Faleminderit
Muharrem Sfarqa: ''Marshi i mërgimtarit'' - një sfidë për publicistin mërgimtar, Maxhun Smajlin
E shtune, 24.03.2012, 06:04 PM
„MARSHI I MËRGIMTARIT“ – NJË SFIDË E RE PËR PUBLICISTIN MËRGIMTAR, MAXHUN SMAJLIN
Flieden, 18 mars 2012
Nga Muharrem Sfarqa
Më 24 mars 2012, publicisti Maxhun Smajli, prej vitesh mërgimtar në Gjermani, do niset këmbë drejt Kosovës. Ka zgjedhur këtë datë, në Ditën e Shpresës për shqiptarët e Kosovës, kur dhe filluan bombardimet e NATO-s mbi caqet e forcave serbe. Ndërrmarrja më e re e tij quhet „Marshi i mërgimtarit“ dhe, duket paska e parëndomtë. Ai, mëton përmes këtij marshi Gjermani – Kosovë dhe 78 ditëve sa do zgjas, t’i rikujtojë 2000 kilometra rrugë nëpër fshatrat dhe venbanimet e Kosovës, që i bëri gjatë kohës së luftës, duke raportuar dhe informuar botën mbi atë që ndodhte, atë kohë.
Po kush është Maxhun Smajli
U lind me 07 maj 1964 në fshatin Poterç i Epërm, komuna e Klinës. Shkollën fillore e ka kryer në Drenoc, ndërsa të mesmen në Klinë. Ka vazhduar studimet në fakultetin filologjik, dega e historisë në Prishtinë, si dhe është gjenerata e parë e fakultetit të gazetarisë në Prishtinë.
Nga viti 1991 e deri me 05 maj 1998, ishte nënkryetar dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Drenoc.
Në kohën kur shkolla shqipe kërkon ndihmë me kuadro, nga muaj mars 1991 deri në qershor të vitit 1997, Maxhun Smajlin e gjejmë me ditar para nxënësve. Gjatë kësaj kohe, Maxhun Smajli hap shkollën në fshatin e tij të lindjës për nxënësit e ciklit të ulët, nga klasa e parë deri në klasën e katërtë. Nga atëherë ekziston shkolla në këtë fshat, tashmë deri në klasën e nëntë.
Dy vitet e para të punës së tij në arsim, Maxhun Smajli punon pa pagesë, ndërsa dy vitet tjera në vazhdim, të ardhurat ua ka shpërndarë mësimëdhënësve në nevojë dhe që udhëtonin nga larg.
Në kohën kur regjimi serb intensifikon dhunën dhe ndaj librit shqip; duke i zbrazur bibliotekat nga librat dhe duke i djegur ato, në vitin 1992 Maxhun Smajli hap bibliotekën popullore dhe shkollore që njihej me emrin „Liridoni“, e para e kësaj natyre në Kosovë.
Kjo bibliotek kishte 3470 tituj me 5680 ekzemplarë. Kishte 68 lexues, ku shumë prej tyre janë emra në njohur në Kosovë dhe jashtë saj, siç është mjeku i njohur Gani Abazi nga Jabllnica e Leshanit të Pejës, prifti Dom Jeton Thaqi nga Dugajeva e Klinës, juristi Haki Smajli nga Poterçi i Epërm i Klinës etj.
Në këtë bibliotekë, Maxhun Smajli ka organizuar edhe Tribuna me emrin „Zhvillimi i bibliotekarisë nën okupim, si dhe dhuna ndaj librit shqip“, ku merrnin pjesë njohës të mirë të bibliotekarisë dhe librit në përgjithësi, siq janë Jetish Kadishani, Prend Buzhala etj.
Kjo bibliotekë, çdo vit ka shperblyer lexuesit më të mirë që vlerësonte juria, me kryetar Jetish Kadishanin, bibliotekar dhe krijues i njohur. Kjo bibliotek kishte edhe Anëtar Nderi, nga lamia e arsimit, siç ishin Frrok e Zef Gojani.
Poashtu, nga kjo bibliotekë janë shpërndar dhurata ( libra ) për nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën. Nga këto dhurata kanë përfituar nxënësit që kalonin klasët me të gjitha pesa. Dhurata janë dhënë për nxënësit e shkollave fillore; „Isa Boletini“ në Drenoc të Klinës, „Azem Bejta“ të Grabanicës së Klinës dhe „ Hil Mosi “ të Jabllanicës së Radavcit të Pejës.
Nga dita e parë e daljës së përditshmës „Koha ditore“, me 1997, Maxhun Smajli emrohet korespodent për komunën e Klinës. Ndërsa nga muaj maj 1998 reporter i Radiotelevizionit satelitor shqiptar. Pastaj edhe bashkëpunëtor i radios “Deutsche Welle”, “Radio koha“, „Kosova Press“, „Kosova e lirë” etj.
Gjatë kohës së luftës ishte reporter lufte nga zonat e luftës, ku ka raportuar për 147 fshatra të mëse dhjetë komunave të Kosovës. Pas fillimit të bombardimit të forcave ajrore nderkombëtare të NATO-s mbi caqet serbe, kur popullata ishin të rrezikuar edhe nga vdekja nga uria, Maxhun Smajli organizon “Bukë për popullin”. Për 40 ditë janë ushqyer 117 refugjat, të ardhur nga zona të ndryshme që ishin përfshire nga zjarri i luftës.
Është njëri ndër gazetarët më të keqtrajtuar në Kosovë, nga pushteti okupues serb. Gjithashtu, është njëri ndër gazetarët që ka ecur më së shumti nëpër zonat e luftës, ku ka bërë rreth 2000 kilometra.
Nga 26 korriku 1999 jeton dhe punon në Gjermani. Gjatë kësaj kohe ka shkruar tre libra me tematikë nga lufta, dy prej të cilave janë botuar. Ka realizua edhe filmin dokumentar “Gjurmë barbare serbe”, si dhe posedon edhe 1600 fotografi të realizuara gjatë kohës së luftës 1998/ ’99.
Mergata shqiptare e kanë çmuar punën e tij në interes të çështjës kombëtare. Pesë Klube shqiptare të qytetëve
Ai rrëfen shlirshëm dhe pa përtesë, për gjithë ata që shkojnë dhe e vizitojnë para nisjes për në Kosovë. Ashtu, qetas, me shumë dashuri. Ndihet dhe i lumtur, krenar për atë që ka bërë dhe, për këtë që po ndërmerr. I vetëdijshëm se, nuk do jetë lehtë.
Ideja e një marshi të tillë, daton që nga ardhja dhe vendosja në Gjermani, me 26 korrik 1999. Në fillim pata menduar që ky marsh të realizohej në 10-të vjetorin e çlirimit të Kosovës. Pra, me 24 mars të vitin 2009. Mirëpo, përshkak të mangësive të shumta që kisha në dokumentacion, këtë datë e kam shtyer për 24 mars 2012, të cilit vit i është bashkangjitur edhe një ngjarje tjetër shumë e rendësishëme për popullin shqiptar; -100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Por ky marsh, shton Maxhuni, përkon dhe me simbolika tjera, si me 14 vjetorin e nisjes së luftës çlirimtare në Dukagjin, me 13 vjetorin e bombardimeve mbi caqet serbe dhe lirinë e Kosovës.
Duke shtuar më pas: për 78 ditë, po aç sa ka zgjatur edhe bombardimi i Forcave ajrore të NATO-s, me 09 qershor, do të arrij në kufirin administrativ Shqipëri-Kosovë. Me këtë datë, në
Me 10 qershor do hy në Kosovë. Datë kjo që simbolizon; -hyrjen e këmbësorisë së Forcave ushtarake ndërkombëtare të NATO-s, si dhe kthimin e popullatës shqiptare të cilët dhunshëm u dëbuan nga vatrat e tyre në Kosovë.
Pastaj, nga këtu do të vazhdoj rrugën për tek varrezat e dëshmorëve në Koshare, ku edhe do ta përfundoj marshin. Pra, marshin do ta përfundoj me 12 qershor 2012, ditën e çlirimit të Kosovës. Aty do ta vendosi një flamur kombëtar që e kam dhuratë nga një mergimtar, Besim Prekazi nga Drenica.
Distanca prej rreth 2000 kilometrash, simbolizon distancën e lëvizjëve të mia që kam bërë për 13 muaj të luftës, si reporter lufte, nëpër 147 fshatra (vendbanime ) të më se dhjetë komunave të Kosovës.
Marshi si thirrje
Përmes këti marshi, shton në fund, Maxhun Smajli, ju bëhet thirrje edhe drejtuesve të shtetit, që të punojnë për ta bërë Kosovën sa më të pelqyer dhe të dashur për popullin e, veçmas për gjeneratën e tretë mërgimtare.
Ky marsh është edhe një sakrificë e re , që kujton faktin se për shtetin e Kosovës është sakrifikuar edhe më shumë.
Është edhe një mesazh për pasardhësit e mi se, atdheu i tyre është Kosova, shton në fund, duke paralajmëruar se, edhe shumëçka rreth këtij marshi do të përfshihen në librin më të ri, “Marshi i mergimtarit”.
Foto nga reporteri i luftes Magjun Smajli
Foto nga reporteri i luftes Magjun Smajli
Maxhun Smajli dhe rapsodi Agim Gashi
Publicisti Maxhun Smajli, laureat i nje Mirenjohjeje nga LDK-ja