E enjte, 24.07.2025, 10:14 PM (GMT+1)

Faleminderit

Jahë Sadrija: Hasan Prishtina - personalitet i shquar mbarëkombëtar

E marte, 14.02.2012, 09:05 PM


HASAN PRISHTINA ( 1873-1993) – Hero i  Popullit

 

Hasan Prishtina  përsonalitet i shquar mbarëkombëtar

 

Nga Jahë Sadrija

jahesadrija@live.com

 

Hasan Prishtina është një nga figurat më të shquara intelektuale e patriotike në krijimin e historisë mbarëkombëtare.  Burri i shtetit, patrioti, atdhetari e shembulli i burrërisë, njihet  edhe  si mik i gjuhës dhe shkollës shqipe.  Ndikimit të okupatorit nuk ju nënshtrua asnjëherë. U lind në fshatin Polac të Skenderajt..  Më pas familja e tij u shpërngul në qytetin e Vushtrisë, ku i mori edhe mësimet e para.  Nga Kosova shkon në Selanik ku e mbaroi shkollën e mesme, kurse në Stamboll u diplomua në shkenca politico-juridike,  Ka qenë tri here deputet i Kosovës në parlamentin Turk, minister në qeverinë e Vlorës, organizator i Kongresit të Lushnjës më 1920, pastaj deputet i Dibrës më 1921 e kryeministër, ishte bashkëpunëtor i Nolit në Revolucionin e Qershorit të vitit 1924, si dhe kundërshtar i Ahmet Zogut.

Gjatë gjithë veprimtarisë së tij të dendur e të shumanshme, vlerësoi rolin e arsimit e të shkollës shqipe, e në kushte të vështira të kohës, bëri sa mundi në përgaditjen e kuadrit mësimor për shkollat shqipe.  Hasan Prishtina , si dhe plaku i maleve, Bajram Curri, bëri një punë të posaçme për të dërguar në Normalen e Elbasanit sa më shumë djem nga viset e Kosovës. Për patriotin, Normalja do të ishte edhe qendër e vllazërimit të rinisë shqiptare. Për sa kohë ishte deputet në parlamentin turk, demaskoi politikën  osmane të asaj kohe e cila nuk lejonte hapjen e shkollave shqipe dhe presekutonte patriotët nga të gjitha trevat shqiptare. Nga ana tjetër, Hasan Prishtina dha kontributin e vet në mbajtjen dhe zhvillimin e punimeve në Kongresin e Manastirit, që vendosi për alfabetin që kemi edhe sot. Punoi e luftoi që shkollat shqipe të hapeshin në gjithë vilajetin e Shqipërisë, si

në : Kosovë, Manastir, Shkodër e Janinë e gjetiu, sepse për Hasan Prishtinën, “arsimi është shpirti i një kombi”.  Shumë vjet u detyrua të jetojë larg atdheut, disa here u vu në shënjestër për asgjësim nga armiqtë dhe tradhëtarët, që nuk ishin të pakët. Gjashtë herë u dënua me vdekje,ndërsa së paku dy herë u burgos. Agjentët e Zogut, në bashkëpunim me shërbimet sekrete serbe, vritet më 14 gusht 1933, në Selanik. Eshtrat e tij, me nderimet e merituara, u sollën prej qeverisë shqiptare në atdhe, Kukës, më 1977.

Shumë shkolla e institucione në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë, me krenari e mbajnë emrin e Heroit të Popullit, Hasan Prishtina.

 

Për ta bërë edhe ma madhështore festën e Flamurit, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në, në Nëntorin e vitit 2011 është zbuluar shtatorja e veprimtarit të shquar shqiptar, Hasan Prishtina  Zbulimin e shtatores e ka bërë presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga rektori Mujë Rugova, ministri i Arsimit Ramë Buja, ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, si dhe përfaqësues të familjes Jashari e shumë personalitete të tjera. Kurse paraprakisht për figurën e atdhetarit të madh Hasan Prishtina, është mbajtur edhe një akademi, me ç rast u shfaq edhe një film dokumentar kushtuar këtij veprimtari.  Me këtë rast, presidentja e Kosovës,  Atifete Jahjaga ka thënë se: Hasan Prishtinës dhe të gjithë veprimtarëve që nuk kursyen për ta bërë pavarësinë ua kemi për borxh t`i kujtojmë dhe t`i nderojmë, sepse kështu kujtohen përpjekjet shekullore për shtet.

Jahjaga tha se dita e 28 Nëntorit, Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë është dita e simbolit të rezistencave tona që nga Skënderbeu e deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës.“Është kjo një ditë që na gjen të bashkuar”, tha Jahjaga. Ndërkaq ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka tha se ngritja e shtatores së Hasan Prishtinës është një akt i rëndësishëm për të gjithë. Sipas tij, atdhetari Hasan Prishtina ka qenë dhe mbetet idealist i madh.  Atdhetari Hasan Prishtina ka qenë njëri nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare. Ky ideolog i shquar, dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjes së përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurinë e dha për çështjen kombëtare shqiptare. Hasan Prishtina, ish-diplomati dhe patrioti i dalluar i fillim-shekullit të kaluar, po rikthehet fuqishëm në Prishtinë. I “syrgjynosur” nga regjimi serb edhe pas vdekjes, Hasan Prishtina po kthehet i bronztë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Shtatorja me një gjatësi prej tre metrave dhe e punuar në bro do të vendoset para Rektoratit të këtij Universiteti në një bazament të mermertë prej një metër hapësirë. Shtatorja e cila është kontraktuar të punohet nga Universiteti i Tiranës-Fakulteti i Arteve, pritet të jetë e gatshme për t’u ekspozuar gjatë ditëve të festës së flamurit, ndërsa ardhja e saj është paraparë si datë e mundshme 23 nëntori..Shtatorja është mundësuar me përkrahjen financiare të Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Postës dhe Telekomi i Kosovës, Korporatës Energjetike dhe Ndërmarrjes “Ibër Lepenci”, që kanë kontribuuar me 75 mijë euro gjithsejt sa llogaritet se ka kushtuar ky punim.

Lavdi e përjetshme: Heroit të Kombit  Hasan Prishtina.



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx