E premte, 02.05.2025, 09:53 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Neçaj: Martini i fëmijërisë sime

E merkure, 14.03.2012, 09:03 PM


MARTINI I FËMIJËRISË SIME

 

(Në 20 vjetorin e vdekjes)

 

Nga Gjon Neçaj

 

Në moshën e fëmijërisë sime, kur akoma s'isha ulur në bangën e klasës së parë, nëna ime, bijë nga fisi i Dukagjinit, pothuaj çdo vit më merrte me vete për festën tradicionale të Shën Premtes, që festohej madhërishëm për atë kohë, e që binte nga mesi i muajit korrik. Aty vinin bija, nipër, mbesa, të njohur e të panjohur të shumtë nga fise të Malësisë. Gjatë rrugës, që mua më dukej e pafund, lodhesha së tepërmi.

 

Uleshim e pushonim shpesh nën hijen e mrizave anë rruge, nëpër bjeshkët e Agrit dhe të Ndërmanjës, freskoheshim me ujin e ftohtë akull të gurrave, hanim bukë, e ajo gjithë ëmbëlsi si nënë, thoshte me zë të ulët pasi kishte këqyrur me sy rrotull: "Kur të rritesh edhe ti djali i nanës, do bajsh shkollë e do udhtojsh me aroplana nëpër botë si Martin Kola..." Pushonte pak, nxirrte një "oh" të trishtuar me gjysmë zëri, e vazhdonte: "Paj, kshtu më kanë thanë dajt e mi."

 

Si çdo fëmijë kureshtar, e ngacmoja nënën të më tregonte se kush ishte Martini, se më vinin shumë pyetje prej fëmije në mendje. Unë akoma nuk dija se ç'ishte aeroplani. "E mson nano, e mson kur të rritesh e të bajsh shkollë", mbyllte bisedën disi e mërzitur ajo.

Shpeshherë, edhe gjatë viteve të shkollës, ma përmendte Martin Kolën ajo, vendet e "tretuna", "aeroplanat që endnin nepër qiell njerëzit"... Nëna ime e ndjerë kurrë s'më tregoj për Martinin.

 

Vite më vonë, një mbrëmje meskorriku, në oborrin e kullës sonë trekatëshe, teksa po lexoja një reportazh të botuar në gazetën "Zëri i rinisë" për krahinën time Nikaj Mërtur, m'u afrua ngadalë, më puthi dorën, e hodhi një vështrim gazetës me sy, (e dinte se kisha shkruar), priti derisa e mbarova së lexuari, ngriti kokën lart, afroi dy duart njëra me tjetrën poshtë mjekrës, e u lut: "Zoti dhe Shna Noj të ruejt, bir!

 

E kam ditë se edhe djali i em do bahet me shkollë dhe ka me kënë i ditun, bash njashtu si Martin Kola, por mosozo ku asht ai. Njetash biro po të kallxoj se Martin Kola asht kushri i dajve të mi i hupun nepër botë prej shumë vjetve, ka kenë mësues do kohë në Prekal, e ka nejë edhe te motra eme, Prena. Masandej "duel jashtë" e hupi. Atje maroi shkolla të tjera e u ba i ditun. Tash endet nepër botë e mson shqipen studentave të huej..."

 

Por njeriun e letrave shqipe Martin Camaj, e njoha vonë, pas viteve '90-të. Njoha jetën dhe veprën e tij të çmueshme në shërbim të kombit të cilit iu mohua nga sistemi për dekada. Martin Camaj vërtetë ishte ashtu siç ma shpjegonte nëna ime në fëmijëri.

 

Ajo ishte pjesë e gjakut të tij dhe ndjente dhimbje për të, tashmë i "hupun në dhena të hueja", i "hupun" për të afërmit e tij, për Shqipërinë, për letërsinë shqipe, nga pena e të cilit dolën vepra të shquara, ndonëse jetonte "larg atyne që flasin si unë".

E vërtetë, Martin (Kolë) Camaj mbetet nga më të shquarit e letrave shqipe.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhevahir Cirongu: Qemal Mançe, rrëfimtari i luftës dhe i punës… Ramiz Selimi: Miftar Zagraxha, një aktivist i palodhshëm në diasporë Shaban Cakolli: Jasharajt ia kthyen buzëqeshjen atdheut dhe fëmijëve tanë Frrok Kristaj: At Luigj Palaj - martir i atdheut dhe i fesë Demush Zefi: Imzot Nikë Prela në këndin e angazhimit kombëtar Gjon Neçaj: Kamer Prela - Patriot dhe Luftetar per Shqiptarine Ethem Çeku & Begzad Baliu: Ismail Dumoshi - figurë poliedrike e lëvizjes çlirimtare Meri Lalaj: Rekuiem për Adile Zavalani - Ypi Fritz Radovani: Antikomunisti Nuk Pavaci ishte viktimë e dashnisë për liri dhe drejtësi... Hasan dhe Lajde Blakaj: Ishte fat që mbete gjallë të tregosh të vërteten Jahë Sadrija: Hasan Prishtina - personalitet i shquar mbarëkombëtar Idriz Zeqiraj: Jeta, vepra dhe vrasja e deputetit Smajl Hajdaraj Luan Kalana: Devollesha intelektuale, Merita Bajraktari McCormack... Mehmetali Rexhepi: Ku ishim ku do të vemi Papa Kristo Negovani në përvjetorin e vrasjes? Selim Nëngurra: Shemsi Bunjaku - një shqiptar me të cilin duhet të krenohemi Elida Buçpapaj: Tek Rita Saliu hedhin shtat njëherësh Shota e Drenicës, Tringa e Grudës, Nora e Kelmendit, Gonxhe Bojaxhiu e Prizrenit Shaban Cakolli: Kujtojmë mësuesin, poetin, prozatorin dhe kritikun letrar, Ibrahim Ibishi Ilmi Veliu: Ndërroi jetë veterani i arsimit shqip në Zajaz të Kërçovës - Medin Emini Jahë Sadrija: Jeronim De Rada – Jeta dhe veprimtaria letrare

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx