Faleminderit
Selim Nëngurra: Shemsi Bunjaku - një shqiptar me të cilin duhet të krenohemi
E enjte, 09.02.2012, 09:02 PM
SHEMSI BUNJAKU NJË SHQIPTAR ME TË CILIN DUHET TË KRENOHEMI
Nga Selim M. Nëngurra
Jeta qenka e çuditëshme, çka nuk po i ndodhka njeriut. Ndodh që njeriu ta takojë dike dhe të krijojë pershtypje të mirë per te me vetem disa fjalë, apo veprime, sikurse ndodh që të krijohet pershtypja tjeter, pershtypja e keqe. Diçka e tillë mue gjatë jetes sime gati gjashtë dekada më ka ndodh shumëherë. Unë di se të krijohet pershtypja e mirë per dikend , por vetem pas pak kohesh të pendohesh dhe të zhgenjehesh në njerëzit asht tmerr dhe torturë shpirtnore dhe kam perjetue këtë disa here. Bile jo
Ndoshta ma vonë do t’i baj një intervistë me këtë koleg timin dhe mbi të gjitha mik i imi, prandaj nuk do të shkruej shumë biografi per këtë të ri të lindun në Prishtinë, por me origjinë llapjane.
Z. Shem erdhi në Norvegji së bashku me vëllajn e tij djalë i ri, por prosa shkeli në token e vikingëve, sheh jeten e re dhe vendos të integrohet. Mbasi vendosen me lejet e qendrimit, i vëllaj merret me biznes dhe hap nji kaferestorant, ndërsa Shemi i kushtohet shkollimit. Zgjedh gazetarinë, të cilen e kryen me sukses, dhe mbas pak punsohet në TV NRK si reporter lokal per Rajonin Østfold. Dëshira e tij u plotësue sa i perket zjedhjes së profesionit, por ky shqiptar me ideale, niset rrugës së shejtë per t’u sherbye bashkatdhetarve të vet dhe me aq sa mundet edhe çashtjes kombtare. Dardania ishte në kthetrat e Serbisë, Shqipnia ishte në rrezikun ma të madh, ngase atje ndodhnin ndryshime, që jo rrallë merrnin edhe jetë njerëzish. Shtypi norvegjez jo gjithmonë ishte i sinqertë me informatat që i ofronte opinionit norvegjez per gjanat që ndodhnin në Dardani dhe në Shqipni. Shemi, gjithmonë me dinjitet, dilte dhe përmirsonte "GABIMET" e kolegëve të vet, dhe mbronte kauzen kombtare shqiptare dhe të drejten e tyne në Gadishulin Ilirik.
Mbaj mend se Kryeredaktori i gazetes lokale "DEMOKRATEN " z. Abrahamsen ( i kam harrue emnin ) në Fredrikstad mue më pat falë faqen e vet "koment i redaktorit " per të shkrue unë per situaten në Dardani gjatë kohes së bombardimeve të NATO-s në veren 1999, pra per t’i sqarue norvegjezëve fillin e konfliktit shqiptaro-serb në Gadishullin Ilirik. Nuk ishte e lehtë të bahej kjo. Nuk ishte e lehtë sepse populli norvegjez dhe ai serb tradicionalisht janë popuj miq dhe qytetaret norvegjezë reagonin, protestonin rrugëve kunder qeverisë së Norvegjisë dhe kunder kryeministrit z. Kjel Magne Bondevik pse Norvegjia iu bashkue NATO-s per t’i bombardue miqët e tyne serbë. Këtyne protestave u prinin zakonisht lider të partive të majta ekstreme dhe komunistë të shumtë me në krye Erling Folkevord si dhe oraganizata joqeveritare SOS RASISMEN.
Pra simpatizantë të partive të majta dhe shumë qytetarë të zakonshem proserbë, norvegjezë, na kercënoni edhe ne gazetarëve. Unë kam pasë marrë me dhjetra kercënime, pse shkrueja në DEMOKRATEN. Merrnje me mend sa vështirë do ta ketë pasë i riu Shemsi Bunjaku, i cili, porsa kishte fillue hapat e parë të profesionit të tij të reporterit dhe gazetarit. Mirëpo ky djalosh i ri, me shtat paksa të imtë, me fytyrë prore të shëndritëshme, me një buzëqeshje të kandëshme, as nuk levizte qerpikun e synit. Kryente punet e veta dhe mbronte Atdheun dhe popullin e vet, por gjithmonë me nji profesionalizem të pashoq dhe kurrë nuk ra në konflikt me Redaktorin, por as me dike tjetër.
Shkoj tutje me punet e Shemit. Ky gjithmonë asht në kerkim të lajmit. Ka nji aftësi të jashtzakonshme me e nuhatë lajmin dhe me e shfrytzue per ta ba pastaj landë, reportazh në TV.
Janë disa familje shqiptare që UDI ( UTLENDINGSDIREKTORATET ) kishte marrë vendimin t’i largonte nga Norvegjia. Shemi, posa mori vesh, shkon e i viziton, shikon mundësinë per t’u thye vendimi i UDI-së. Kerkonte arsyen dhe e gjente dhe nese e gjente menjihere bante reportazhen dhe e publikonte, me këtë sensibilizonte opinionin dhe ose vetë UDI terhiqej nga qendrimi i maparshem dhe i jipte edhe një shansë rastit, ose ngriheshin në kambë norvegjezet humanista si dhe shoqata të ndryshme humane dhe e detyronin UDI-në ta ndrronte mendimin. Kjo ka prue deri të lejimi i qendrimit të shumë familjeve me antarë të sëmuet, me smundje të ndryshme kronike e të randa, të cilat në Dardani kurrë nuk do të kishte shanse me u sherue. Sot ata njerëz, të smuet dikur, janë të shëndoshë, jetojnë jeten e tyne normale dhe i janë mirënjohes z. Shemsi Bunjaku.
Shemi i buzqeshun gjithmonë më ka percjell edhe mue në hapat e mi në kontaktet me pushtetin dhe me shoqnitë tjera në Norvegji per ta ndihmue integrimin, per ta ndihmue jeten, per ta lidhë Norvegjinë me Atdheun tonë. Kur unë pata rregullue permes Drejtorit të Institutit Nobel për Paqe , Profesorit Geir Lundestad, pranimin e një delegacioni mërgimtarësh shqiptarë në Norvegji per t’i dorzue një dhuratë simbolike per ndamjen e Çmimit Nobel për Paqe z. Marti Ahtisari, Shemsi Bunjaku vjen dhe ban reportazh aty në Institutin Nobel. Këtë reportazhë e ban publike në TV NRK dhe kjo ban bujë te opinioni
Kur unë per tre vjet lobova per ta detyrue kompaninë ajrore NORWEGIAN të hapte linjen direkte Oslo-Prishtinë apo Tiranë, degjon nga dikush per këtë z. Shem dhe më thërret, kur meson se po jam në vështirësi; ai më propozon të vinte me mue dhe mbasi shkuem së bashku në zyret e Drejtorit të NORWEGIAN, z. Daniel Kjeldan, ku unë si zakonisht u prita ftoftë dhe jo me deshirë, z. Shem nxjerr nga çanta e tij kameren e gazetarit dhe nxjerr leternjoftimin dhe prezantohet. Drejtori Daniel Kjeldan ndrroi ftyren, u skuq, u zverdh dhe u ba ma mikprites. Unë pastaj kisha argumentet e mia, të cilat i paraqita dhe ia kujtova Drejtorit se pengesa nr. 1 këtu asht JATI serb, por kjo nuk po pranohej nga ai. E garantova se me JATIN nuk ka shqiptarë që udhton dhe nuk do udhtojë kurrë, ndersa me NORWEGIAN do ketë perditë nga një aeroplan perplot me pasagjerë. Drejtori, mik i JATIT serb, u gjunjëzue dhe premtoi se do e hapte një lidhje, në fillim sezonale e do shifte ma vonë. Kështu kjo lidhje funksionon nga viti 2006 deri tash.
Sado mundit tim, sikur mos të ishte z. Shemsi Bunjaku ta frigonte me kameren e reporterit të Tv-s shtetnore, nuk besoj se do arrijsha unë diçka.
Shemi më percolli edhe mue në fushaten zgjedhore të shtatorit të vitit të kaluem dhe padyshim se reportazhet e tij me mue e me kandidatet e tjerë të pratisë HØYRE, ku ata flisnin per mue, ka sjellë shumë vota në kuti me emnin tim dhe futjen time në Parlamentin komunal në Sarpsborg.
Per mos me u zgjatë shumë, sepse per këtë burrë mund të shkruhet gjatë, po pershkruej edhe rastin e para disa ditëve.
Pashaporta ime norvegjeze kishte skadue me kohë. Shkova ta ndrroja. Mbasi plotsova formularin e duhun, e dorzova në sportel te zyrtarja, një zonjë paksa e moshueme. E lexoi ajo dhe e kontrolloi dhe papritmas më tha: Nuk ban të shkruhet KOSOVO në pashaporten tande. Pra asht aty pyetja ku ke lind, vendi, komuna, rajoni dhe shteti dhe unë kisha shkrue; Lubozhdë, Istog, Kosovo.
Kur mora pashaporten, i premtova asaj se do ankohesha dhe do e bajë të madhe këte rast. Ika dhe menjihere thirra z. Shemsi Bunjaku. E informova per rastin dhe ai më tha se ka degjue edhe per shumë të tjera si ky, por asnjë nga ata që kanë perjetue një gja të tillë nuk po don as nuk po guxon të dalin para kameres per ta ba të madhe këtë punë. U morem vesht mes nesh dhe Shemi shkon të nesermen në polici. Kur u flet per rastin, ata i pergjigjen po sikur mue. Ky del dhe thrret Ministrinë e Punve të Jashtme dhe flet me ta. Ata ia konfirmojnë se Norvegjia e ka njohë Kosovën dhe i thonë se policia asht sektor shtetnor në veti dhe ne nuk kemi fuqi mbi ta. Shemi kthehet prap në polici dhe kerkon nga ata ta bante një intervistë. Askush nga të pranishmit nuk pranoi. Arsytohen se nuk asht shefi aty. Të nesermen shkon Shemi dhe tash i
Sa m’u ba zemra mal kur shifsha se si Shemsi Bunjaku, sypatrembun, ishte në gjendje edhe të sakrifikonte per ta sqarue statusin e Atdheut të tij, të cilin ky burrë nuk e harron kurrë, por perditë të Zotit e ndihmon dhe perkrah. Shemsi Bunjaku asht krenaria e mergates shqiptare në Norvegji, e pse jo besa asht krenaria e kombit.
Borgenhaugen:09.02.2012