Faleminderit
Safet Hyseni: Misioni i mësuesit është i shenjtë, Pertefin e shenjtëroj vepra
E hene, 26.03.2012, 09:05 PM
Misioni i mësuesit është i shenjtë, Pertefin e shenjtëroj vepra
Nga Safet Hyseni
Në pllakën e varrit të mësuesit në vend të epitafit shkruan "Pertef Abaz Therepeli, lindi më 25.12. 1909 në Therepel, rrethi i Skraparit, Shqipëri. Punoi si arsimtar prej vitit 1925 ndërsa në Jagoll prej vitit 1942 gjer në ditën e vdekjes më 25. 12. 1973". Për këtë mësues që erdhi në vitin shkollor 1941/42 ende nga kërçovarët ku punojë dhe kontribuoj plot 32 vjet dhe ku pushon trupi i Ti nuk është thënë dhe bërë asgjë, edhe pse ai pjesën më frytdhënëse të jetës ia kushtoj arsimit, Jagollit, Kërçovës. Pertefi erdhi në rrethin e Kërçovës në mision të shenjtë, të mësojë banorët të shkruajnë dhe të lexojnë shqip, atëherë kur në këto anë për herë të parë u hapën shkollat shqipe. Shqiptarët ardhjen e mësuesve nga Shqipëria e përjetuan si liri të plotë dhe detyrim të përbashkët të kufijve të atdheut të tyre të ndarë. Këtë e kishin mbjell edhe dhjetëra mësues që bashkë me Pertef Therepelin e Skraparit kishin erdh në misionin më të shenjtë të njerëzimit në përhapjen e mësimit shqip, që deri në vitin 1941 kishte qenë një ëndërr shumë e rrezikshme. Mësuesi i Skraparit nuk u largua as kur Kërçova përjetojë tri netët e therjes dhe të djegëjes masive të 12,13 dhe 14 nëntorit të vitit 1945 nga partizanët.
Pavdekësia e pishtarit të arsimit
Kur regjimi okupues jugosllav veproj po në të njëjtën mënyrë si "Junta" e Frankos kur vrau lirikun më të madh të shekullit F. Garsia Lorkën duke deklaruar se "është qërim hesapesh personale", edhe sistemi diktatorial i Titos vrasjen e shqiptarëve e cilësojë si vrasje dhe qërim hesapesh mes veti, dhe gjithë këtë e propagandonin për të fsheh gjurmët e masakrës kolektive në emër të një "çlirimi" ku nuk munguan as partizanët shqiptarë. Mësuesi Pertef u shndërrua në simbol admirimi për ata që kërkonin mëshirë, që t'u falet jeta duke u shpjeguar e dhënë kurajë për ditë më të mira. Pertefi deshi që të jetë shumë afër këtyre ngjarjeve dhe nuk e pa të udhës që të largohet as më vonë nga shkolla ku ai kishte mësuar edhe burrat dhe grat e fshatit për të lexuar një letër në gjuhën e tyre të nënës.
Pertef Therepeli pas krahëve te kolegëve
Kaluan vite dhe periudha nga më të vështirat që po përjetonte populli shqiptarë, deri edhe nga bajonetat e ngulura në palcë të çdo familjeje që nuk ishte kursyer nga barbaria çmendurake që po vriste shpirtin e popullit, e mësuesi donte të përjetonte dhe krijonte lirinë e atdheut me përkushtimin e tij drejtë udhës së shkronjave, në përhapjen e dijes e të diturisë. Ai deshi që të mësojë edhe gurët dhe malet të flasin gjuhën e të parëve dhe të dëshmojnë një ditë për ngjarjet dhe atë vetë. Qëndrimi i mësuesit edhe pas hyrjes së forcave partizane ishte një triumf kundër kohërave të errëta dhe jepte shpresë tek popullata që përjetonte ditët më të vështira se agimi i një dite të bardhë do të vijë, ngase për një ditë të tillë populli ynë kishte punuar e ëndërruar. Barra e rëndë e pushtetit nuk e lodhi mësuesin, as presioni i vazhdueshëm...., ai nuk ndryshojë aspak mënyrën e jetesës dhe nuk bëri asnjë hap nga ato që i kishte përcaktuar vetes për të mbjell dije, dritë e dituri. I vetmi ideal i jetës së tij mbeti arsimimi i brezave dhe përhapja e misionit të mësuesit ...... Të jesh mësues në një kohë të turbullt do të thotë të jesh atdhetar dhe shqiptarë i mirë, ai me veprën e tij nuk u largua as edhe një hap nga rruga e arsimimit se ishte njeri i ngritur, i ditur e guximtar. Pertefi me punën dhe vullnetin e madh vinte si një shkëndijë në errësirën e thellë për të përhapur idetë përparimtare andaj duke sakrifikuar tërë jetën e tij ai mbetet një shëmbëlltyrë e ndritshme me një ideal të zjarrtë të përparimit kombëtar. Pertefi nuk bëri një episod por tërë jetën u martirizua me shkollën në një cep të atdheut të tij, për tu bërë një gur themeli ai iu bashkua asaj jete prometiane për zhvillim të lirë të forcave krijuese të shoqërisë. Me veprat e tij shënojë epokë, në historinë e arsimit hyri dhe depërtojë plotë lavdi duke nxënë vend të merituar. Me dije e luftojë armikun e përbashkët që kishte dëmtuar rëndë kulturën dhe civilizimin evropian të shqiptarëve. Këtë botëkuptim e kanë pasur prelatët, atdhetarët dhe misionarët shqiptarë, që kanë shërbyer në këto treva për të dëshmuar dhe për të mbrojtur traditat kombëtare duke frymëzuar popullin drejtë arsimimit. Pertefi jo vetëm që është misionar por është edhe trim ngase ai e dinte se rruga që ka marr është e mundimshme me plotë të papritura, ai për së gjalli dëshmojë para botës idealet më të larta duke sakrifikuar tërë jetën ngase bota e shqiptarëve ishte bërë fati i jetës dhe vdekjes së tij. Si askush tjetër më parë në misionin e tij nuk ka mundur të ndikojë aq sa ka ndikuar puna e tij në jetën e një populli të përvuajtur, si askush tjetër më parë nuk ka bërë një kthesë të tillë të madhe duke ndezë një dritë në errësirën shekullore, ku persekutimet e popullit s'kishin të ndalur, pikërisht këtu misionari dëshmon për përsosmërinë e lartë morale duke fisnikëruar shpirtin e shkollarëve të vegjël me bardhësinë e germave të alfabetit të Manastirit. Çdo veprimtari ka modelin e martirizimit ashtu edhe arsimi pati për model mësuesin Pertef që në ecjen e tij të shenjtë nuk e ndalojë asnjë pengesë edhe pse ishte invalid hapi i Ti matej me 36 germa. Në rrugën drejtë qëllimit jetësor sakrifica është karakteristikë e njerëzve dhe veprave madhore. Ai me shkronja iu bërë ballë stuhive aziatike dhe aleatëve të tyre që me çdo kusht donin të rrënonin çdo vlerë shqiptare. Pertef Therepeli sigurisht që e ka njohur veprën e poetit të madh gjerman Gëtes, i cili thotë:
Ç'më zjen këtu në gjoks, në tru,
Kaq vjet duke duruar!
Ç'gëzim në ëndërr ndjej kështu,
Të kem të jem i zgjuar!
Mbase këto vargje mësuesi do t'i ketë bërë edhe ideal të vetin në zgjimin e një pjese të popullit nga errësira duke flijuar edhe vitet më të mira të jetës së tij, dhe duke mos e vizituar kurrë vendlindjen, familjen dhe të afërmit. Pertefi me veprën e tij është një shkëndijë në tunelin e errësirës së thellë, ai u dogj si qiriu i Naimit për të ndritë rrugën e atyre që vuanin për dritë e dituri. Qëndrimi i tillë i mësuesit nuk ka mundur se si të mos jap fryt, por që për njërën apo arsyen tjetër akoma nuk kemi vlerësim të thuktë dhe domethënës të misionarit që u shenjtërua me shkollën dhe dërrasën e zezë në skaj të Jagollit. Këtë vlerë të madhe që na e dhurojë me jetën e tij me format e veprimtarisë atdhetare me predikimin civilizues e përparimtar u bë shembull jo vetëm në Jagoll por në mbarë hapësirën shqiptare.
Pertef Therepeli pas nxënësve
Shkolla dhe predikimi janë dy simbole të përparimit kombëtar, por që të dyja mungonin aty ku kishte erdh mësuesi të ndezë dritën e diturisë, në rrugën e Shtjefën Gjeçovit, Gjergj Fishtës, Shtjefën Kurtit dhe shumë mësuesve dhe misionarëve shqiptarë për të trasuar rrugën dhe për të thelluar rrënjët e arsimit shqip. Pertef Therepeli erdhi dhe veproj në kohët më të vështira dhe i përballoj të gjitha sfidat me mjaft guxim duke ngadhënjyer në çdo moment por edhe pas vdekjes. Nuk mbahet mend që në rrethin e Kërçovës por edhe më gjerë që të ketë sakrifikuar ndonjëri më shumë në përhapjen e dijes dhe të dritës. Thonë se historia është mësuesja e jetës por historia nuk matet me ditë ashtu siç nuk mund të matet as vepra dhe veprimtaria e mësues Pertefit me ca vargje apo me një tufë lule.
Kush ishte Pertef Therepeli
Pertefi erdhi si mësues, për të lëvruar arën me therra, për të mbjell germat e gjuhës shqipe me shumë shok dhe bashkëkohanik, për të përhap vlerat e kulturës dhe të historisë shqiptare. Ai ishte jo vetëm një pishtar i arsimit por një atdhetar e shkuar atdhetarit, ai i përballojë të gjitha për të ngadhnjyerë. Ishte një mysliman por u bë një murg i vyeshëm dhe një mur i pakalueshëm, kështu mbeti deri në fund. Atë nuk mundën kurrë që ta lodhin moralisht por as fizikisht kur ia caktonin katin e dytë edhe pse e dinin se e ka vështirë që të ngjitet lartë. mmmmmPertefi ishte poet dhe ëndërronte shumë por nuk na la asnjë poezi, ai nuk na la asnjë rrëfim, asnjë ditar, asnjë letër apo kështu duhet që të besojmë?! A ka mundësi që të ndodh kjo apo ndoshta kështu është dashur?! Veprimtarin e mësuesit nuk mund ta kuptojmë jashtë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ai na