Faleminderit
Fritz Radovani: Gjysë shekulli vrasje në Shqipni për një motiv...
E diele, 25.03.2012, 06:03 PM
GJYSË SHEKULLI VRASJE NË SHQIPNI PER NJË MOTIV…
Don Dedë MAÇAJ
(5 Shkurt 1920 – 28 Mars 1947)
N? 65 vjetorin e pushkatimit...
“JA KU
KA ME MË PRITË, DHE
TË SHTREJTË, QË
RRËNOFTË KRISHTI – MBRETI YNË! RRËNOFTË PAPA!
RRËNOFTË SHQIPNIA!”
Nga Fritz RADOVANI
Kjo dishmi asht e një ushtari që u lidh ndër pranga ato ditë bashkë me Martirin.
Dishmia e z. Aleksander Nokaj u botue vite ma parë nga Prof Gjon Sinishta në Buletinin Katolik Shqiptar, në San Fancisko, ShBA. Vlera e këtyne pak rreshtave qendron në një dukje të kjartë të vrasjeve që janë ba per një gjysë shekulli në Shqipni, mbas vitit 1944... per një motiv...nga PKSh, vegël e sllavokomunistëve jugosllavë, me anen e turkoshakut Enver Hoxha dhe pasuesit tij poaq anadollak, Ramiz Alia. Si njeni si tjetri besoj e kanë lexue atë ditë, me 28 Mars 1947, radiogramin nga komandanti i repartit ushtarak të Permetit, i cili, njofton edhe “komandantin e pergjithshëm”, terroristin Enver Hoxha...se “e vramë edhe një Prift Katolik Shqiptar...E hoq?m edhe nj? Kryq!”
Don Dedë Maçaj ishte nga Mali i Jushit, prej familjes së Gjeto e Tringë Maçaj. Ka lé me 5 Shkurt 1920, perfundon studimet në Romë, shugurohet Meshtar me 19 Mars 1944 dhe mbas tri vjetësh, kur thirret me krye sherbimin ushtarak, pushkatohet!
Dishmitë e z. Aleksander Nokaj dhe Nikollë Koleci, që ishin prezent në çastin e ekzekutimit tregojnë se plumbat e parë të brigades së pushkatimit, që perbahej nga 8 vetë, nuk e vran?...E në sa Don Deda, po vazhdonte Lutjen e vet ndër gjunjë, ushtarët thirren: “Është i pafaj, faleni!”, po aktivistët e PKSh urdhnuen: “Plumbin ballit, plumbin ballit!”
“Një breshni e dytë e skuadres së pushkatimit e bani Don Maçen të këputej mbi një pellg nga gjaku i vet”...flasin dishmitarët e ngjarjes së pergjakëshme...
Lexues i nderuem!
Shumë herë kam marrë në dorë jeten e Don Dedë Maçajt.
Ua them me zemer të hapun: Tue shikue foton e Tij, rrij e mendoj:
Si mund të kurdisej me u vra Ky djalë i pafajshem, pse nuk asht Musliman!?
Një brezni e tanë e Shqiptarëve tue u vra, tue u masakrue, tue u pergjakë, sa mos me u njohë as nga shokët e njerëzit e vet, që pak orë përpara kanë pi çajen e mjesit...
Lidhen ndër pranga e vargoj...akuzohen, dhunohen, shpifen, torturohen ...humbin ...Aq sa edhe Nanat e Tyne, ishin ma t? knaquna me ua vra djelm?t se me i lan? me jetue ashtu...nder qelit? e podrumet e pista t? sigurimit shtetit...
E pse?... Pse?
Deri kur: Pse?
Çka asht kjo Urrejtje?
Iku një brez, iku i dyti dhe po ikim edhe né...
E Urrejtja vazhdon...me u mbjell? n? trojet Shqiptare!
Ishim fëmijë kur njohëm krizmat e armëve partizane, që shkrepeshin në Zallin e Kirit të Shkodres, nder Bardhej, tek kallamat...brijë Drinit e brijë Bunës, nga Urrejtja!
E Nana, zgjohej tremshem!...
Ké do të kenë vra sot?!
Kanë pa kufomen e Muzafer Pipës e Kolë Prelës, me Ta edhe Paulin Pali...
Nën shelqe të Samrishit në breg të Bunës, tradhëtarët vrasin pabesisht Lulen e Rinisë Shkodrane Bardhosh Danin me Mark Cacaj e Brahim Dergutin...
E lotët i shkonin rrëkajë...Të shkretat Ato Nana...pershpërisnin me vete!
E, zemra u plaste! Vetem nga Dhimbja! Vetem nga Dashnia...per Motrat e veta...
Sytë e Nanave tona Shqiptare një gjysë shekulli veç tue lotue!...
Shfarosej Rinia Shkodrane e Shqiptare, varrosej zallishtave ...e tash kah e vona u lane gjak dhe kufijtë, shetiteshin nder pjaca Djelmënia Shqiptare e thurun në tela me ferra... e Nanat tona thonin të brengosuna me zemer të plasun nga shkrepjet e armëve:
“O Zot! Deri kur kështu,... tue u vra Vllau me Vllanë...per Urrejtje!?”
Shqiptarë!
“Urrejtja u ka lodhë kujtesen! Ndue Pali e Caf Meti janë në Një Vorr!”
“Urrejtja shuen Rininë, Urrejtja shuen Fise, Urrejtja ka shue edhe Kombe!”
...Urrejtja ...kjo brengë djallzore e trashigueme... tash sa shekuj !..
Vazhdon me vra Shqiptarët...
Melbourne Mars 2012.