ia dolën të i shpëtojnë arrestimit dhe migrojnë Jusufi dhe Bardhoshi në Gjermani,kurse Kadri Zeka në Zvicërr.Jusufin dhe Kadriun i njohi dhe i bashkoi ideali për çlirimin e tokave shqiptare,dashuria për atdhe dhe komb.Në migracion vazhduan me një intenzitet edhe më të shtuar veprimtarinë e tyre kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtarë.Ata arritën të bashkojnë faktorin shqiptar të emigracionit në një front të përbashkët kundër shtypjeve,burgosjeve,shpërnguljes së shqiptarëve

nga forcat pushtuese sërbe ejugosllave.Ata u vunë në ballë të një fronti të gjërë për sensibilitetin e opinjonit botëror për çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.Kosova nga gjiri i vet kishte nxjerrur njerëz të mëdhenj,njerëz të pushkës e të penës,ashtu si ishte Jusuf  Gërvalla,veprimtarë i shquar kombëtar,poet,publicist e këngëtar,që diti të frymëzoi mërgimtarët e përndjekur nga atdheu i vet,me atdhedashurinë,me ndjenjën e lirisë,të punojnë e të përpiqen që mëmësdheu i tyre të jetoi i lirë dhe pa zingjirë të huaj.Jusufi,Bardhoshi dhe  Kadriu,ishin tri nyje të organizimeve antijugosllave,por pushtuesi si nyje kyçe e shihte Jusufin dhe nuk lente forma pa provuar për likuidimin e tijë.Pushteti i atëhershëm serbo-jugosllav organizoi likuidimin e tyre në mënyrën më barbare,duke organizuar mbi ta atentat klasik më 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë,ku bien në altarin e lirisë Jusuf dhe  Bardhosh  Gërvalla me  Kadri  Zekën.Dhimbja kaploi çdo shtëpi shqiptare atdhetare në atdhe dhe mërgatë,por kjo rënje e tyre e mobilizoi tërë popullin dhe mërgatën shqiptare në rrugën e shejtë për liri,që të ndiqet me vendosmëri deri sa populli të merrte  në dorë përfundimisht fatin dhe pushtetin e vet.Jusufi,Bardhoshi e  Kadriu,luftuan dhe ranë për të mbetur të pavdekshëm.Armiku i egër sllav e dinte këtë,andaj nuk i la të i varrosin në atdhe.Ata u varrosën në tokat gjermane,kurse ne mërgimtarët çdo vit bënim homazhe mbi varret e këtyre martirëve.Saherë kam shkuar në homazhe,diçka rëndë më tingëllonte në zemër,më dukej sikur zëra buronin nga nëntoka dhe na thoshin:Mos na i rëndoni varret,se këta eshtra duan të prehen në atdheun shqiptar.Kjo u bë realitet vetëm kur shqiptarët luftuan dhe fituan kundër sunduesit të egër sërb.Eshtrat e  Jusufit,Bardhoshit dhe  Kadriut,sot prehen qetë në tokën e tyre të cilën shumë e deshtën dhe për të cilën kanë rënë.Ata jetuan,vepruan dhe punuan me vendosmëri,palëkundshmëri,duke frymëzuar brezat se vetëm me gjak e djersë mbrohet liria,nderi,gjuha ,zakonet dhe kultura kombëtare.Jusuf dhe Bardhosh  Gërvalla me Kadri Zekën

mbeten shembuj të gjallë  si intelektual,poet,këngëtar,mësues mbi të gjitha atdhetar të shquar të kushtuar për liri deri në vdekje.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx